TIRANE - Nevoja e sigurimit të bukës së gojës i shtyn çdo ditë fëmijët rom të zhyten ne lumin e Lanës në kërkim të kanaçeve që më pas i shesin si mbetje të riciklueshme. Gazetarja Drilona Nokshiqi ka ndjekur disa orë të punës së përditshmeve të fëmijëve, të cilët tanimë refuzojnë edhe ankesat në media, pasi e shohin të pazgjidhur situatën e tyre.

Këta dy djem 18 dhe 20 vjeç i gjen çdo ditë duke kërkuar në Lanë. Kanë dhe 7 vellezër e motra që duhet t’i ushqejnë ndaj dhe duhet të kërkojnë kudo, qoftë dhe brenda lumit Lana. As e mendojnë se mund të infektohen duke kërkuar kanaçe në Lanë.

“Nuk ka më vlerë të flasim për mediat, kemi fol disa herë dhe askush nuk është kujtuar dhe as kujdesur për ne”, përgjigjen të dëshpëruar dy djemtë rom teksa vazhdojnë kërkimin e tyre mbijetues në lumin e Lanës.

(Gre.M/Shqiptarja.com)