Eklent Kaçi, njihuni me shqiptarin që
fitoi titullin kampion bote në bilardo

Eklent Kaçi, njihuni me shqiptarin që<br />fitoi titullin kampion bote në bilardo<br>
Eklent Kaçi, 18-vjeç nga qyteti i Laçit ka triumfuar në finalen e “US Open 8-Ball” duke mundur finlandezin Petri Makkonen në turneun Botëror të Bilardos në New York. Sportisti është një tjetër histori suksesi që lartëson emrin e Shqipërisë në botë.

Pas suksesit në SHBA, 18-vjeçari u shpreh se nuk ishte aspak e lehtë. “Kam punuar shumë për këtë ditë, nuk ishte aspak e lehtë fitorja, por jam shumë i lumtur që tani jam numri një në botë” tha ai.

Eklent Kaçi ka lindur në Laç, Kurbin, më 29 janar 1999. E ka nisur sportin e bilardos në moshën 8-vjeçare. Në moshën 11-vjeçare ka marrë pjesë për herë të parë në kampionatin kombëtar për të rinj dhe fitoi, duke u shpallur kampion i Shqipërisë për moshat U18.

Titujt kampion
Eklent Kaçi është kampion i shumë titujve. Viti 2016, kampion në “Itali Open”.

Vitin 2017, kampion në “World Pool Series 8 ball” (disiplina e lojës së 8-të), "Itali Longoni Open", kampion.

Në "Kremlin Cup në Moskë Major tournament", vendin e tretë.

Në SHBA, "Open 9 ball" (disiplina e lojës së 9-të) zë vendin e dytë. “World Pool Series”, vendin e tretë. “World Pool Series”, kampion.

Aktualisht është i pari në renditjen botërore për disiplinën e lojës së 8-të (8 ball). Në Euro Tour Trevizo Open ka zënë vendin e tretë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena