Janë 179 e-maile, të dërguara nga qytetarët në Kryeministri, që tani nuk janë më konfidenciale. Shqiptarë, edhe nga vende të ndryshme të botës, që nga 1 nëntori 2013 e deri më 26 dhjetor i kanë dërguar Edi Ramës urime, këshilla, sugjerime, propozime, kandidime për vende pune dhe CV, pas kërkesës dhe mundësisë që Qeveria e Re dha, por sot i shohin ato të shpërndara në publik nga hakerat.
Pasi kanë uruar shqiptarët për festa, hakeruesit janë shprehur “të indinjuar nga pjesëmarrja e Ramës në meshën greqisht”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e hakeruesve mbi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në meshën e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse në Tiranë, ku kryepeshkopi Janullatos, siç u përmend nga mediat, nuk e mbajti meshën në shqip.
Më tej, hakerat kanë theksuar se “objektivi ynë është t’u hapim sytë njerëzve, se qeveria ka dështuar për t’ju mbrojtur dhe nuk kujdeset për ju”. “Ne nuk harrojmë, nuk falim, por do reagojmë ndaj çdo veprimi të gabuar që do ndërmerret”, thuhet në mesazhin e hakeruesve, ku ata shpjegojnë pse e kanë ndërmarrë këtë akt.
Gazeta Shqiptarja.com publikon sot mesazhet e qytetarëve për Edi Ramën, tashmë të hakeruara dhe që redaksia i disponon.
Ja disa prej e-maileve që iu vodhën Kryeministrit
2013-11-01 17:08:31
Jam nje qytetar dhe student i qarkut te Elbasanit. Jetoj ne Elbasan. Sot forcat e rendit kane hyre ne shtepine time , dhe kane gjetur disa gjera artistike qe babai im i ka blere tek tregu Rom ne qytetin e elbasanit. Gjithashtu kane gjetur dhe nje arme gjahu
2013-11-01 22:58:39
Jam e detyruar t’ju sqaroj nje situate te patolerueshme me tej ne sherbimin e Traumes ne Spitalin Universitar te Traumes. Nuk do te ndalem ne problematika te shumta qe ka ky sherbim, te cilat i dini tashme dhe po perpiqemi ti menaxhojme ne kushtet e krijuara. Situata ne dy sherbimet bazike sic eshte Urgjenca e Traumes dhe Blloku Operacional i integruar me te gjitha sallat e operacionit qe jane ne varesi direkte te Shefit te Sherbimit te Traumes, jane jashte kontrollit, per shkak te dy shefave ekzistues, Dr Skender Buci, dhe Dr Myftar Torba. Drejtuesit e te dy sherimeve po i menaxhojne keto dy departamente sikur te ishin prone private e tyre, duke kercenuar mjeke e personel mjekesor me faktin se jane miq te ngushte te drejtorit, duke i perdorur per operacione qe s’kane lidhje me traumen (aq me teper qe prej disa ditesh kemi qene ne veshtiresi per bazen materiale te mjekimit, dhe disa medikamente qe jane duke ardhur nga dita ne dite, dhe po i ruajme vetem dhe vetem per urgjencen). Keta dy shefa me nje performance skandaloze ne te kaluaren ( pasi kane vite qe kane drejtuar
Urgjencen e Traumes) e cuan kete sherbim ne nivelin me primitiv te mundshem.
2013-11-02 12:07:56
Kam perfunduar studimet universitare per drejtesi ne Universitetin e Pizes, itali dhe aktualisht vijoj programin e doktoratures PhD po atje. Doja t’Ju shprehja shqetesimin tim te thelle ne lidhje me organizimin e konkurseve publike nga ana e Rektoratit te Universitetit te Tiranes. Ne muajin prill 2013, UT publikoi njoftimin per vende te lira pune (pedagog) ne Fakultetin e Drejtesise. Ne kete konkurs mora pjese edhe une, por pjesa me e madhe e konkurrenteve ishin eksponente te PD si, znj, Endira Bushati, z. Enkelejd Alibeaj, z. Lulzim Lelcaj etj. Ne fakt, ne muajin prill u dorezuan vetem dosjet, ndersa faza e dyte e konkursit shtyhej pa fund, pa asnje shkak. Ndoshta qellimi i Rektorit, z. Dhori Kule ishte qe te dinte rezultatin e zgjedhjeve te pergjithshme te 23 qershorit dhe me pas te bente c’te donte me konkursin. Odiseja e ketij konkursi vazhdoi edhe pas zgjedhjeve parlamentare, duke u shtyre deri ne tetor, muaj ne te cilin u zhvilluan edhe intervistat. Zvarritja e ketij konkursi nga ana e Rektoratit, me sa kuptohej, kishte si qellim perkimin e dates se shkarkimit te znj. Endira Bushati me emerimin e saj si pedagoge ne Fakultetin e Drejtesise e UT-se. Ne kete menyre, Universiteti te kthehej si streha e fundit, per militantet dhe eksponentet e Partise Demokratike. Duhet nenvizuar se, e gjithe kjo sorrollatje dhe zgjatje afatesh, ishte teresisht e pajustifikueshme dhe ne shkelje flagrante te ligjit nga ana e Rektoratit.
Nderkohe, pas fazes se intervistave te zhvilluara ne muajin shtator, mora vesh ne rruge informale se znj. Ministre e Arsimit dhe Sportit, kishte derguar nje shkrese per pezullimin e konkurseve.
Nuk arrij te kuptoj se, si ka mundesi z. Rama,qe ne Shqiperi, ne vendin tim, nuk arrij te gjej nje pozicion pune sipas profilit tim?
2013-11-02 12:12:59
Me mundesoni nje takim per te shprehur indinjaten time ne lidhje me rekrutimet per personel akademik me kohe te plote ne Universitetin e Durresit.
2013-11-04 23:51:37
Ju lutemi na ndihmoni me njerezit qe zaptojne, fallsifikojne dhe grabisin pronat publike edhe ato private ne Voskopoje. Duket sikur SHTETI ketu ne Voskopoje nuk egziston, ndonese une aktualisht punoj ne dhe ndoshta neser do te me kercenojne me heqje nga puna. Familjes time po i cenohet toka private me ane te zaptimit te asaj shteterore me cdo lloj menyre. Ju lutemi ejani, shikojeni dhe rregullojeni problemin e tokave ne Voskopoje se eshte bere lemsh dhe lemshi sa vjen e ritet.
2013-11-05 15:37:48
Se fundi bazuar ne njoftimin e Ministrise se Drejtesise kam konkurruar per vendin e Kancelarit te Gjykates Administrative te Apelit, por emri im per arsye qe nuk i ben te ditura askush nuk eshte perzgjedhur. Madje edhe pse keto gjykata kane filluar funksionimin dje me 4-nentor nuk ka ende nje njoftim zyrtar ne faqen e kesaj ministrie mbi emrat e fituesve. Mungese e theksuar transparence. Perzgjedhja dhe emerimi i fituesve per pozicionet kancelar dhe te tjera ne Gjykatat Administrative mbetet ende nje mister. Ju kerkoj qe si kryeminister i ketij vendi te ushtroni gjithe autoritetin dhe pushtetin tuaj, qe konkurrime te tilla qe vetem te hapura nuk mund te quhen pasi perzgjedhja behet ne fshehtesi te plote te marrin fund nje here e mire ne kete vend. Ti hapet rruga transparences, konkurrimeve te hapura dhe meritokracise, vlera per te cilat njerezit kane votuar me besimin e plote se ju do ti beni te arritshme ne kete vend
2013-11-06 16:57:46
Tmerr në Tiranë, 800 kg helm cianur ndodhen në tregun e ish-uzinës Dinamo. Z.Rama, jam banore e kesaj zone. Kam dy femije te vegjel, merrni masa urgjent per kete problem. Jam vetem 300 m larg kesaj zone. Ju lutem reagoni sa me pare.
2013-11-07 16:41:03
Kerkoj kontakt direkt me ju per nje problem madhore qe kam 8 vjet qe sorollatem neper gjykatat e korruptuara te tiranes per zgjidhje te tij dhe asnjera nuk me ka zgjidhur gje vetem se mbeshtesin kriminelet hajdutet dhe mashtruesi te cilet i kane kontigjent te krimi ekonomik dhe prokurori dhe perseri vazhdojne ti mbrojne me ligj
2013-11-08 10:13:45
Zoti Kryeminister I Helmeve U gezuam shume qe nje pleh (Saliu) u hoq nga Kreu i Qeverise. Me vjen keq qe nje HELMUES erdhi ne karriken e Kryeministrit. Mbas 500 vitesh do te njihesh si KRYEMINSRI I HELMIT, qe e helmoi Shqiperine. Edhe armiku me i madh I Shqiperise nuk e ben kete qe je tue e be ti. DERI KUR NE DUHET TA DUROJME KUNDERMIMIN E PLEHRAVE TE sALES DHE HELMIN E RAMES. Nese te pelqejne helmet merri ne shtepine tende. Zoti ti prufte mendet ne koke.
2013-11-08 10:30:09
Kam qene pjese e demostratave te perditshme prane jush pikerisht qe nje dit te provoj dhe une te jap modestisht kapacitetin tim. Me vjen keq te konstatoj qe rruget e aksesit tim deri tani kane qene 0 ose edhe me pak krahesuar me po ata njeres qe mi kane mbyllur edhe ne te kaluaren. Uroj qe kjo situate te ndryshoje, qe zhgenjimet e meparshme mos kthehen ne drame konstante. Qe vite te kaluara ne studime jashte vendit, te miat dhe partneres time, mos humbasin si ujrat pranverore.
2013-11-10 12:04:14
Ju lutem mund te me ndihmoni se jam helmuar ne angli nga shteti anglezz per arsyje se shikoj hachualacione engjuj me ktheni pergjigje
2013-11-13 19:44:00
Jam ish efektiv i policise i komisariatit nr.1 ne Tirane i liruar ne menyre te padrejte nga puna me motivacion mosmarrjen e kursit baze te formimit policor.Une diten qe do jepja provimin gjendesha i paafte fizikisht per te kryer provimin i pajisur me raport mjeko-ligjor por gjithsesi u lirova nga puna edhe pse ne kundershtim te hapur me ligjin,me larguan duke me thene se nuk isha i tyri pra me prapavije te qarte politike. Nga ajo dite e deri me sot kam 7 muaj pa pune nga Prilli dei sot ne Nentor.Pasi ndryshoi qeverisja shkova takova deputetin e zones dhe ministrin Saimir Tahiri, ky i fundit i cili me drejtoi tek drejtoria e pergjithshme te cilet me siguruan se do kthehesha ne pune dhe me percollen tek te drejtoria e Tiranes ku me kerkuan dokumentat per kthimin ne pune,sot me 13.11.2013 si pa te keq me thone se nuk te kthejme dot ne pune per shkak se nuk ke marre kursin,njlloj si burokratet e PD,BILE SHEFI KUADRIT me tha se cili mik te ka derguar ketu.
