Ekskluzive/ Drejtori i Burgjeve letër kryeprokurorëve: Po lirohen të burgosur pa mbaruar dënimin (DOKUMENTI)

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agimi Ismaili u ka dërguar shkresë zyrtare të gjithë Prokurorive  të rretheve për një bashkëpunim ndërinstitucional në interes të sigurisë publike dhe të realizimit të misionit të sistemit të ekzekutimeve të vendimeve penale me burgim. Letra i është dërguar për dijeni dhe prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe ministres së Drejtëisë Etilda Gjonaj.

Në dokumentet që Shqiptarja.com disponon Ismaili ngre problemet shqetësuese që hasen gjatë ekzekutimet e vendimeve penale në IEVP-t për shkak shumë gabimeve që kryen edhe nga Prokuroria.

Një ndër problemet më kryesore,  një çështje ligjore ende e pazgjidhur është ajo që lidhet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore  me objekt “njohjen e ditëve të punës në masën e dënimit” ku prokurorët e rretheve marrin vendime në kundërshti me ligjin nr.8328 duke njohur ditët e punës dhe u zbritet nga dënimi që ata kryejnë.

Ismaili sjellë në vëmendje edhe rastin e lirimit para kohe të Lulzim Cakës dhe disa të dënuarve të tjerë.

"Sikurse jemi vënë në dijeni para pak kohe edhe media publikoi lajmin se nga një IEVP u lirua nga burgu pa përfunduar plotësisht ekzekutimin e vendimit penal i dënuari Lulzim Caka. Ky rast nuk është i vetmi", thuhet ndër të tjera në shkresë.

Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.8328, dt 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 7298 dt 8.4.1989 “ Për  zbritjen e dënimit të personave të dënuar me heqje të lirisë që aktivizohen në punë” u shfuqizua dhe madje urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme në 2004 për zbatim të menjëhershëm.

Problemi tjetër i rëndësishëm është llogaritja e dënimeve nga Prokuroria  që në shumë raste bëhet gabim . Në shkresë thuhet se ka raste  kur çështja apelohet dhe gjykimi nuk është I përfunduar dhe nuk mund të llogaritet dënimi por ka dhe të dënuar që janë të ekstraduar por nuk u është saktësuar ose bërë njohja e saktë e kohës së dënimit.

Për sa më sipër , drejtori i DPB-së u ka kërkuar Prokurorive të Rretheve një marrëveshje bashkëpunimi  lidhur me ekzekutimin e vendimeve penale me qëllim që të shmangen rastet e lirimit pa përfunduar afati i përcaktuar në urdhër-in e ekzekutimit të vendimit penal.

Letra e Drejtori i DPB-së, Agimi Ismaili dërguar të gjithë Prokurorive  të rretheve

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TEMP. BUSINESS PLEASURE VISITOR (B): 30/08/2019 10:56

    Hajde Drejtor palle hajde, gjysma e kryepokuroreve ne kete leter jane shkarkuar nga Vettingu edhe ti u drejtohesh serisht atyre ne mes te Gushtit.

    Përgjigju
    • Neziri: 31/08/2019 05:48

      Psh Drejtoir Esht me se e vertete. I vetmi IEVP qe nuk e Zbaton eshte Burreli.Dy ministrave drejtesie dhe dy Prokrorve te Pergjithshem ju jam drejtuar per kete qellim. Por duhen ndryshime ligjore e jo te paguhet i denuari me 98 lek ne muaj per punen e kryer

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit