Ekonomiku ndalon kanotieren për
djemtë dhe minifundin për vajzat

Ekonomiku ndalon kanotieren për<br />djemtë dhe minifundin për vajzat
TIRANE - Në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, vendoset etika për veshjen e studentëvë. Një letër formati A4 është e ngjitur te këndi i informacionit në katin e parë të këtij fakulteti. Në lajmërim  shkruhen rregullat që studentët e këtij fakulteti duhet të kenë parsysh, për mënyrën e veshjes para se të nisen për në fakultet.

Në lajmërim është shkruar “Duke cituar kodin e Etikës së fakultetit të Ekonomisë, Parimi 1, pika 5: “Vishuni me veshje të pastra dhe të përshtatëshme” jeni të lutur të mos paraqiteni në Fakultetin e Ekonomisë me veshjet e mëposhtme. Vajzat: dekolte,pantallona të shkurtra, minifundë, kanatiere, veshje trasparente.

Djemtë: Pantallona të shkurtra, kanatiere, veshje trasparente. Studentët që do të paraqiten me këto veshje nuk do të lejohen të hyjnë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, pas datës 5 korik 2013. Dekani” shkruhet në  lajmërimin e vendosur në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Ekonomisë  në lidhje me këtë njoftim të vendosur në korridoret e fakultetit në një bisedë telefonikë shprehet se nuk është në dijeni. “Nuk jam në dijeni për këtë lajmërim që është vendosur, ju po më thoni, pasi nuk nuk kam qënë në Shqipëri këto ditë.

Mbase mund të jetë një lajmërim i vendosur nga Këshilli Studentor. Por për më shumë informacion mund të flasim nesër(sot), pasi unë të kem marrë informacion nga stafi im” shprehet Sulo Hadëri, Dekani i Fakulteti të Ekonomisë. Ndërsa studentët e ekonomikut, të cilët janë të paktë në këtë periudhë për shkak të sezonit nuk dinë se kush mund ta ketë bërë këtë lajmërim.

“Nuk e di kush e ka vendosur, po aty në fund shkruhet Dekani. Nuk e di çfarë të them” shprehet një studente e Fakultetit të Ekonomisë. “Nëse zbatohet ashtu sikurse dhe shkruhet aty është gjë e mirë. Vërtet është sezon veror dhe dhe temperaturat janë të larta, por etika në veshje duhetë të jetë standarte.

Nuk është normale të vish ne shkollë me kanatiere dhe me dekolte, apo me pantallona të shkurtra” shpreht R.S studente e vitit të dytë në Fakultetin e Ekonomisë. Në muajt e parë të verës që përkojnë edhe me përfundimin e vitit akademik, shpesh herë studentët abuzojnë me mënyrën e veshjes në auditorë. Shpesh vajzat i shikon me dekolte, me kanatiere apo edhe me pantallona të shkurta, gjë kjo që nuk është aspak etike për një institucion shkollor.

Por përveç vajzave ata që janë bërë tashmë problematikë në veshje janë edhe djemtë, të cilët shpesh në leksione, seminarë apo edhe në provimet e semestrit të verës shkojnë me pantallona të shkurtra dhe me shapka me gisht. Fakulteti i Ekonomisë është një ndër fakultetet me numrin më të madh të studentëve. Vetëm për vitin e e ri akademik në këtë fakultet do të pranohen mbi një mijë studentë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin