/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Tirana është skuadra më e titulluar në historinë e futbollit shqiptar. Për këtë nuk ka nevojë për shumë fjalë, pasi e tregon vetë palmaresi i skuadrës kryeqytetase. 24 kampionate të fiturara, 15 kupa Shqipërie dhe 10 superkupa, janë trofetë zyrtarë të fituara nga skuadra bardheblu.
Por mesa duket suksesi i Tiranës është më i madh se kaq, pasi në arkivat e Bashkisë së kryeqytetit, që ka në pronësi edhe një pjesë të aksioneve bardheblu rezulton se Tirana ka fituar një trofe jozyrtar, 10 vjet para se të krijohej.
Në faqen e Bashkisë së Tiranës shkruhet, se pas hulumtimeve në arkiva të ndryshme, historianë shqiptarë dhe arkivi i medias së shkruar kanë zbuluar fakte të reja për hapat e parë të futbollit në Shqipëri. Behet fjale per një turne te luajtur 10 vjet më herët sesa klubet të shfaqeshin në formën e tyre të riorganizuar të viteve '20. Ky mund të quhet turneu i parë kombëtar i luajtur në Shqipëri. Të gjithë ndeshjet u luajtën me sistem eliminimi nga një ndeshje e vetme. Kampionati ka zgjatur gati një muaj dhe është luajtur në Prill. Në kampionat morën pjesë 8 ekipe gjithsej dhe të gjithë ndeshjet u luajtën në komunën Rahije të Fierit, me rastin e një panairi. KF Tirana u shpall fituese e këtij turneu. Emri i skuadrës së Tiranës asokohe ishte Agimi, që më pas u shndërrua dhe mori emrin Tirana, teksa bardheblutë për një pjesë të historisë së tyre kanë mbajtur edhe emrin "17 Nëntori, dita e çlirimit nga fashizmi ".
/Shqiptarja.com