Ekonomiku përshëndet vendimin e 
qeverisë për shëmbjen e 5-katëshit

Ekonomiku përshëndet vendimin e <br />qeverisë për shëmbjen e 5-katëshit
TIRANE- Fakulteti I Ekonomisë në Tiranë ka përshëndetur prishjen e objektit 5 katësh në oborrin e fakultetit duke theksuar se vendimi i fundit i qeverisë për lirimin e territorit universitar bëri realitet kërkesën e vazhdueshme të studentëve dhe profesorëve të  Fakultetit të Ekonomisë e cila kulmoi me protestat e shtatorit 2013.

Studentët dhe stafi akademik i Fakultetit falenderuan në një deklaratë për mediat qeverinë e për ndjekjen dhe zgjidhjen e pjesës emergjente të problematikës që kishte të bënte me zënjen e teritorit të universitetit, duke e inkurajuar e mbështetur e hapur rrugë sistemimeve të rregullimit të teritorit dhe ndërtimeve të ligjshme publike që do të  zgjeronin hapësirat në të cilat studjohet, në funksion të përmirësimit të kushteve të studimit për të përballuar sfidat në rritjen e cilësisë që shtron zhvillimi i sotëm i gjithanshëm ekonomik e shoqëror.

Arsyeja e irritimit të stafit akademik dhe studenteve ka qënë mospranimi i vendimit të gjykatës në 2013 nga ana e subjektit privat I cili rifilloi punimet edhe pse gjykata kishte vendosur të kundërtën.
Pallati 5 katësh u shëmb me një shpërthim të fuqishëm të kontrolluar i cili ka shkaktuar dhe disa dëme materiale në ambientet përreth godinës të djelën nga IKMT.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton