Prokuroria e Tiranës i arrestoi dhe i vuri në akuzë tre kontrollorët për “pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit” sipas neni 293 të kodit penal. Por pas 7 muajve hetime, kërkesa e prokurorisë për t’i marrë të pandehur u rrëzua në gjykatë, pasi sipas gjyqtares Migena Laska asnjë nga të pandehurit “Më 7 prill 2021, datë në të cilën rezulton se në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtyrë, pezulluar, anuluar, disa fluturime ndërkombëtare të planifikuara përgjatë asaj dite, nuk kanë qenë në detyrën e tyre të mëparshme, të kontrollori. Nuk kanë qenë në asnjë prej turneve të datës 7 Prill 2021”.

Megjithatë, gjykata çmon se pavarësisht pushimit të akuzës, hetimet duhet të vazhdojnë për të identifikuar persona përgjegjës, pasi tre të pandehurit, Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini, nuk e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Një tjetër detyrë që gjykata i lë prokurorisë është të identifikojë personat të cilët me veprime e mosveprime konkrete kanë sjellë pengimin e fluturimeve.

Dezertimi i detyrës nga kontrollorët e Albcontrol solli asokohe edhe akuza politike mes palëve, ndërsa për disa orë kulla e kontrollit u mor në dorëzim edhe nga ushtria.

Për të arrestuarit mes tyre edhe tre të pandehurit prokuroria siguroi edhe përgjime nga rrjeti ËhatsApp që kishin ndërvepruar për të lënë punën, po për gjykatën këto prova nuk i bëjnë ata përgjegjës.

Më 7 prill 2021 rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën në Albcontrol duke futur në situata shumë të vështirë tranportin ajror në vend dhe duke cenuar sigurinë kombëtare. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. 

 

Pergjigjja ndaj gazetarit Arsen Rusta