Ekipi i Trump  dënon parregullsi
në hetimin për ndërhyrjet ruse

Ekipi i Trump  dënon parregullsi<br />në hetimin për ndërhyrjet ruse<br>
Ekipi i tranzicionit i Donald Trump ka dënuar parregullsi në hetimin për ndërhyrjet ruse gjatë presidencialeve të vitit 2016, duke garantuar se prokurori special ka marrë në mënyrë ilegale mijëra emaile.

Prej shumë javësh, të afërm të presidentit amerikan dhe disa të zgjedhur republikanë kanë vënë në dyshim kredibilitetin e hetimit të Robert Mueller i cili ka akuzuar shumë të afërm të Trump-it, mes të cilëve edhe gjeneralin Michael Flynn, i cili ishte këshilltari i tij për sigurinë kombëtare.

Në një letër që i drejtohej Kongresit dhe të cituar nga media amerikane, avokati Kory Langhofer pohon se një agjenci federale, “General Services Administration” (GSA), ka dhënë në mënyrë të jashtëligjshme disa dokumente.

Sipas kësaj letre, hetuesit nuk kanë asnjë mandat për të marrë këto dokumenta.

Nga ana tjetër, Peter Carr, zëdhënës i prokurorit special, ka kontestuar formalisht çdo parregullsi, duke garantuar se hetimi ishte zhvilluar në respektimin më strikt të ligjit. (Marrë nga ATA)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh