Ekonomia, PD:Bizneset amerikane
rrëzojnë propagandën e qeverisë

Ekonomia, PD:Bizneset amerikane<br />rrëzojnë propagandën e qeverisë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një deklaratë për mediat, ka thënë sot se bizneset amerikane kanë hedhur poshtë propagandën e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Financave Arben Ahmetaj për situatën ekonomike në vend.

Ai shtoi se, ky reagim i Dhomës Amerikane të Tregtisë është si një breshër për qeverinë, ku shtoi se të vërtetat e bëra publike nga kjo dhomë janë tronditëse.

Ja deklarata e plotë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho 
Pranverës ekonomike të qeverisë i ra dje një tjetër breshër, duke hedhur poshtë propagandën fodulle të saj.
Sondazhi i Dhomës Amerikane të tregtisë tregon rënien e besimit të biznesit me 4.83 pikë, për shkak të taksave të rritura, korrupsionit, monopoleve.
Të vërtetat e këtij raporti janë tronditëse për gjithkënd.
“Jam tejet i shqetësuar rreth gjetjeve të këtij raporti”,- u shpreh ambasadori amerikan.
Po këtë e thotë dhe FMN.
E thotë dhe Banka Botërore.
E thotë çdo biznes në vend, e çdo investitor.
Vetëm Rama e ministrat e tij shprehen se “nuk ka vend për shqetësim pasi gjithçka është një perceptim i gabuar”.
Përse shprehen kështu? Sepse ekonomia e tyre personale njeh vetëm pranverë, vetëm lulzim.
Çfarë thote raporti?
Nga 27 indikatore, 24 prej tyre janë në rënie.
Dhe kjo është hera e parë që besimi rezulton me rënie, qysh kur dhoma amerikane e tregtisë ka filluar të publikoje këtë indeks.
65% e bizneseve te Dhomës Amerikane janë shprehur se klima për të bërë biznes është e pavaforshme apo shumë e pafavorshme.
Burokracia e qeverisë, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, niveli i përgjithshëm i taksave, janë tre elementet kryesore qe shqetësojnë bizneset amerikane ne Shqipëri.
Me rënie të ndjeshme dhe mjaft shqetësuese rezultojnë marrëdhëniet me tatimet e doganat.
70 përqind e të anketuarve e konsiderojnë nivelin e taksave si të pafavorshëm, ose shumë të pafavorshëm për bizneset.
Ky tregues ka shënuar rënien më të madhe nga viti 2014, me pothuajse 7 pikë.
Ky është realiteti dramatik i ekonomisë sot, dhe jo propaganda rozë që dëgjojmë çdo ditë nga Ahmetaj dhe Edi Rama.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së