2013-11-13 03:03:57
Me vjen habi e e madhe me ju zoti kryeminister jeni aq i angazhuar ne parime ne media ne rjetet sociale me administratat me prishjen e ndertimeve pa leje me puntoret qe duhet te jen te
afte po kam 15 dite qe kam denoncuar mu para pallatit tim biles biles para ballkonit tim nje shtes pa leje qe ka filluar te ndertohet para 15 ditesh dhe tani ka mbaruar dhe kati dyte dhe bashkia inspektoret se bashku me krye inspektorin qe jan te gjith te partise socialiste as qe e kan ven ujin ne zjare fare madje genjejn gjasme i kane bere procesvrbalin per ndertim te pa ligjshem dhe per prishje po jo qe nuk po e prishin por po vashdojn ta ndertoj perdita .....esht per te ardhur keq kam bindje shum te forta socialiste me zore e kam pritur kete dite qe te udhehiqet shqiperia nga ju dhe partija juaj po po shoh qe na ka vajtur mundi dem gjith keto vite .....me respekt dhe nderim te thell
Jam Klaus, maturant , i lindur ne Durres e me banim ne San Diego.Jam president i MUN(Model United Nations)dhe jam perpjekur 4 vjet te perfshij dhe Shqiperine si nje nga vendet me rendesi per tu pefaqesuar dhe kete vit per here te pare Shqiperia ka mundesi te perfaqesohet ne UN. Per nje vend qe ka ne krye Parti Socialiste, nje gjimnazist amerikan, arrin ne perfundimin qe Shqiperia eshte nje vend Socialist. Ketu qendron dhe qellimi i ketij mesazhi si mund tia shpjegoj ne menyre bindese delegateve te mij qe programi i Partise Socialiste eshte 1. 2. 3... dhe emri eshte thjesh nje emer dhe nuk tregon perpjekje per te bere Shqiperine shembull te nje shoqerie socialiste. Duke marre parasysh qe jeni politikan dhe zakonisht nuk pritet nje pergjigje konkrete, po ju kerkoj ta kini parasysh qe me duhet ta kuptoj vete si fillim qe te jem ne gjendje ti shpjegoj gjimnazisteve ne San Diego kush eshte Shqiperia per te patur nje prezantim sa me te sakte
2013-11-16 08:03:56
Fjalimi me te cilin sqaroni Shqiperine lidhur me ceshtjen e armeve kimike eshte ndoshta fjalimi me i miri qe kam degjuar prej jush: dinjitoz, bindes, i sinqerte, elokuent, koherent, i drejtperdrejte, i barazpeshuar, e respekt-plote ndaj te vertetes, vetes, partnereve dhe shtetasve shqiptare! Nje fjalim model prej udheheqesi e burri shteti. Ju felemnderit!
2013-11-16 18:46:08
Z.KRYEMINISTER. VIZIONI,KULTURA PERPJEKJET TUAJA TE PA NDALSHME DO TA COJNE KETE VENDE NDER VENDET ME TE MIRA NE EVROPE.JU PASTRUAT TIRANEN NGA QOFTET,DAULLET E KOSHAT E PLERAVE TE TRASHEGUAR NGA PRAPAMBETJA DHE INJORANCA.JU JINI SHPRESA PER TE CUAR CDO GJE NE VENDIN E DUHUR.ME RESPEKTE NGA SELENICA
2013-11-17 13:01:44
Ka tete vjet qe u plaka ne gjykate per te marre drejtesi organet e drejtesise ma ka dhene drejtesine por dallkauket palacot qe duhet dhe te ngarkuar per te dhene drejtesi u zyten ne llumin e korrupsionit dinjiteti dhe personaliteti tem u perpoqen per te me hequr zvarre por zdukja e regjimit te meparshem me 23 qeshor mua mi ralizoj te gjitha te drejtat dhe lirite si qytetea i shqiprise tone te rilindur ne daten 23 qeshor. Kerkoj Zoti kryeminister te vini ne levizje ministrine e drejtesise ministrine e brendshme ministrine e buqesise dhe ju lutem verini ne levizje byrone e hetimit per te pare masakrat qe kryenin palacot e korrupsionit. Me shprese te plote dhe me bindje te plote qe ju i nderuar kryeminister do na i zgjidhni dhe te drejten e ekonomike se te drejten morale na i ke zgjidhur plotesisht me drtyren tende.
