Ekonomia e Eurozonës rritje të
ngadaltë në tremujorin e dytë të 2015

Ekonomia e Eurozonës rritje të<br />ngadaltë në tremujorin e dytë të 2015
Rritja ekonomike në Eurozonë ka qenë me ritme më të ngadalta se sa ishte parashikuar, sipas një raporti nga Enti i Statistikave të Bashkimit Europian (Eurostat) publikuar të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ekonomia e Eurozonës u rrit me 0.3 përqind në tremujorin e dytë të këtij viti, nga 0.4 për qind në tremujorin e parë, thuhet në raport. Nga të dhënat e raportit mësohet se ka një rritje të ngadaltë në Gjermani, nuk ka rritje në Francë dhe rritja të dobët në Itali, ndërsa ka progres në këtë rritje në Portugali.
 
Rritja ekonomike për të gjithë zonën e vendeve të Bashkimit Europian ishte 0.4 për qind, një rritje e njëjtë si në tremujorin e parë të vitit 2015. Ndërkohë kjo rritje ishte më e ulët se sa vlerësimet dhe parashikimet e analistëve të ekonomisë.
 
Prodhimi i Përgjithshëm Bruto (PBB) në Gjermane u rrit 0.4 përqind, nga 0.3 përqind në tremujorin e parë, ndërkohë parashikimi për këtë rritje ishte 0.5 përqind.
 
Ndërsa nga Enti i Statistikave të Bashkimit Europian bëhet e ditur se Franca nuk ka shënuar fare  një rritje në tremujorin e dytë.
 
Prodhimi i Përgjithshëm Bruto i Italisë u rrit vetëm 0.1 përqind, dhe Holanda gjithashtu shënoi një rritje të dobët me vetëm 0.2 përqind.
 
Surprizë ishte rritja e Portugalisë, ku ky vend ka regjistruar një rritje prej 0.4 përqind për tre tremujorët e fundit.
 
Sipas Eurostat , norma e inflacionit në muajin korrik ishte vetëm 0.2 përqind.   


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti