Ekipi më i dhunshëm i futbollit në
botë, dhurojnë karate në fushë

Ekipi më i dhunshëm i futbollit në<br />botë, dhurojnë karate në fushë
Një ekip i futbollit amator ka marrë emrin 'ekipi më i dhunshmi në botë' pas një serë videosh në youtube, ku shfaqen trajnime të ndryshme, goditje karateje dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara.



Ekipi i Canela në kategorinë e katërt, që ndodhet në qytetin e Portos, Portugali, shënoi dhjetë ndeshje pa lënë një pikë të vetme sepse kundërshtarët kanë shumë frikë të luajnë me ata.
 
Çdo ekip tjetër në ligë ka thënë se do të paguante më mirë një gjobë prej 750 eurosh sesa do të përballet me Canelas për shkak se lojtarët e ekipit shfaqin sjellje të dhunshme dhe frikësuese ndaj kundërshtarëve dhe gjyqtarëve.
 
Një nga ish-kundërshtarët ka dëshmuar, ku pretendon se lojtarët e Canelas paralajmëruan rivalët se dinin ku jetonin familjet e tyre dhe se ishte e panevojshme të shfaqej dhunë gjatë ndeshjeve, në këtë mënyrë duke i kërcënuar për ndeshjet.
 
Nga ana tjetër Fernando Madureira, kapiteni i Canelas, argumentoi se reputacioni i ekipit është i padrejtë.
 
Ai i tha për New York Times: "Ka shumë para në këtë ligë. Disa klube i paguajnë lojtarët e tyre shumë; Ata kanë një buxhet shumë më të lartë se ne që të përpiqemi të fitojmë promovimin. Canelas është pa para. Ata vendosën të ndalonin kur ishim të parët. Ne nuk kemi shumë karta”.
 
Megjithatë, një përzgjedhje e videove në YouTube tregon shumë momente dhune në fushë.

Në një prej videove, një lojtar i Canelas goditi rivalin e tij në gjoks. Në një tjetër një futbollist godet një arbitër në tokë duke e gjuajtur atë në kokë.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje