Ekskluzive/ Aksidenti në Papërr-Peqin, makina merr para karburantin, pamjet si skenë filmi

Report Tv siguron ekskluzivisht pamjet e një aksidenti të denjë për filmat hollivudian, ku fati ka shpëtuar dy personat e përfshirë në aksident nga një tragjedi, nëse përplasja me karburantin do kishte shkaktuar zjarr.

Janë këto pamjet ku automjeti Volsvagen Golf futet me shpejtësi në kthesën e aksit Papër-Peqin dhe humb kontrollin e mjetit.  Siç shihni dhe në pamje, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht pa viktima. Ngjarja është shënuar mëngjesin e 27 gushtit 2018, kur mjeti humb kontrollin dhe fillimisht përplaset me pompën e tregtimit të karburanteve duke përfunduar në mes të tij.

Pak çaste më pas, nga mjeti del i lënduar një prej pasagjerëve që udhëtonte në këtë makinë, ndërsa menjëherë është një prej stafit të karburantit që del me vrap nga ambientet, ndoshta për të mbyllur sarecineskat e karburantit, për të shmangur kështu një ngjarje edhe më të rëndë. Mëngjesin e 27 gushtit ka patur dhe reshje shiu çka sipas policisë kanë ndikuar për këtë aksident duke bërë që drejtuesi i mjetit të humb kontrollin.

Por a është ky rasti i parë i aksidentit në këtë aks?

Pak javë më pare, Report Tv ekskluzivisht ka transmetuar një tjetër video ku një kamion në të njëjtën kthesë në një ditë ku sapo kishin pushuar reshjet e shiut humb kontrollin dhe futet në oborrin e shtëpisë që ndodhet buzë autostrade.

Ky aks konsiderohet nga policia si njollë e zezë dhe është duke u hartuar një projekt për ta sistemuar kthesën me parametra sigurie pasi aty mungojnë si bordurat kufizuese të shpejtësisë si dhe bordurat anësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 01/09/2018 17:53

    Mos u merzitni kur te vdese ndokush do kujtohet ARRSH te vendose noj bordure

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë , zbulohen 10 kg kanabis! 2 të arrestuar

Korçë , zbulohen 10 kg kanabis! 2 të arrestuar