EMRI/ Eksploziv makinës dhe diskos në Elbasan, kapet 42-vjeçari i rrezikshëm në Vlorë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka vënë në pranga, 42-vjeçarin, Astrit Sinanaj,  i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte autori i një ngjarje me eksploziv të ndodhur në vitin 2017 në qytetin e  Elbasanit.

42-vjeçari banues në Tiranë, por që fshihej në Vlorë, është arrestuar në kuadër të operacionit 'Eksplozivi' në rrugën 'Janaq Kilica'.

Ngjarja për të cilën gjykata e Apelit në Durrës kishte caktuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' për Sinanajn  ka  ndodhur në maj të 2017 ku ai së bashku me disa persona të tjerë dyshohet kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

Tashmë ai pritet të dalë para Prokurorisë të cilët do të kërkojnë edhe dënimin për të.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit