Ekskluzive/ Ja video që tregon si u grabit kasaforta e postës me 130 mln lekë nga celula e 'xhindeve' në Krujë

Njeriu kryesor që mendohet se ka hapur derën e filialit të postës në Krujë, nga ku u vodhën 130 milion lekë, është pikërisht roja i policisë private “Nazeri 2000”, Besnik Parruca. Sipas hetimit të kryer nga prokuroria dhe policia e Krujës, ka rezultuar se Parruca nuk ndodhej në vendin, ku ishte caktuar me shërbim nga policia private, pasi në momentin kur grabitësit kanë shkuar në ambientet e postës, ai ka qenë në një vend tjetër.

Pamjet filmike të disa bizneseve në Krujë, të cilat “Shqiptarja.com” i disponon ekskluzivisht, tregojnë qartë se kur celula e “Xhindeve” të natës Gazmir Saka, Andi Rrexhepi, Mark Caka dhe Haziz Lika, janë afruar në orën 04:11 të mëngjesit tek porta kryesore e derës së postës, duke tentuar të heqin me kaçavidë bravën e saj, pikërisht në këtë moment ka rënë sistemi elektronik i alarmit të postës Krujë.

Njësia qendrore e policisë private dhe policia e Krujës, prej nga kontrollohen objektet shtetërore dhe private që kjo kompani ka në ruajtje, ka njoftuar me radio policin Besnik Parruca, që të vërente se çfarë kishte ndodhur në postë, pasi kishte rënë sinjali. Parruca nuk ndodhej në vendin e shërbimit dhe këto pamje filmike e tregojnë qartë se ai në orën 04:15 të mëngjesit pas njoftimit që kishte marrë nga qendra e policisë private, shkon me hap të shpejtë drejt filialit të postës.

Por sapo ka shkuar aty, Parruca ka treguar përpara policëve dhe prokurorëve të Krujës, se është ndeshur me disa persona të armatosur dhe është marrë peng dhe kërcënuar me armë, për ta hapur derën e postës.

Gjithçka ka ndodhur në 4 minuta,ku autorët në 04:11 afrohen me një makinë, zbresin prej saj dhe më pas afrohen pranë derës, duke u përpjekur të hapin bravën e derës. Por teksa katër personat mundohet, para tyre shfaqet polici privat Besnik Parruca, ku sipas këtij të fundit nën kërcënimin e armëve automatike ai është detyruar të hapë derën e filialit të postës, ku prej andej është grabitur kasaforta, brenda së cilës kishte plot 13 milion lekë të rinj si dhe 1.482 euro.

Pas largimit të autorëve, polici privat Parruca as nuk ka denjuar të njoftojë policinë lokale por edhe policinë private. Parruca nuk ka kryer sipas detyrimit njoftimin e shërbimeve të policisë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe kur është pyetur nga patrulla e policisë Krujë, nëse kishte ndonjë problem te Posta, ai ka thënë se nuk ka problem dhe se dera është e mbyllur, kjo për faktin sepse Parruca pretendon, se në ikje e sipër autorët e krimit e kanë kërcënuar me jetë nga autorët, për të mos treguar.

Për këtë çështje është shpallur në kërkim dhe një efektiv tjetër i policisë private “ARB”, i cili quhet Sllavko Troja.

 Ndërkohë dy ditë më pas nga grabitja e postës Krujë, prokuroria e Krujës, ka urdhëruar kryerjen e kontrolleve në banesat e Mark Caka, Gazmir Caka, Andi Paturit alias Rexhepi, Hysen Kica, Bujar Tafa, pasi kishte dyshime dhe të dhëna se ata mund të ishin autorë të grabitjes së postës. Gjatë kontrollit të banesës së Gazmir Saka, rezultoi se ky person, me qëllim për të fshehur provat, mbi çatinë e banesës së tij, mbi tjegulla, kishte hedhur (futur) në dy qese me shuma lekësh. Gazmir Saka dhe Andi Paturrij koknsiderohet sij njerëzit kryesorë të kësaj celule grabitësish, që vepronte në trekëndëshin Krujë, Durrës dhe Tiranë, dhe dyshohen se kanë kryer 18 grabitje.

Paturri është një emër i njohur për policinë e Durrësit dhe Krujës, pasi në qershor 2017 në kryqëzimin e Borizanës, ai ka sajuar një atentat me dy të shtëna, por pas verifikimeve të policisë ka rezultuar se e gjithë ngjarja ka qenë një sajesë. Ndërkohë është arrestuar më pas dhe dënuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të një pistolete”. Paturri është dënuar edhe më parë për vjedhje, aksident dhe shpërndarje droge.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën