Ekskluzive A1Report/ Tiranë, hidhet
nga kati IV që  t'i shpëtojë flakëve

Ekskluzive A1Report/ Tiranë, hidhet<br />nga kati IV që  t'i shpëtojë flakëve
TIRANE- Një apartament në katin e katërt të një pallati pranë spitalit të fëmijëve në Tiranë, në rrugën "Kongresi i Manastirit" është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës, 22 korrik.

Në momentin kur flakët e zjarrit kishin përfshirë apartamentin dhe zjarrfikësja po vonohej, një burrë është detyruar të hidhet nga kati i katërt për t'i shpëtuar zjarrit.  A1 Report filmon ekskluzivisht momentin e hedhjes së njeriut nga ballkoni i katit të katërt. 

Nga të dhënat e para mendohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedha e një bombule gazi. Në kushtet kur flakët po e përpinin apartamentin, dhe njeriu në flakë kërkonte ndihmë, punonjës të një agjencie funerale që kanë qenë jashtë i kanë bërë thirrje të hidhet dhe kanë hapur tendën e dyqanit. Në momentet që po ajo po hidhej, nga pamjet ekskluzive të të cilave janë siguruar nga televizioni A1 Report, dëgjohen të bërtiturat  teksa binte mbi tendë, me qëllim që të mos përplasej direkt në tokë.

I plagosuri ndodhet në spitalin e djegieve në QSUT dhe sipas mjekëve, ka 50 për qind djegie dhe shëmbje të brendshme.


hidhet nga banesa ne flake
(Në rreth, personi që kërkoi ndihmë dhe u hodh mbi tendën e agjensisë funerale)


  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!