Ekonomia, Petrit Vasili: Kryeministër
ku je, po na ikin qindra milionë euro

Ekonomia, Petrit Vasili: Kryeministër<br />ku je, po na ikin qindra milionë euro
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, edhe pse ky i fundit nuk i është përgjigjur asnjëherë.
 
Sot Vasili duke iu referuar një raporti të Bankës së Shqipërisë akuzon Ramën për ekonominë.
 
Ai thotë se qindra milionë euro ikin nga Shqipëria sepse klima për biznesin është mbytëse dhe asfiksuese.
 
Stimuj që biznesi të investojë këtu nuk ka. Fitimet janë shumë të pakta. Ulja kritike e konsumeve dhe frika e pasiguria për të nesërmen i ul vazhdimisht këto konsume. Kontrollet fiskale mesjetare dhe sjelljet prej satrapësh të administratës tatimore krijojnë një dekurajim dhe depresion të përditshëm tek biznesi.
 
Asgjë me vizion në ekonominë shqiptare, thjeshtë zhvatje e ditës dhe mpakje e pandalshme e ekonomisë shqiptare
” thotë Vasili, edhe pse LSI është ende në qeveri.
 
 
STATUSI I PETRIT VASILIT
Atrofizimi i përditshëm i ekonomisë, kryeministër ku je?
 
Banka e Shqiperisë raporton se:
 
1.68 milion euro te bizneseve shqiptare investohen jashtë duke qenë ky një rekord historik, nga 32 milion euro të një viti më parë.
 
2.Bankat shqiptare kanë investuar mbi 3 miliardë euro jashtë Shqipërisë, në formën e depozitave, letrave me vlerë të qeverive të huaja, por edhe kredive të drejtëpërdrejta për bizneset e vendeve fqinje.
 
3.Sipas Bankës së Shqipërisë, në qershor të këtij viti, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për bizneset jashtë Shqipërisë arriti në 97 miliardë lekë ose rreth 730 milionë euro. Kjo është sa 7 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe shifra ka ardhur në rritje nga viti në vit.
 
Është e qartë edhe për shqiptarin më të thjeshtë se këto qindra milionë euro ikin nga Shqipëria sepse klima për biznesin është mbytëse dhe asfiksuese. Stimuj që biznesi të investojë këtu nuk ka. Fitimet janë shumë të pakta. Ulja kritike e konsumeve dhe frika e pasiguria për të nesërmen i ul vazhdimisht këto konsume. Kontrollet fiskale mesjetare dhe sjelljet prej satrapësh të administratës tatimore krijojnë një dekurajim dhe depresion të përditshëm tek biznesi.
 
Asgjë me vizion në ekonominë shqiptare, thjeshtë zhvatje e ditës dhe mpakje e pandalshme e ekonomisë shqiptare.
 
Shkollëpakti kryeministri ynë edhe nuk e kupton këtë, edhe bën sikur nuk e kupton, të dyja janë rrënim shkatërrimtar afatgjatë për vendin.
 
Llogjet e dëgjesave të shkollëpaktit ia shpifën biznesit, ia vranë shpresën dhe optimizmin ndaj edhe ai largohet jashtë vendit duke krijuar papunësi edhe më të thellë dhe një varfëri që nuk ndalet, por bëhet akoma më e rëndë.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë