EKSKLUZIVE 2/ Killeri: Monda
të desha 27 vite, po të martuan

EKSKLUZIVE 2/ Killeri: Monda <br />të desha 27 vite, po të martuan
Një pendesë dhe zhgënjim i madh për 27 vite të kaluara me gruan dhe një zhgënjim akoma më i madh për 27 vite ndarje nga “fiksimi” i tij i fëmijërisë, “e dashura Monda”. Kështu mund të përmblidhen ato çfarë Sadik Kuniqi ka shkruar për ish-bashkëshorten e tij në ditar dhe për një femër të quajtur Monda të cilës ai i referohet ndonjëherë dhe me përkëdheli me emrin “Ratka”. Sipas tekstit në ditar femra e quajtur Monda dhe Kuniqi janë njohur kur vrasësi ishte 23 vjeç ndërsa Monda vetëm 11 vjeçe. Sipas Kuniqit Monda duhej të ishte Mbretëresha e tij, pasi Mbretëreshat meritojnë martesë me Mbretërit. Në ditar Kuniqi shprehet se që pas prishjes së kësaj lidhjeje atij i është helmuar shpirti dhe nuk e mori më veten. Nga ana tjetër në ditar vrasësi përshkruan me fjalët më të rënda e fyese ish-bashkëshorten e vetë dhe tre djemtë e tij të cilët i etiketon “kodoshët”. Një ditë më parë Shqiptarja.com solli për lexuesit mendimet dhe planet e Kuniqit për ish-mikun e tij Isuf Sulën.

MONDA E SHTRENJTE, TE DOJA 27 VITE, PO TE MARTUAN
Monda e dashur, Monda e shtrenjtë, mbretëresha ime e pagëzuar nga Zoti, por e pa trashëguar dhe e pa gëzuar nga unë. Pas asaj dasme të bukur dhe të paharruar që ma boni Zoti i madh te shtëpia e kulturës me muzikë, këngë e valle me motive nga krahina e Dibrës, këtë dasmë na e rezervoi Zoti i madh nga lart, një dasmë si ajo i rezervohet vetëm profetëve njerëzve të veçantë. Ti zoti madh të boni nuse për mua dhe dole një nga nuset më të bukura të botës, të vunë në kokë kur¬orën e nuses dhe pastaj të vunë dhe kurorën e Mb¬retë¬reshës dhe mua më vunë kurorën e Mbretit, atë kurorë që ata e kanë vjedh te unë dhe e mbajnë peng te shtëpia juaj. Mbas atij ahengu madhështor dhe mbas asaj dasme të paharruar por që ishte handërr në diell. Kur u nisëm bashkë për me të çu te shtëpia e jame në Dibër, mbas 5 minutash erdhi pas nesh djalli me të birin dhe ti të mashtroi djalli dhe u largove prej meje, të mallkoi djalli duke na bërë magji për tu nda nga njëri tjetri dhe për ta harruar njëri tjetrin për më shumë se 27 vjet duke na shkatërruar kujtesën me anë të magjive që din me bo ajo vjehrra jote e poshtër që i ka magjitë profesion të vetin. Një analist i shquar gjerman thotë shprehimisht kështu: "Po deshe të shkatërrosh një shtet dhe ta pushtosh atë, shkatërroi arterjet pikat nevralgjike dhe po deshe të shkatërrosh një njeri shkatërroi kujtesën". Neve personalisht na kishin shkatërruar kujtesën me anë të magjive që na kishin bo që të mos dimë kush jemi me njëri tjetrin, na kishin bo që të mos dallojmë shoktë dhe miqtë e vërtetë nga kundërshtarët dhe armiqtë e vërtetë se ndryshe nuk do të kisha ardhë sa e sa herë për vizitë te shtëpia juaj për raste të ndryshme dhe të pija kafe me helm që do më servirte vjehrra jote me kunatën M. Ky djall i mallkuar që na i ka bërë këto punë të zeza është vjehrra jote me emrin e mallkuar M…n. Por nuk asht aspak faji jot as i imi, se djalli i mallkuar ka arritur të mashtroj dhe profet(Pejkamber) bile profetin e parë të njerëzimit Ademin me gjithë gruan e tij Havanë. Kështu kur djalli arriti të mashtrojë profetë të mëdhenj si Ademi që është baba I njerëzimit, si nuk do mashtronte një vajzë 10-11 vjeçe si ti që ishe në atë kohë dhe unë një djalë i ri 23 vjeç i padjallëzuar i pastër i çiltër dhe i kulluar si ujët e krojeve të maleve. Ajo ndarje që na boni ajo djall i mallkuar mua personalisht më kushtoi shumë shtrenjtë, se ajo ishte fundi i gëzimit i lumturisë dhe i lavdisë time dhe fillimi i dëshpërimit i vuajtjeve të mija mendore fizike dhe shpirtërore, ishte një shpartallim total i të gjitha andrrave dhe perspektivave të mia. Se fill mbas teje më takoi të marrë një djall të mallkuar që gjatë 2000 vjetëve as ka lindur dhe as ka për të lindur në tokë të Shqipërisë, e poshtër në të gjitha drejtimet, armike e betuar dhe e tërbuar e imja që me anë të magjive më ka lidhur pas vehtes dhe ka vepruar në të gjitha mënyrat për t'më poshtëruar dhe për t'më shkatërruar nga ana morale, mendore, fizike dhe shpirtërore deri në asgjesimin tim fizik me të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme, por i madhi zot më ka ruajt prej armiqve të shumtë, të egër, të poshtër dhe të pabesë më mirë se me ushtri nga më modernet e botës. Me këtë rast unë pohoj se ti dhe motrat e tua paskeni shumë këmbë tersë, se në tanë botën me u kërku nuk mundesh me gjetë ma këmbë tersë se ju, unë ju a kam parë sherrin kurse ju ma keni pa hajrin. Monda e shtrenjtë zoti i madh i ka ndarë risqet se kush të mbajë kamxhikun e kalit dhe kush të mbajë kurorën e Mbretit, kush do të bëhet karrocier dhe kush do të bëhet Mbret. Monda e shtrenjtë ata arritën me të largu nga unë me anë të magjive që din me bo ajo vjehrra jote se nuk i përkisje atij që ke por mua se Mbretëresha i takon Mbretit dhe jo karrocierit. Monda e shtrenjtë, pasi arritën për me të marrë ti padrejtësisht dhe poshtërsisht se ti nuk ishe për ata, po për tek unë, tani atyre na i qenka shtuar oreksi, kanë mashtruar këtë djallin që kam te shtëpia dhe i kanë marrë dhe kurorën e Mbretit, me mendimin dhe qëllimin e përcaktuar se do ta bëjnë karrocierin edhe Mbret por kjo është nja andërr në diell. Nga kjo kuptohet qartë dhe prerë se ai që ka arritur të marrë kurorën te shtëpia ime, ai mi paska shkel me të dyja këmbët të drejtat e mija. Kurse unë nuk ja kam shkel atij të drejtat e tija dhe askujt tjetër. Monda e shtrenjtë, unë për shokun tand kam provuar shumë vuajtje shumë mundime shumë sakrifica dhe duke mu rrezikuar jeta shumë herë me helme me magjira dhe me gjithëçfarë mjetesh që din me bo vjehrra jote dhe kunata jote me emrin M që sot asht vesh në zi se ka marrë shpërblimin për ato që më ka bo dhe ka dasht për me më bo mua. Një fjalë e urtë popullore thot, çfarë do mbjellësh do korrësh, po mbolle erën do të korrësh furtunën. Monda e shtrenjtë, me atë veprim që kanë bërë duke marrë kurorën janë futur në disa shtigje të rrezikshme ku nga cilin do shteg të mundohen të dalin do ta kenë të vështirë që të dallin gjallë se e drejta është me mua dhe me fatin tim dhe pasojat që do të kenë janë të pallogaritshme. Kurse me djallin që kam te shtëpia dhe që ja ka dhënë, di vet se çfarë bëj me të, mjerë atë se çfarë do ta gjejë. Monda e shtrenjtë dhe e dashur për ty nuk kam asnjë paragjykim, se ty të kanë bërë për vete me anë të magjive, kur mua më kanë bërë që të largohem nga Shkodra në Tiranë për 5 vjet rresht për shkakun tënd vaj hallin me ty që të ikanë pas te shpia dhe kanë bërë me ty çfarë i ka dasht qejfi. Shtëpinë e kanë kthyer në laborator magjish dhe magjistarësh. Monda e shtrenjtë dhe e dashur unë nuk do të zgjatem ma tepër se gjerë e gjatë kam shkruar në ditarin tim të kujtimeve për ti dhe motrat e tua veçanërisht për të shtrenjtën të dashurën dhe të zgjuarën V...n që është dy herë shpëtimtare e jetës time nga vdekja e sigurtë dhe një herë më ka paralajmëruar për rreziqet që do t'më vinin prej armiqve të shumtë që isha i rrethuar. Të fala të përzemërta. Me dashuri dhe respekt! I joti, Sadik Kuniqi.

RREFIMI I MISTERSHEM
Në këtë pjesë të ditarit rrëfehet gjithë historia që mendonte Sadik Kuniqi për të shoqen me të cilën ishte i martuar e më pas dhe i divorcuar dhe që kishte edhe fëmijë. Por, sipas mendjes së sëmurë të Sadik Kuqinit, e shoqja, e cila vazhdon të jetojë edhe sot e kësaj dite, ka dashur disa herë ta vrasë.

DITARI
"Më datën 4 Shtator 1994 para se të shkoja në Tiranë më thot kjo kurvë (i referohet ish bashkëshortes) e poshtër Sadik do të jap një çantë me vehte që e ka lënë një shoku jot këtu, merre dhe ai do të vijë dhe do të takojë në Tiranë se don me t'bo një surprizë, do t'mbënte kapteri i zgjebosur para se të hidhesha në erë me gjithë pasagjera dhe me gjithë Tren nga mina me sahat që kishte sjell te shpia jeme ai kapter i zgjebosur me gjithë atë kurvë të fëlliqur. E pyeta këtë kurvë po kush është ai shok që ka lanë çantën por nuk më tregoi por më tha do ta njohish në Tiranë kush asht. Unë e mora çantën pa ditur se çfarë ka brenda në të dhe u nisa për te treni, kjo çantë brenda kishte pas të mbështjellë minën me sahat, me atë minë me sahat donin t'më vrisnin mua por jo vetëm mua, por me qindra pasagjer të pafajshëm që do të udhëtonin në tren bashkë me mua, me minën me sahat me vete , minë që e kishte sjellë në shtëpinë teme kapteri i zgjebosur. Një prekje e pakujdesshme nga një fëmijë do ta shkaktonte hedhjen në erë të komplet pallatit dhe do të shkaktonte me dhjetra viktima të pafajshme apo dëme materiale të pallogaritshme për shkak të kësaj kurve që donte të martohej me atë kapter të qelbur, të vriteshin me dhjetra njerëz të pafajshëm , por i madhi zot krijuesi i tanë botve na i boni pritë rrezikut dhe na ka dasht fort, dërgoi nga lart një melek të mençur dhe të fuqishëm atë ditë kur unë shkoja drejt trenit me minën me sahat në çantë, pa e ditur se po shkoja drejt vdekjes time dhe qindra njerëzve të pafajshëm............. Mua personalisht ma ka shkatërruar kujtesën kjo kurvë dhe familja e saj komplet e degjenerume, pastaj më kanë përdor si skllav si shërbëtor për të punuar për ta mbajtur këtë kurvë me gjithë kodoshët e saj të qelbur dhe të panumërt duke i paguar me pare duke i ushqyer me 5-6 palë meze gjëllë e pije, duke i blerë ndrresat e trupit dhe duke ja larë edhe brekët duke i paguar edhe pare sa kushton 1 dhomë, mua më kishte spostuar thjesht në një çirak të saj dhe të kodoshëve. Ajo ka zaptuar shtratin me kodoshat e saj, kurse unë te dhoma tjetër në divan, duke ma mbyllur derën me magji. Me magjitë që din me bo nuk isha në gjendje me i bo ballë kësaj kurve të poshtër dhe të fëlliqur, din me t'bo perde syve sikur 100 veta ti kesh përpara nuk je në gjendje të shikosh asnjë njeri. Din me të vu në gjumë që të mos jesh në gjendje me u çu nga gjumi për 3 ditë. Din me i mbyll dyert si me i saldu me oksigjen, bile saldimin mund ta prishësh dhe ta hapësh derën, kurse magjinë e saj nuk mund ta prishësh veçse kur ta zgjidh ajo vetë. Din me të lidh mbas tavolinave dhe karrigeve dhe kur ti mbushet mendja kësaj mund të zgjidhesh. Din me të fut në rrotat e makinave. Në magjinë që më ka bo, më ka largu nga Shkodra në Tiranë për me punu 5 vjet rresht dhe kjo të bëjë pallë ariu me kodoshat, siç thotë një fjalë popullore, kur s'ka mace minjtë hedhin valle. Me anë të magjive ka mujt me më mbajt 27 vjet rresht. Pasi ishte lidhur me një kapter të zgjebosur me emrin R.M të dy në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin vendosur për t'më vrarë dhe helmuar me çdo kusht dhe me çdo mjet. Kapteri i zgjebosur me të cilin kisha punuar në një repart në Mes. Disa herë ka tentuar për t'më vrarë e helmuar duke më helmuar gjellën , duke më helmuar ujin me broke te zyra, duke gatuar bukë me helm apostafat për mua, ka tentuar që t'më vrasi me pistolet dhe automatik gjatë qitjeve dhe gjatë udhëtimeve që bonim më ka gjuajtur disa herë edhe me gurë brenda repartit, më ka dhënë kafe me helm për t'më shkatërruar kujtesën. Një herë më thotë kjo kurva shko se të kërkon R. Se don me të dhanë një kafe se ka një problem pune. Ka dashur me më helmu me kafe por nuk e gjeti kafen me helm në vendin ku e kishte lanë pastaj më tha rri këtu brenda në zyrë të sekretarisë më mbylli brenda dhe nga jashtë donte për me më vra. Kjo grua e poshtër dhe e pabesë ma humbi rininë dhe jetën, gjëja më e çmuar për njeriun është jeta ajo i falet atij vetëm një herë dhe të mos e jetosh siç duhet asht krim i madh. Me këtë lloj gruaje që kam pas unë sikur 100 dhoma të kisha në shtëpi, ajo do t'ia kishte fal të gjitha dhomat kodoshave".

