I qetë, në këmbë dhe i pashoqëruar u shfaq Armando Subashi pas 5 orësh deklarimesh në SPAK për inceneratorin e Fierit. Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi pas daljes nga SPAK ishte fjalëpakë, ku tha se dëshmoi për inceneratorin dhe se nuk mund të zbulonte më shumë për shkak të sekretit hetimor. Subashi u shpreh i gatshëm që të dëshmojë sa herë të thirret nga prokuroria, ndërsa sot ishte në SPAK pa praninë e avokatit.

"U thirra në cilësinë e deklaruesit dhe dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 or që jam dëshminë time, jo më shumë", tha Subashi.

Burime për Report Tv treguan se SPAK ka zgjeruar hetimet dhe është në fazat e fundit të hetimit të procedurës për inceneratorin e Fierit. Kujtojmë se Armando Subashi ka qenë i thirrur edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për hetimin e inceneratorëve, pasi është përmendur në denoncimet e PD dhe LSI për këtë çështje.

Gjithashtu sot është paraqitur edhe deputeti socialist, Alqi Bllako, i cili është pyetur për rolin e tij për inceneratorët si ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duket se ka dhënë shpjegime në SPAK.

Vetë deputeti socialist i është përgjigjur akuzave në adresë të tij të bëra fillimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim në lidhje me inceneratorët. Në reagimin e tij, deputeti thotë se ai nuk ka pasur asnjë në dhënien e asnjë kontrate koncesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në kohën kur dikasteri ishte nën drejtimin e Lefter Kokës asokohe, ky i fundit i arrestuar.

"Nuk kam pasur asnjë rol në dhënien e asnjë kontrate koncesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Ligji i Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat përcakton se Sekretari i Përgjithshëm, nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në procedurë, nëse nuk është pjesë e komisionit përgjegjës për dhënien e koncensionit. Nuk kam qenë kurrë anëtar i 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 koncensioneve, për të cilat hidhen akuza. Nuk kam marrë pjesë kurrë në asnjë prej mbledhjeve të zhvilluara nga këto komisione", pati deklaruar ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Mbi 5 orë pyetje nga SPAK, Subashi: Deklarova për Inceneratrin e Fierit, do vij sa herë të më thërrasë prokuroria

Armando Subashi flet pas marrjes ne pyetje nga SPAK.

"U thirra në cilësinë e deklaruesit dhe dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 or që jam dëshminë time, jo më shumë", tha Subashi.

Ora 17:22
I qeshur, dalin foto nga Armando Subashit pasi u mor në pyetje për 5 orë nga SPAK

Kanë dalë fotot e Armando Subashit pas 5 orësh marrje në pyetje nga SPAK.

Ora 17:11
Pas 5 orësh përfundon marrja në pyetje nga SPAK e Armando Subashit

Përfundon marrja në pyetje e Armando Subashit në SPAK pas 5 orësh.

1645201194_WhatsAppImage20220218at17.18.121.jpeg

Ora 16:20
Bllako dhe Subashi në SPAK për inceneratorët, Tabaku: Të dhënat që po bëhen publike presion mbi prokurorinë, e inkurajojmë të vazhdojë punën

Jorida Tabaku ka komentuar marrjen ne pyetje të Alqi Bllakos dhe Armando Subashi nga SPAK për inceneratorin e Fierit. tabaku tha se inkurajon punën e SPAK, ndërsa shton se të dhënat që po bëhen publike çdo ditë në komision e kanë vendosur SPAK para presionit publik.

"Unë nuk jam në dijeni atë asaj që bën SPAK por inkurajoj të vazhdojë punën, unë besoj se të gjitha këto të dhëna që po bëhen publike po vendosin presion publik për SPAK-un dhe këdo që ka vendimmarrje për të marrë masa. Në Fier po kryhet vepër penal, janë paguar 23 mln euro dhe nuk dihet ku kanë shkuar.  Të gjithë dosjen hetimore do e dorëzojë para SPAK sapo ky komision të përfundojë", tha Tabaku.

Ora 15:56
Bllako dhe Subashi në SPAK për inceneratorët, Shalsi: Mbështesim reformën në drejtësi! PS s'i bëhet mburojë askujt

 

Thirrja e socialistëve, Alqi Bllako dhe Armando Subashi në SPAK për inceneratorët, deputeti Eduart Salsi tha se ky PS nuk bëhet mburojë për askënd që shkel ligjin.

"Ne jemi iniciuesit e Reformës në drejtësi, e kemi mbështetur pa ekuivok që në krye të herës ndërtimin e institucioneve të drejtësisë dhe kemi deklaruar që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin dhe këtë e kemi dëshmuar me vepra, ndryse nga kohët kur prokurorët shantazhoheshin, gjykatësit anatemoheshin, gjuha e Sali Berishës dhe enturazhit të tij, kemi dy kohë të pangjashme me njëra tjetrën, kishim një kohë kur drejtësia pengohej të bënte punën e saj, dhe një kohë kur drejtësia inkurajohet të bëjë punën e saj", tha Shalsi.