EKSKLUZIVE/ Anti-tank, snajper dhe kallashnikovë… zbulohet një tjetër bazë armësh në Tiranë! Ishin fshehur pranë një grope me shkurre te '5 Maji' (VIDEO)

Një bazë e tërë me armë dhe municione u zbulua në afërsi të një blloku pallatesh në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Kallashnikovë, anti-tankë, snajperë e armë të tjera u gjetën të fshehura në thasë dhe çanta rrobash. Deri tani, policia akoma nuk ka identifikuar poseduesit, ndërsa armët do të dërgohen në laborator.

Pamjet e siguruara nga Report Tv nuk janë thasë dhe çanta të zakonshme. Brenda tyre gjenden armë dhe municione, të cilat tashmë janë në duart e policisë.

Blutë e Komisariatit nr. 4 në Tiranë prej disa ditësh kishin informacion se në afërsi të një hapësire me shkurre, pranë një blloku pallatesh në rrugën “Jorgo Plaku” ndodhej një bazë e konsiderueshme armatimesh. Fillimisht zona u mbajt në mbikëqyrje, me synim kapjen e personave që do të afroheshin për t’i përdorur. Burimet thanë se policia u vu në dijeni për armatimet përmes informacioneve operative.

Askush nuk u arrestua, ndërsa policia po punon për identifikimin e personave që mund të kenë gisht në këtë bazë të madhe armatimesh. Armët, thonë burimet, janë kryesisht të vjetëra, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë përdorur në ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në të shkurën në Tiranë dhe jashtë saj. Do të jenë përgjigjet e Laboratorit të Policisë Shkencore ato që do të qartësojnë enigmën e përdorimit të këtyre armatimeve.

Në harkun kohor të dy viteve, në Tiranë janë gjetur një numër i konsiderueshëm bazash të armatimeve, bashkë me to edhe të arrestuar. Më e madhja u zbulua në prill 2021 në disa magazine të braktisura në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa më vonë gjatë vitit 2022 armatime dhe municione u gjetën edhe në zona të tjera, në Kodër Mëzez, Yzberisht, Liqeni i Thatë e më gjerë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
7 thasë, 1 arkë dhe 1 valixhe plot me armë, dalin pamje të tjera nga baza që zbuloi policia në zonën e '5 majit'

 

Report Tv ka siguruar pamje të reja nga baza e armëve që zbuloi policia në zonën e '5 majit'. Aty duket se janë 7 thasë, 1 arkë dhe 1 valixhe që futen në furgon nga efektivët.

Ora 15:32
Dalin PAMJET nga baza e armëve në Tiranë, ishin të fshehura mes shkurreve në zonën e '5 majit'

 

Report Tv ka siguruar pamjet e arsenalit të armëve të fshehura në zonën e 5 majit në Tiranë. Mësohet se armët ishin të futura nëpër thasë dhe të vendosura pranë një grope të mbuluar me shkurre në afërsi të bllokut të pallateve. 

K.T./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ohboy: 06/10/2022 03:44

    Do I Ket spiunu kozaku gangsterrat e 5 majit

    Përgjigju
  • ymeri: 05/10/2022 19:42

    SHEMBE KOMPLET 5 MAJIN O EDI RAMA,,,SHIH SE C'FARE BEJNE MALOKET TEK 5 MAJI ,,,E KANE KTHYER ATE ZONE NE FOLE KRIMINELESH....SHEMBJA SHTEPITE DHE DIGJI ME NAPALM O EDI RAMA.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme në Turqi, gazetarin e pushojnë nga puna në fundin e pjesës së parë! Përmendi emrin e Hakan Sukur në komentin e ndeshjes

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme në Turqi, gazetarin e pushojnë nga puna në fundin e pjesës së parë! Përmendi emrin e Hakan Sukur në komentin e ndeshjes