TIRANE- Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë kanë votuar kundër propozimit të Ministrisë së Financave për vendosjen e taksës prej 1 mijë lekë për makinat, si dhe propozimin për vendosjen e një takse prej 50 lekëshe për celularët. Propozimi ishte bërë nga Ministria e Financave dhe sipas deputetëve që kanë votuar kundër këtyre taksave, qytetarët paguajnë sigurime shëndetësore.
Por çfarë përmbante drafti që ishte paraqitur nga Ministria e Financave pak javë më parë. Për taksat kombëtare kërkoheshin 2 ndryshime, kërkohej vendosja e një tarife të re për shërbimin e urgjencës mjekësore, e cila duhej të shlyhej në masën 50 lekë në vit për çdo kartë Sim; ndërsa për numrat në përdorim me parapagesë, kjo tarifë jepet nga ana e operatorit telefonik që mbulon shërbimin.
Ndërsa taksa e dytë do të paguhet nga gjithë personat që kane automjet. Ajo është në masën 1 mijë lekë në vit për çdo autoveturë, si dhe 1500 lekë në vit për automjetet e tjera me gjatësi aksi, numër vendesh dhe tonazh më të madh. Të ardhurat nga kjo taksë ishin parashikuar të jepeshin për urgjencën mjekësore. Më herët në Komisionin e Ekonomisë ishte ministri i Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, ku raportoi për ndryshimet në ligjin për koncesionet. Ahmetaj së bashku me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, thanë se përveç disa rrugëve që pritet të jepen me koncesion, po përgatitet edhe dhënia e shërbimeve mjekësore me koncesion, ku privati do ketë detyrimin edhe të investimit, por gjithashtu dhe përmbajtjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.1%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
11.2%
Vota total: 1196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Aksident i katërfishtë në zonën e Porcelanit! Makina i pret rrugën Audit, shoferi përplaset me dy automjete të tjera dhe përfundon në trotuar
23 Korrik, 09:58
-
Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë
23 Korrik, 09:48
-
Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri
23 Korrik, 09:32
-
Namir Lapardhaja: Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!
23 Korrik, 09:27
-
Tiranë/ Ishin duke festuar në një lokal te Rruga e Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre që i qëlloi
23 Korrik, 09:11
-
Gjelbërimi i peizazheve baritore të Bjeshkëve të Topojanit në Kukës, destinacion i preferuar i turizmit malor
23 Korrik, 09:03
-
Itali/ Shembet ballkoni i pallatit në Napoli! 2 të vdekur dhe 13 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
23 Korrik, 08:54
-
Janë vetëm iluzionet e Albin Kurtit!
23 Korrik, 08:43
-
Barcelona do të rrisë taksën turistike
23 Korrik, 08:28
-
Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë
23 Korrik, 08:27
-
Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën
23 Korrik, 08:23
-
Kthjellime dhe vranësia kalmitare, si parashikohet moti sot
23 Korrik, 08:16