Ekonomi: PD nuk pranon dot
dështimin në 8 vite qeverisjes
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi ka reaguar ndaj deklaratës së PD-së se ministria është përfshirë në afera korruptive sa i takon listës së barnave të ribursueshme. Sipas Ekonomit reagimi i PD-së vjen pasi nuk mund të pranojë dështimin gjatë qeverisjes në tetë vite.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi ka reaguar ndaj deklaratës së PD-së se ministria është përfshirë në afera korruptive sa i takon listës së barnave të ribursueshme. Sipas Ekonomit reagimi i PD-së vjen pasi nuk mund të pranojë dështimin gjatë qeverisjes në tetë vite.
Reagimi:
Partia Demokratike vijon fushatën e saj të shpifjeve dhe përbaltjes së punës së Ministrisë së Shëndetësisë në sektorin e farmaceutikeës, duke treguar jo vetëm mosnjohje të thellë të realitetit.
Jo vetëm që nuk janë hequr nga lista barna të caktuar, por krejt ndryshe nga ç’pretendon dhe shpif PD-ja, në Listën e Barnave të Rimburueshme në vetëm dy vite, 2014 dhe 2015, nuk janë shtuar vetëm 20 barna, por kjo Listë është zgjeruar me 85 barna të reja, prej të cilave, 45 janë principe të reja aktive.
Por PD, nuk mund të pranojë dështimin e qeverisjes tërësisht klineteliste të 8 viteve në sektorin e shëndetësisë, kur paradoksi arrinte deri aty, sa Shqipëria ishte ndoshta i vetmi vend në Botë, ku barnat gjenerike kushtonin më tepër se barnat origjinatore.
Në Listën e re të Barnave të Rimbursueshme janë rreth 150 000 qytetarë shqiptarë që kanë përfituar dhe do të përfitojnë nga mjekimi me barnat e reja të shtuara në listen e rimbursimit, të cilat përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbimet:
- Terapi Kardiake (11 barna të reja, përfitojnë 120,400 qytetarë);
- Onkologji (5 barna të reja, përfitojnë 1,117 qytetarë);
- Hematologji (4 barna të reja, përfitojnë 8,301 qytetarë);
- Rheumatologji (3 barna të reja, 5,510 qytetarë);
- Dermatolgji (3 barna të reja, përfitojnë 3,350 qytetarë);
- Endokrinologji (5 barna të reja, përfitojnë 2,680 qytetarë);
- Gastro-hepatologji (7 barna të reja, përfitojnë 2,307 qytetarë);
- Neurologji-Psikiatri-Kujdesit Paliativ (9 barna të reja, përfitojnë 2,275 qytetarë);
- Nefrologji-Dializë (2 barna të reja, përfitojnë 1,100 qytetarë);
- Alergologji (2 barna të reja, përfitojnë 1,020 qytetarë);
- Pneumologji (1 bar i ri, përfitojnë 1,000 qytetarë);
- Gjinekologji-Urologji (3 barna të reja, përfitojnë 750 qytetarë);
- Okulistikë (3 barna të reja, përfitojnë 430 qytetarë);
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11 Janar, 16:36
-
Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'
11 Janar, 16:24
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi 1mln gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa dhe Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04