Report Tv ndodhet në qendrën stërvitore të Kombëtares në Kamen të Gjermanisë. Ka tifozë shqiptarë të cilët presin jashtë për të marrë firmën apo për të bërë foto me futbollistët e tyre të zemrës.

Gazetari i Report Tv Ernest Koçi ishte në transmetim live kur Nedim Bajrami u afrua pranë tifozëve për të bërë foto dhënë autograf dhe sigurisht që nuk mund të mos jepte dhe një prononcim ekskluziv për Report Tv,  për ndeshjen Shqipëri – Kroaci që do të luhet në Hamburg.

“Jemi shumë të kënaqur që na mbështesin. Jam shumë i lumtur për golin (me Italinë)”  - tha ai.

Report Tv: Ndeshja e radhës me Kroacinë?

“Shpresoj që do jap akoma më shpejt golin” thotë Bajrami.

Nedim Bajrami është futur në historinë e Kampionateve Evropiane. Mesfushori i Kombëtares ka arritur të shënojë gol vetëm pas 23 sekondave lojë kundër Italisë. Ky është goli më i shpejtë i shënuar në 17 turnetë e Evropianit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
Mori autograf nga Nedim Bajrami, tifozi për Report Tv: S’e laj më bluzën


Të ekzaltuar janë tifozët shqiptarë në Gjermani para ndeshjes me Kroacinë. Për Report Tv ata treguan emocionet e forta, ndërsa patën mundësi të marrin autografe nga futbollistët e kombëtares, të cilëve nuk u kursyen edhe batutat. "S'e laj më bluzën", tha ai.

Ora 12:15
Të mërkurën ndeshja me Kroacinë, Gjasula për Report Tv: Ndeshje e vështirë, do të japim maksimumin

Report Tv ndodhet pranë qendrës stërvitore të kombëtares në Kamen të Gjermanisë, ku futbollistët mblidhen për të kryer dhe stërvitjet e fundit.

Klaus Gjasula për Report Tv pranoi se ndeshjet pasuese do të jenë më të vështira por ata do të japin maksimumin.

‘Është situatë më e veçantë … Jemi këtu për Shqipërinë. Do të bëhet një ndeshje shumë e vështirë por …

Ka dhe një falenderim për tifozët

Faleminderit për mbështetjen…. Do të japim maksimumin

Ndeshja do të luhet të mërkurën në Hamburg në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion”, ku edhe kombëtarja shqiptare kërkon me këmbëngulje fitoren.

 

 

Ora 12:13
VIDEOLAJM/ Momenti emocionues, Bajrami e Muçi firmosin autografe për tifozët! Report Tv sjell atmosferën nga qendra stërvitore e kombëtares

Report Tv sjell atmosferën nga qendra stërvitore e kombëtares në Kamen të Gjermanisë. Tifozë të shumtë ndodhen jashtë qendrës stërvitore me shpresën për të takuar lojtarët e kombëtares.

Disave fati u buzëqeshi dhe patën takime me Nedim Bajramin, autorin e golit më të shpejtë në historinë e europianit. Bajrami u dhuroi përqafime e autografe, ndërsa Report Tv transmetoi ekskluzivisht këto pamje.  

Po ashtu, edhe momentin e takimit të Ernest Muçit dhe Klaus Gjasulës me tifozët dhe nënshkrimin e autografeve.

1718619060_nedimbajrami.jpg

Ora 12:01
Ekskluzive/ Fitore me Kroacinë? Muçi për Report Tv: Jemi gati, shpresoj të kem më shumë minuta në fushë

 

Ernest Muçi, lojtari i kombëtares në një prononcim ekskluziv për Report Tv tha se kombëtarja është gati për fitoren me Kroacinë. Muçi tha për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi se shpreson që të ketë më shumë minuta në fushë.  

Gazetari i Report Tv Ernest Koçi: Muçi, fitore me Kroacinë?

Muçi: Shpresojmë, gati jemi.

Gazetari i Report Tv Ernest Koçi: Më shumë minuta për ty besoj?

Muçi: Shpresoj edhe unë.