Ekonomia, Basha: Programi im
nga ekipi i Angela Merkel
"Rama të ftova në debat, përgjigju"

Ekonomia, Basha: Programi im<br />nga ekipi i Angela Merkel<br />
GJIROKASTER-“Do të shkrij gjithçka për një prioritet, ekonominë”. 

Kështu u shpreh sot nga çelja e fushatës në Gjirokastër, kreu i PD, Lulzim Basha duke zbuluar se ka një program ekonomik të ndërtuar me ndihmën e ekipit të Angela Merkel.

Programi im ekonomik, i ndërtuar me ndihmën e ekipit të Angela Merkel, do të sjellë energjinë pozitive në çdo faktor ekonomik. Mos harroni se është në dorën tuaj. Merreni vendimin dhe bashkohuni sepse e keni ju në dorë. A do vazhdojmë edhe katër vjet teatrin e kukullave apo do ta kthejmë Shqipërinë në dorën tuaj. Merreni Gjirokastrën në dorë merreni vendin me dorë. Votoni numrin 6 në 25 Qershor për ta marrë pushtetin në duart tuaja”, tha Basha.

Basha: Opozita e bashkuar, maxhoranca e percare
Basha deklaroi se lista e PD është një ekip fitues që do të bëjë realitet “Republikën e Re”.

Ne jemi në praninë e një liste fituese të një ekipi fituese që do të bëjë realitet premtimin tim për fitoren e republikës së re.” deklaroi Basha.

Pavarësisht kundërshtimeve nga deputetë të PD, si Jozefina Topalli dhe Arben Imami, ashtu sikurse në Tepelenë, Basha deklaroi se opozita është e bashkuar si kurrë më parë.

Sipas Bashës opozita është e bashkuar, ndërsa maxhoranca e përçarë.

Duke iu referuar “tepsisë”, fjalës së preferuar të Ramës së kohëve të fundit për të sulmuar kundërshtarët politikë, Basha krahasoi qeverinë “Rama” me “qeverinë e tepsisë”.  

Në këtë shesh ne jemi bashkuar si kurrë më parë. Mirënjohjen më të thellë aleatëve tanë opozitarë.
E bashkuar është opozita dhe e përçare është qeveria. Qeveria e tepsisë sikurë e quajnë ata veten e tyre. Petët e lakrorit janë shpërndarë. Në kërkojmë ndryshimin ata thonë të rrimë kështu sikur jemi
,”  tha Basha.

Kritikëve:  Askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka kthyer sërish përgjigje kritikëve të tij nga qyteti i Gjirokastrës në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë. Duke folur gjatë mitingut elektoral, Basha theksoi se ndryshimi për të rrëzuar Republikën e Vjetër dhe Edi Ramën fillon nga vetja. Ai deklaroi se edhe brenda PD-së askush nuk e ka të përhershme karrigen, dhe kjo është pjesë e ndryshimit.

Që ta mundim me votë më 25 qershor njerëzit duhet të besojnë që ne nuk jemi këtu të bëjmë estradë. Ndaj ndryshimi ka filluar në shtëpinë tonë. Askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes. Unë kam marrë vendime si kryetar i opozitës, kam krijuar ekipin tim fitues, ndonëse janë vendime të vështira janë vendime të drejta në kohën e duhur. Është koha për vendime të forta, të mëdha. Ne bashkë në Çadrën e Lirisë kemi marrë vendim të madh, nuk do ta lëmë më të jetë si më parë Republikën e Vjetër, frutat e demokracisë do t’i gëzojë çdo shqiptar dhe çdo shqiptare dhe që të ndodhë kjo duhet t’i japim fund pazarit politik të Republikës së Vjetër”, tha Lulzim Basha sot nga Gjirokastra.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024