2013-11-17 13:37:29
Kam qene Kryetare e forumit per Gruan dhe Kryetare e komisionit ne Kamez. Vite e angazhuar per fitoren tuaj. Do doja thjesht nese do mundeshit te me linit nje takim qofte edhe me Taulant Ballen,(i cili po merret me punesimin per Tiranes) apo me kedo tjeter, qe ju e shihni te arsyeshem. Do doja thjesht te konkurroja per t’u punesuar ne administrate jo vetem pse jam bashkepunuese ne fitoren tuaj por besoj se dhe e meritoj nje vend ne administraten tuaj duke u bazuar ne aftesite e mia.
2013-11-17 16:43:55
Po ecni o njerez se na grine duke vjedhur komuna Bubq. Policia I din te gjitha po nuk ben asgje. sot here ne mengjes I more gjen e gjalle kusheririt tim. Gjynah gjys njeriu me nje kembe. Po nuk durojme do me o qeferi
2013-11-18 15:29:05
Me rilindjen beme valixhet dhe u nisa. Jam emigrant tashme ne shqiperi.Kam bindur nje lider Italian ne sektorin e trajtimit te ujrave te perdorura me te gjithe gamen e impianteve. Kam lene familjen dhe endrat po me svaniten cdo dite.Te lutem Edi mund te me prisni vetem 10 min koha juaj e kuptoj qe nuk ju del tashme as per familjen
2013-11-19 15:16:21
Ne periudhen 1/02/2013 deri ne 30/09/2013 isha e punesuar prane deges se ALUIZNI-t Durres,me larguan nga puna per mos rinovim kontrate,por likuidimi nga ana e institucionit nuk eshte bere dhe ne vazhdojme te mos kemi asnje pergjigje,ju lutem me ndihmoni pasi nga muaji qershor e me pas ne nuk kemi marre asnje page.
2013-11-19 18:51:54
KAM 13 VJET QE JETOJ NE ANGLI.PARA 3 MUAJSH PER HERE TE PARE OSE 1, KAM BERE APLIKIM NE AMBASADEN SHQIPTARE NE LONDER PER NJE PASHAPORTE SHQIPTARE POR ME KA DALE QE PASHPORTA IME KISTHE DUBLIKIM
2013-11-20 19:50:52
Ne shkurt te vitit 2009 Kryetari i Bashkise Z.Shpetim Gjika ka dhene nje leje per ndryshim destinacioni ne pallatin parafabrikat Nr 1300 nga shtepi banimi ne lokal sherbimi.Kjo leje e dhene nga Kryetari i Bashkise Z.Shpetim Gjika eshte shume e dyshimte dhe jashte kondicioneve urbanistike.Leja eshte pa numer protokolli data e leshimit nuk figuron ne asnje mbledhje te KRRT bashkise
Vlore.Banoret e pallatit nuk jane pyetur per nderhyrjen qe do te kryej.Pallati eshte parafabrikat dhe te tilla nderhyrje jane te jashteligjshme.Sipas projektit te aprovuar nga z.Gjika u hapen kater hapesira ne muret mbajtes te pallatit me permasa 220cm-220cm.Hapja e ketyre hapesirave demtoi rende gjashte panele te pallatit.Grupi i eksperteve qe erdhen per te pare gjendjen e pallatit te demtuar dolen ne konkluzion se konstruksioni mbajtes i pallatit eshte demtuar rende.Ky grup ekspertesh perpiloi edhe AKT-EKSPERTIZEN.Para dy vjetesh nje firme ndertimi nga Tirana punoi per rivendosjen e sigurise teknike ne pallat duke vendosur profile metalike ne muret e pallatit.Hapesirat e hapura te mureve nuk u mbyllen me beton sipas projektit.Me largimin e firmes se ndertimit te gjitha profilet e vendosura u prene dhe nga bashkia nuk ka asnje veprim konkret per te nderhyre ne rregullimin e pallatit 1300.Gjendja e sigurise ne pallatin 1300 vazhdon te rendohet.I kemi bere shume letra mesazhe dhe telefonata Kryetarit te Bashkise z.Shpetim Gjika por deri me sot asnje gje pozitive.
