Ekonomia, ulen me 9%
prurjet e emigrantëve

Ekonomia, ulen me 9%<br />prurjet e emigrantëve
TIRANE - Në periudhën nga janari deri në fund të shtatorit 2011, në Shqipëri
emigrantët kanë sjellë 9 për qind më pak valutë se në të njejtën periudhë të një viti më parë. Kjo situatë duket se ka filluar që në vitin 2008, si pasojë
e krizës globale. Viti 2007, sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë,
ka shënuar rekordin e prurjeve valutore nga amigracioni, me afro 952 milionë euro brenda 12 muajve. Por, në vitin 2008 kjo shifër ka qenë 833.3
milionë euro, pra shumë më e vogël, duke shënuar ulje, për herë të parë në histori, të prurjeve të emigrantëve. Një vit më pas, kjo tendencë ka vijuar më
tej, me 781.3 milionë euro dhe në vitin 2010 janë shënuar 689.8 milionë euro prurje. Rritja ekonomike në vend është financuar në 20 vitet e
fundit nga borxhi në rritje, remitancat dhe investimet e huaja direkte, ka thënë vitin e kaluar guvernatori i BSH Ardian Fullani, duke shprehur
shqetësimin e tij se të gjitha këto burime fondesh duket sikur po thahen. Problemet në Itali dhe Greqi, dy prej vendeve në qendër të krizës së borxhit Sovran ku janë dhe pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e kërkesës së brendshme përmes rënies të fluksit të remitancave. Ndërkohë, janë rritur me 11 për qind daljet e valutës si pasojë e faktit që më shumë shqiptarë kanë shkuar jashtë vendit, edhe si pasojë e heqjes së vizave me zonën Shengen.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK