Kryetarja e Komisionit te Ekonomisë, Milva Ekonomi, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se buxheti i vitit të ardhshëm ka si qëllim që të garantojë rimëkëmbje ekonomike.Ndërkaq theksoi se janë marrë të gjitha masat nëse do të përkeqësohet situata e COVID.
"Të gjitha masat janë marrë edhe po të shkojë pandemia më tutje, kemi vëmendjen e duhur që të kemi likuiditet për të parballuar situatën. Në fakt Shqipëria me daljen në eurobond që kjo ndodhi në maj- qershor të këtij viti, e para mori eurobond që e ndihmoi në likuiditet. Dalja me euronbond ishte një mundësi sepse siguroi likuiditetin për borxh të jashtëm", tha ajo.
Akuzave të PD se ky buxhet do të rëndojë biznesin, ajo u përgjigjet duke thënë se paketa fiskale është e orientuar nga lehtësirat e biznesit.
"Në këtë projekt buxhet ka lehtësira për fermerët. Ka lehtësirave në eksportin e disa mallrave. Paketa fiskale është orientuar nga lehtësirat për biznesin. Ky projekt buxhet ka 3 karakteristika të rëndësishme. Duhet tu përgjigjet emergjencave. Të vazhdojë dhe të japi mundësi për rimëkëmbje ekonomike dhe të sigurojë qëndrueshmëri financiare. Ne ishim vendi i vetëm në rajon që u goditëm nga tërmeti dhe rindërtimi.
U spostuan në kohë disa punë të kalendarit, kështu që rindërtimi është një proces që nuk do të përfundojë. Për herë të parë në këtë raport të KLSH ka një përdorim të mirë të fondeve, keqpërdorimi është ulur me herë. Duhet të vazhdojë i gjithë projekti i rindërtimit, paratë e rindërtimit janë aty. Kemi institucione që kanë rritur performacën e vetë në prokurome. Me këto dy argumenta themi se s'do ketë vonesa dhe asnjë abuzim", tha ajo.
Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë i është përgjigjur edhe një tjetër akuze të PD, se do të shkojë në krye të bashkisë së Durrësit. Për këtë tha se ajo është në krye të komisonit të Ekonomisë dhe se do të vazhdojë në këtë detyrë, duke theksuar se bashkia e Durrësit ka një kryetare që po e bën mirë punën e saj.
"Unë kam drejtuar komisionin e ekonomise dhe finacave dhe skam levizur nga kjo gjë. Jam këtu dhe se kam dëgjuar ndonjëherë këtë gjë. Bashkia e Durrësit ka ne krye nje kryetare që po e bën mirë punën e saj dhe eshte nje nga bashkite me te rendesishme", shtoi më tej.