2013-11-21 22:19:53
Ne vitin 2006 familja ime hyn ne konflikt me nje deputet te qytetit te Elbasanit sepse atij i pelqenete toka ku ne kishim ndertuar nje shtepi per te ndertuar nje pallat, mori token ndertoi pallatin dhe e gezoi. Nje pjese materiale e cila
realisht nuk me intereson shume por muaj me vone ne shtator te atij viti vellait tim i behet prite ne shkallet e pallatit ku humb edhe jeten. Vrasesi?! I lire, normalisht ishte dhe eshte llum i shoqerise dhe si i tille ka para per te blere gjykates. Cfare u be me gjykatesin? Disa here ministri i asaj kohe Z. Alibeaj i ka kerkuar procedim penal KLD por i kishte dhe madje i ka krahet aq te ngrohta sa asgje nuk i ndodhi madje vazhdoi e vazhdon te persekutoj familjen time per tu hakmarre per ankesat e shumta qe kam bere une personalisht per te patur drejtesi per humbjen e vellait tim.
Nuk do isha kthyer kurre ne Shqiperi do preferoja rropatjen ne rruget e botes me te larget por humbja e babait me detyroi te mos le nenen time vetem dhe te kthehem aty ku kriminelet me bejne karshillek dhe te kurruptuarit hedhin valle mbi trupin e vellait tim. Si moter Ju kerkoj ndihme dhe kam besim sepse ndajme te njejtin princip. Pasionin per perfeksinimin e nje shoqerie te rrenuar.
2013-11-25 13:21:58
Une kam 5vite qe punoj ne Ministrine e Financave,Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit.Me pare kam punuar ne Bashkine e Kamzes dhe sapo erdhi kryetar Xhelal Mziu me hoqi nga puna. Te lutem zoti Kryeminister,vetem te juve kam shprese
2013-11-26 22:21:49
Qe prej nje viti si rezultat I nje bashkepunimi midis dy kryetaresh Komunash, ai I Manezes Bujar Huqi dhe atij te Xhafzotaj Agim Hoxha eshte nderhyre ne aksin e autostrades TR-DR me disa ndertime qesharake dhe monstruoze me qellim per te mbyllur hyrje-daljen ne autostarde te subjektit tim. Kam besim se nderhyrja e Juaj do te jete decisive.
2013-11-28 00:19:02
Doja tju pyesja per dicka une jam invalid i dhe doja qe tju pyesja cfare do behet me pensionet e invalideve une bej 2 muaj qe spo i marr jam une edhe motra ime qe jetojme me invalidet se edhe ajo vuan nga nje smundje mami edhe babi jetojne me asistence qe ka dy muaj qe nje here si morem kete muaj morem gjysmat cfare do behet borgje kemi uje drita tel nuk i kemi paguar kemi frike se mos na i presin cfare do behet festat e 28 29 nentorit erdhen edhe festa e fund vitit po vjen cfare do behet pune te mbare edhe respekte edhe nje gje shume mire ja keni bere deputeteve te pd hak i kane mashtrusat
2013-11-28 18:52:51
Kam deshir z. Kryeminister te punoj ne administraten tuaj sepse jam nje simpatizanti juaj. Plus une kam punuar ne projektet tuaj kur keni qene kryetar bashkie te Tiranes.
2013-12-02 16:57:30
Jam nje familjar nga Durresi, kam 9 vite qe kerkoj nje banese sociale, e kam djalin invalid tetraplegjik me aparat ne koke, dhe djali tjeter me autizem, nuk kam mundesi te shlyej qerane ku jam momentalisht. Kerkoj nga ju si kryeminister qe te me ndihmosh me shpirt te marr ate qe me takon nga ligji, sepse dyert jane te mbylluar, jane futur njerez qe nuk duan t’ia dine per asnji duke filluar nga kryetari i bashkise Vangjush Dako e te tjere me radhe... kerkoj nga ju si kryeminister ndihme sepse kam
shkuar edhe tek avokati i popullit por asgje deri me tani me percjell me fjale pa zgjidhje...
2013-12-02 23:58:04
Ju ofroj eksperiencën time si jurist i së drejtës civile dhe tregtare. Flas shkëlqyeshëm çekisht, anglisht, italisht dhe greqisht.
2013-12-03 01:14:38
Bursa e ekselences, nje burse e hapur per te gjithe ata qe plotesojne kriteret, eshte nje mundesi e shkelqyer per ne studentet shqiptare qe te finalizojme me sukses studimet e doktoratures. Ne fakt, per mua eshte viti i trete qe aplikoj per kete burse dhe gjithmone kam marre pergjigje negative nga Ministria e Arsimit. Per pergjigjet negative qe kam marre nga Ministria e Arsimit, une i jam drejtuar institucionit te Avokatit te Popullit dy here radhazi.
2013-12-06 16:02:39
Jam nje qytetar nga qyteti i Vlores ku te paret e mi kane ardhur qysh prej viteve 1800 dhe jane vendosur ne ujin e ftohte te vlore,ku dhe sot ne banojme.Po ju drejtohem juve pasi kam mese 20 vjete qe kerkoje te drejten time per pronen e cila me eshte njohur me vendim te komisionit te kthimit te pronave si dhe me vendim te formes se prere te gjykatave por te cilen une nuk e posedoj pasi bandite te cilet kane bere fallcifikime si dhe per me teper kane betonuar detin ne nje siperfaq prej me shume se 10000 m2 kryejne biznese ne kurrize te te pareve te mi.Konkretisht une kam nje prone ne ujin e ftohte ne afersi te tunelit ku sot ndodhet nje kompleks me emrin kristal.prej 20 vjetesh koleksionoj vendime per prishje te ketij objekti i cili nuk prishet si per cudi dhe kur aktualisht eshte duke u prishur komleksi jon qe eshte ne afersi te prones time.
Sot ne oren 2 ne mesdite lindi nusja e djalit dhe doktoret dhe infermieret na moren 300 mije lek te vjetra
2013-12-09 21:58:25
Kam qene ne FRESH dhe sot jam e shokuar nga shkarkimi i babit tim nga puna. A eshte socialist prej 22 vitesh ... Si ka mundesi te gjykohet nje njeri i ndershem e i perkushtuar ndaj punes e detyres nga nje person qe eshte simbol i korrupsionit dhe imoralitetit e per ironi te fatit eshte keshilltar i ministres se arsimit ...
2013-12-12 15:09:26
Jam mbeshtetes i Rilindjes dhe kam patur rastin disa here te degjoj ambasadorin a Shqiperise ne Washington D.C. , zotin Gilbert Galanxhi, te flasi shume keq per qeverine tuaj. Sidomos ka qene shume kritik se si u menaxhuan armet kimike, por ka shprehur shume rezerva edhe per reformat e tanishme. Ai nuk ju sherben fare mire.
2013-12-24 17:58:23
Arsimi eshte kalbur,ate e kane kthyer ne vendin e qokave te drejtuesve, qe dreqi jua ka marre erzin e burrerise. Arsimi duhet te jete i depolitizuar,por me 23 qershor kam bashkepunuar per skuadren tuaj,sepse doja qe gjerat te rilindin, sepse aty ku jam une jane te kalbura. Kam shprese te ju dhe pres nje pergjigje tuajen.Jeni drita e vetme ne fund te tunelit.Ne te kundert edhe une si pjesa e madhe e rinise shqiptare duhet te largohem jashte atdheut. Zoti Rama, ju pergjerohem, une e dua Atdheun tim,mos me largoni.
Shkrimi u publikua sot (30.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)