EKSKLUZIVE - Ja 38 pyetjet e
prokurorisë per video e Priftit

EKSKLUZIVE - Ja 38 pyetjet e<br /> prokurorisë per video e Priftit
TIRANE Zbardhen pyetjet e prokurorise për ekspertët shqiptarë të videos. Edhe pse eksperët e kanë hartuar vetë raportin e videos Meta Prifti është shumë e cuditshme sesi nuk kanë arritur te japin pergjigje për pyetjet e prokurorëve. Gjyqi ndaj Ilir Metës u shty për të hënën se ekspertët kërkuan kohë për tu përgatitur, por ndërkohë 10 pyetje të prokurorisë u hodhën poshtë nga gjykata. Fillimisht për videon Meta Prifti u bë ekspertizë amerikane por më pas Gjykata e Lartë vendosi ekspertizën nga ekspertë shqiptarë. E ndërsa ekspertët amerikanë deklaruan se video është origjinale, ekspertët shqiptarë thanë se video nuk është origjinale. Të hënën pritet që ekspertët shqiptarë të japin përgjigje për videon Meta Prifti dhe pyetjet e prokurorisë.

Gjykata e larte shtyn seancën të hënen
Gjykata e Lartë ka shtyrë për ditën e hënë seancën gjyqësore ndaj ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta në lidhje me videopërgjimin e bërë publik nga ish ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

Prokurorët e çështjes prezantuan mbi 30 pyetje të cilat duhet të përgjigjen ekspertët në lidhje me akt eskpertimin, të cilët deklaruan se filmimi nuk është original, duke hedhur poshtë ekspertizën e ekspertëve amerikanë e cila deklaroi se videoja ishte origjinale.

Pasi janë lexuar gjithë pyetjet që prokurorët kanë pasur lidhur me ekspertimit e bërë, ekspertët kanë kërkuar kohë për përgatitje.

Trupi gjyqësor ka rënë dakord kështu të bëjë shtyrjen e seancës, për t`i lënë kohën e mjaftueshme ekspertëve ndërkohë që ka rrëzuar edhe 10 pyetje të prokurorëve të çështjes për ekspertët.

AKT EKSPERTIZA

Tre teknicienët shqiptarë, Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri kërkuan kohë për tu përgatitur për përgjigjet, dhe gjykata e lartë pranoi kërkesën, duke shtyrë seancën për një ditë tjetër. Ekspertët patën deklaruar se nuk kishin gjetur videon mbi të cilën diskutohet në orën e Dritan Priftit. Ata kishin parë aty shumë video të tjera, por jo këtë ku flitej për një shumë korruptive prej 700 mijë eurosh. Ndërsa sa i takon file-t me videon që ata panë në lap topin e ish Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti ata nxorrën disa probleme që çuan në përfundimin se sipas tyre video që u bë publike nga Tv Top Channel nuk ishte origjinale.

EKSPERTI AMERIKAN: VIDEO ORIGJINALE
Në muajin shkurt të këtij viti eksperti amerikan Glen Bard deklaroi se video që paraqiste Metën duke biseduar me Priftin nuk ishte e tjetërsuar. Ai deklaroi se procesi i tjetërsimit të një video do të ishte shumë i vështirë dhe se në lap topin e Dritan Priftit ai nuk kishte gjetur asnjë program kompjuterik që do të mund ta realizonte këtë tjetërsim. Eksperti amerikan u kundërshtua nga avokatët e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta dhe Gjykata e Lartë nuk e pranoi ekspertizën e tij duke caktuar tre ekspertët shqiptarë që deklaruan të kundërtën e ekspertit amerikan.

Në një deklaratë për shtyp deputeti Dritan Prifti reagoi lidhur me ekspertizën e videos duke shtuar se tre ekspertët kanë gënjyer publikun dhe drejtësinë. Sipas tij ekspertët kanë kryer krim me shtrembërimin e drejtësisë dhe së vërtetës ndërsa ka theksuar se ekspertiza e duhur realizohet vetëm nga specialistët e huaj.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar