Ekonomi: Përfitimet që do ketë
Shqipëria nëse BE çel negociatat

Ekonomi: Përfitimet që do ketë<br />Shqipëria nëse BE çel negociatat<br>
Deputetja e PS, Milva Ekonomi, ish-ministre e Ekonomisë, thotë se Shqipëria do ketë përfitime ekonomike nëse BE vendos të çelë negociatat e anëtarësimit. E ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Ekonomi tha se hapi i parë pas çeljes së negociatave është përshtatja e legjislacionit. Sipas saj, një vend kandidat për në BE është më i besueshëm nga investitorët e huaj të cilët siç theksoi Ikonomi do sjellin investimet e tyre në projekte infrastrukturore apo energjetike. 

"Kur hapen negociatat, t'i përafron sistemin legjislativ, tregtar, doganor, të ekonomisë së tregut - i përshtat me BE-në. Kjo të tregon që rruga jote drejt BE do ketë këto afate kohore dhe dihet afati se kur do afrohesh,nuk ka gjëra të paparashikueshme. Duke qenë se rrugëtimi është i parashikueshë, kjo i jep mundësi investitroëve të huaj që të bëjnë kujdes te Shqipëria dhe Ballkani. Pra, sa para do hedhin ata në ekonominë e vendit për projjekte në infrstruktturën rrugore, energjetike etj.

Dhe nevoja për kompani kombëtare e ndërkombëtare, e prezenca e investimeve të huaja është më e fortë.  Si dhe çon drejt hapjes së degëve të reja të ekonomisë. Këto sjellin një përmirësim të jetës ekonomike, sa më demokratik të bëhet vendi, sa më shumë të zbatohet ligji dhe nuk ka hierarki të caktuar që të shpëton nga presioni i ndëshkimit, demokracia merr një formë tjetër dhe qytetarët janë më të mbrojtur, sepse zbatimi i ligjit është tashmë kusht
", u shpreh Ekonomi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024