Ekonomia, divergjencat e çiftit Meta
Presidenti: Rritje! Kryemadhi:Kolaps
Por ndërkohë, bashkëshortja e Presidentit, Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se nuk ndan të njëjtin mendim me numrin 1 të vendit.
Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, të mbajtur sot në Tiranë, ishte i ftuar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Në fjalën e tij kreu i shtetit u shpreh me optimizëm lidhur me situatën ekonomike në vend kur tha se: “Të dhënat e fundit konfirmojnë trendin rritës të ekonomisë shqiptare. Edhe pse trendi rritës pritet të vazhdojë, sfidat që kemi përpara janë të shumta”.
Por ndërkohë, bashkëshortja e Presidentit, Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se nuk ndan të njëjtin mendim me numrin 1 të vendit.
Në fakt në takimin që Kryemadhi ka patur dje me kryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri, ajo u shpreh në rrjetet sociale se “Dhjetëra mijëra biznese janë në prag të falimentimit!” dhe se “dhjetëra mijëra njerëz do ti shtohen armatës së të papunëve”.
Një deklaratë e tillë është në asimetri të plotë me pikëpamjen e presidentit, i cili mendon se ekonomia shqiptare është në rritje.
Disa muaj më parë, kur Meta u betua si president, Kryemadhi vendosi që të mos ishte Zonja e Parë dhe të mos bëhej pjesë e ceremonialeve presidenciale, ndoshta për faktin se ajo vendosi t’i bënte opozitë qeverisë.
Nuk dihet nëse këto kontradikta janë të koordinuara apo spontane, por ajo që është e sigurt është se se tashmë përveç opozitës ndaj qeverisë, kundërshtimet e Kryemadhit kanë nisur edhe vetë ndaj kreut të shtetit dhe burrit të saj, me të cilin veç fateve në politikë, ndan edhe ato në jetë.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18