DESHMIA NE PROKURORI

SI I EKZEKUTOVA KATER VIKTIMAT E MIA ME CEKIC NE SHTEPITE E TYRE

Më datën 27 Mars(2002) kam shkuar tek shtëpia e shtetasit Çesk Simoni, i cili banon në katin e pestë në apartament, ka gruan Mirën, djalin e vogël 3 vjeç Xhekun dhe dy vajza. Sot unë shkova tek shtepia e Çeskut me qëllim për të vrarë të shoqen Mirën dhe djalin Xhekun. U ngjita në katin e 5, trokita në derën e jashtme, doli Mira dhe më hapi derën, ku unë isha pregatitur më parë, kisha marrë me vete një çekiç muratori me bisht druri të cilin e kisha futur në çantë bezeje doku me ngjyrë blu. Pasi me hapi derën Mira, une e shtyva në korridor dhe në korridor e kam qëlluar me çekic në trup dhe në kokë, ajo u fut tek dhoma e gjumit dhe më mbylli derën, une e shtyva fort derën, ose më saktë ajo më mbylli derën e dhomës së gjumit me çelës ku unë thyva një xham dhe e hapa perden, pastaj e kam qëlluar me çekiç në kokë disa herë, duke e mbytur. Paskësaj kam mbytur edhe djalin i cili ishte duke fjetur në krevat ngjitur me raftin e rrobave. Gjatë kësaj kohe që unë isha brenda, ku sqaroj se sapo u futa brenda e mbylla derën e jashtme me çelës, dhe nga jashtë në kohën që unë isha duke kryer krimin në derë kanë kërcitur disa gra, unë nuk fola fare, ata u larguan njëherë dhe pastaj kur kam dalë unë, gratë kanë dalë në shkallë. Sqaroj se djalin e kam goditur në kokë disa herë me çekiç aty ku ishte, pra në krevat. Pastaj jam nisur me çantë në dorë dhe tek një vilë tek rruga e trenit kam hedhur çekiçin në ferra megjithë çantë. Po të kisha gjetur Çeskun në shtëpi do ta kisha vrarë edhe atë. Dua të sqaroj se unë më datë 28.01.2002, rreth orës 06.30, kam vrarë edhe Kudrete e Isuf Sula komshi me mua, por në pallatin përballë meje përafërsisht. Pasi e prita që Kudreti të hapte derën, unë nxora cekicin dhe godita Kudretin në kokë. Në momentin që e godita Kudretin në koridor nga dhoma e gjumit doli Isufi, i cili me duket se ka qenë çuar në atë moment prej gjumi dhe pasi u përlesha pak me të e qëllova dhe atë me çekiç në kokë duke e mbytur dhe atë. Isufi ka rënë në shpinë tek dera e dhomës së pritjes, kurse Kudreti ra pas dere. Sqaroj se une pasi i lashë pa ndjenja ju kam rënë prapë në kokë me çekiç të dyve duke i mbytur përfundimisht”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë