Ekskluzive/ Gazetarja ukrainase flet në Report Tv pas pushtimit rus, Marina Frolova: S'ka energji elektrike, mungon ushqimi! Gati të luftojmë për vendin tonë

Njerëz të frikësuar që braktisin shtëpitë, pa drita, ujë e ushqime për të blerë... kështu e përshkruan situatën në Ukrainë gazetarja Marina Frolova, në ditën e dytë të pushtimit rus.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, gazetarja ukrainase tregon se populli atje po kalon gjendje tmerri.

Ajo thotë se Kievi është boshatisur pas thirrjes së qeverisë për të mos dalë nga banesat, ndërsa në periferi ka mungesë të energjisë elektrike, ndërsa marketet janë boshatisur teksa qytetarët kanë blerë gjithçka, në tentativën për të ruajtur ushqime.

Frolova thotë se për Ukrainën është bërë shumë pak dhe se ata kanë nevojë për ndihmë për të luftuar ushtrinë ruse. Duke pranuar se ukrainasit nuk duan luftë, Frolova thekson me forcë se megjithatë ata janë të gatshëm të marrin armët për të mbrojtur atdheun.

Intervista e plotë: 

Si është situate aty dhe a jane te sigurt qytetarët?

Folova: Unë jam në gjëndje të mirë, por në fakt shumica  e njerzëve po përjetojnë  vërtet një situatë shumë  të keqe.

Ju jeni në Luhansk tani?

Folova: Unë jam në Kiev, por prindërit e mi janë në Luhansk…por atje situata është e nëjtë si 8 vitet e fundit, e rrezikshme, me konflikt dhe me prezencë të trupave Rusë. Në zonat periferike nuk ka as aleketricitet as gaz dhe as ujë e  ushqim për të blerë… situtata është vërtet e rrezikshme.

Por si është situate në Kiev tani, në kryeqytet?

Folova: Sot situata në Kiev është disi e rrezikshme, të paktën në pjesën ku unë banoj, pasi Kievi është një hapsirë e madhe. Por gjithçka këtu është e mbyllur, ne shohim ushtarë kudo, autotanke avionë…

Nga informacionet që ju keni,  a po planifikojnë qytetarët të largohen nga vendi?

Folova: Sigurisht shumë njerëz janë larguar, por miqtë e mi janë të mbyllur në shtëpi, pasi qeveria bën thirrje për të mos dalë nga banesat.

Fatkeqësisht kemi lexuar edhe për viktima, a ka një numër konkret të personave që kanë humbur jetën?

Folova: Në Kiev ende nuk ka një statistikë zyrtare për këtë, por di që ka patur disa shpërthime në aeroport, por nuk mund t’i referohem një shifre zyrtare në këto momente.

 Është normlae të ndjesh panik, si po e përjetojnë qytetarët këtë situat?

Folova: Po po, njerëzit janë të frikësuar, sepse dje ne u zgjuam në oren 5 e gjysëm të mëngjesit nga bombardimet Ruse dhe nuk ishin larg shtëpisë time. Shumë njerëz braktisën shtëpitë e tyre dhe tashmë edhe supermarketet janë boshatisur, pasi të gjithë njerzit po përpiqen të rujan ushqim.

Si fillim është e rëndësishme të jeni mirë, ne dëgjuam edhe reagimin e presidentit Biden dje, reagime ka patur pothuajse nga të gjitha vendet e botës, a keni shpresë për ndihmë dhe cili është mesazhi juaj sot?

Folova: Kam dëgjuar gjithçka, por realisht për Ukrainën ata kanë bërë shumë pak, kemi nevoj që na ndihmojnë të luftojmë ushtrinë Ruse, jam e sigurt që ukrainasirt nuk duan luftë, por jemi të gatshëm të ndihmojmë ushtrinë tonë me sa mundësi kemi.

Marina, uroj që të jëni mirë ju dhe gjithë qytetarët ukrainas, dhe gjithcka të mbaroj shpejtë.

Folova: Falemindert juve, shpresojmë që gjithçka të marrë fund shpejtë.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 25/02/2022 15:43

    Biden eshte nje plere me gjith Perendimin. Edhe lufta ne Kosove mbetet ende nje mister i madh se kush i pati realisht bolet e hekurta qe u fut ose qe nje rastesi kotvme kot qe qelluan disa konjuktura te forta ne Angli qe urdheruan blitzin se Clintoni kishte hallin te Lewinski

    Përgjigju
    • Arben: 25/02/2022 17:57

      Mir e ke ti Koli se tani po mendoja se dhe Kosova nuk ishte ne NATO atëhere POR megjithate per fat perendimi na ndihmoi. Kurse tani nuk po ndihmon ne ukrain.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja