Ekonomi në Beograd:Shqipëria
klimë të mirë për investimet e huaja

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, znj.Milva Ekonomi ishte e ftuar në forumin “Klima e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor” që u mbajt në Beograd.

Forumi u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Fqinjësi dhe Negociatat për zgjerim, me qëllim rritjen e vizibilitetit e mundësive për investime në rajon, për të treguar rastet e suksesit të investimeve dhe për të theksuar rëndësinë e axhendës qeverisëse ekonomike në strategjinë e zgjerimit.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kreu i Komisionit Europian Johannes Hahn,i cili mori pjesë në forumin e parë së bashku me Ministren Milva Ekonomi.
Gjatë fjalës së saj Ekonomi foli për rritjen ekonomike të Shqipërisë që vitin e kaluar ishte më e larta në Ballkan rreth 3.5%

Ministrja tha se këtë rritje ekonomike e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë,dhe i fundit ishte vlerësimi i Moodys, i cili parashikonte se rritja ekonomike e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme dhe pozitive madje dhe më e lartë se parashikimet e mëparshme.Sipas Moodys këtë vit pritet të jetë 3.6% ndërsa vitin tjetër 3.8%.

Raporti i Bankës Botërore ‘Doing Business’ vlerësoi klimën e të bërit biznes në Shqipëri, ku Shqipëria u rendit e 58-ta në botë duke u ngjitur 32 vende në krahasim me vitin që shkoi.

Ministrja Ekonomi shpjegoi se klima e mire e biznesit në Shqipëri erdhi si pasojë e reformave strukturore dhe atyre në lidhje me investimet strategjike.
Më tej Ministrja tha se për tu vlerësuar mbetet fakti se 13 rekomandimet që ka bërë Këshilli i Investimeve u morën parasysh dhe u konsideruan në përmirësimin e proçedurave tatimore në Shqipëri.

Ndërkohë edhe komisioneri Hahn u shpreh se ky forum mbledh së bashku sektorin publik dhe privat,bizneset lokale dhe mentorët e investimeve direkte të huaja, akademi e shoqëri civile dhe përfaqësues nga Europa  dhe rajoni dhe që të gjithë kanë një synim të përbashkët:të nxisim rritjen ekonomike në Ballkanin perëndimor duke eksploruar mundësitë e investimeve në rajon.

Ky forum është vetëm një muaj larg samitit të 4 vjetor të Ballkanit Perëndimor në Trieste, në të cilin ne do të promovojmë edhe më shumë integrim ekonomik rajonal.Mesazhi ynë për Ballkanin është i qartë: BE është e vendosur për proçesin e zgjerimit dhe ne po punojmë shumë ngushët në fushat kryesore për rritjen ekonomike”,përfundoi Hahn.

Në këtë samit ishin të pranishëm edhe kreu i Dhomës së Tregëtisë së Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Presidenti i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez.





Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave