Ekonomia e Financat: Jo rritjes
abuzive të çmimeve nga tregëtarët
Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Ministrinë e Financave me anë të një urdhëri të përbashkët do të krijojnë një grup të përbashkët pune për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg.
TIRANE- Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Ministrinë e Financave me anë të një urdhëri të përbashkët do të krijojnë një grup të përbashkët pune për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg. Kjo Task Force do të bëjë të mundur monitorimin e çmimeve të produkteve që preken nga rritja e akcizës dhe taksës së qarkullimit. Urdhri i nënshkruar nga dy Ministrat përkatësisht Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani, angazhon specialistë nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Tatimeve që të parandalojnë rritjen abuzive të çmimeve për ato produkte që preken nga rritja e akcizës. Kontrollet do të përqendrohen te produktet e duhanit dhe te hidrokarburet.
Grupi i punës do të organizojë menjëherë monitorimin e tregut dhe do të evidentojë situatën në lidhje me çmimet e produkteve objekt i rritjes së akcizës dhe taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin. Në bazë të kësaj marrëveshje grupi i punës do të njoftoj dhe do të raportojë situatën dhe masat e marra pranë dy Ministrive përgjegjëse (Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Financave). Pë zbatimin e këtij urdhëri të përbashkët ngarkohen Drejtoria e Tregut të Brëndëshëm në MZHETS, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Nga Importi, Magazinimi dhe dalja në treg e mallitStatistikat zyrtare thonë se vetëm gjatë muajit Dhjetor 2013, në Shqipëri u futën rreth 246 Ton cigare më shumë e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Natyrisht ky mall fillimisht depozitohet nëpër magazine dhe pas një fare periudhe ai del në treg, dhe ky është moment kur për këtë mall paguhet akciza. Eshtë e ditur se Akciza e duhanit është rritur me 20 lekë në fillim të këtij muaji, por rritja e vlerës së akcizës duhet të ndihej në muajt në vijim te konsumatorët, pasi aktualisht po tregtohen produktet e importit që në vend kanë hyrë gjatë vitit 2013. Sipas statistikave zyrtare Shqiptarët konsumojnë rreth 4 mijë ton duhan në vit, ndërkohë që pritshmëritë për këtë vit janë që importi të arrijë në nivele prej 3500 ton.
Në sektorin e tregtimit me pakicë të hidrokarbureve abuzimi është edhe më i madh. Në ditët e para të muajit Janar tregtarët rritën çmimet me 10 lekë duke përfshirë edhe taksën e re. Por abuzimi është edhe më i madh, nëse marrim në konsideratë se, vlera e shtuar nga taksa e re sipas ekspertëve të ekonomisë, do të rëndojë mbi konsumatorin nga muaji Prill. Kjo sepse tregu i hidrokarbureve në vend funksionon në bazë të një rregulloreje të përgatitur nga qeveria, që detyron subjektet të mbajnë rezerva të paktën për tre muaj. Ndaj rritja e çmimit të karburantit është abusive.
Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.6%
-
Gafë
51.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5134
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34
-
Zjarret në SHBA, pamjet satelitore tregojnë si ishte Los Anxhelos para dhe pas shpërthimeve të flakëve masive (FOTO)
10 Janar, 07:21
-
SHBA/ Zjarret në Los Anxhelos, shkon në 10 bilanci i viktimave! Flakët dalin jashtë kontrollit, shkatërrohen vilat e Anthony Hopkins dhe Paris Hikton
10 Janar, 07:13
-
Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë
10 Janar, 07:07