TIRANË- Komisioni Europian ka konfirmuar ekskluzivisht për Report Tv se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, duke përgënjeshtruar kështu Sali Berishën dhe mediat pranë tij që prej ditësh aludonin për bllokim të negociatave.
Një zyrtar i Komisionit Europian i tha ekskluzivisht Report Tv se jo vetëm që nuk ka bllokim të negociatave, por po vijon puna për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare, për të hapur zyrtarisht, ashtu siç ishte premtuar grupkapitujt, "Tregu i brendshëm" dhe "Konkurrueshmëria e rritja gjithëpërfshirëse".
Për këtë, thotë zyrtari i Komisionit Evropian për Report Tv, janë duke vijuar diskutimet në Këshill, bazuar në propozimet e Komisionit. Ndërkohë, në reagim theksohet se po diskutohet hapja e të gjitha grupkapitujve.

“Jo, nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave me Shqipërinë. Në fund të vitit 2024, Shqipëria hapi dy grupkapitujt e parë brenda një periudhe të shkurtër kohe dhe dinamika në negociatat e anëtarësimit vazhdon ende.
Siç u përmend nga Komisionerja Kos gjatë misionit të saj në Tiranë javën e kaluar, Komisioni sheh perspektiva të mira që grupkapitujt 2 (Tregu i Brendshëm) dhe 3 (Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse) të hapen në javët në vijim, përmes mbajtjes së një Konference Ndërqeveritare. Diskutimet janë duke vijuar në Këshill, bazuar në propozimet e Komisionit.
Vijojnë gjithashtu përgatitjet për dy grupkapitujt e fundit (4 – Axhenda e Gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme, dhe 5 – Burimet, bujqësia dhe kohezioni), duke u mbështetur në rezultatet e procesit të shqyrtimit”, thuhet në reagimin ekskluziv për Report Tv.
Aludimeve për bllokim negociatash Sali Berisha i qëndroi edhe sot në konferencën për mediat, por ky reagim i Komisionit Europian për Report Tv nxjerr totalisht blof ish-kryeministrin.
“Përshëndes vendimin që kanë marrë, i garantoj se ylli polar, nordi i qeverisë së Aleancës për Shqipërinë Madhështore, do të jetë integrimi i bazuar në meritë i Shqipërisë në BE. Me Edi Ramën nuk ka integrim. Me Edi Ramën ka mashtrim”, tha Berisha në konferencën për mediat.
Po për këtë çështje sot pati një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili i dha një përgjigje opozitës dhe mediave pranë saj që shkruan ditët e fundit për shtyrje të negociatave me BE.
“Jemi të motivuar për t'u bërë anëtarë të BE brenda 2030. Do vazhdojmë me hapjen e kapitujve ndryshe nga sa është thënë ditët e fundit ndryshe nga sa është thënë nga këneta”, tha Rama.
Ndërkohë më 18 mars, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian diskutoi progres-raportin për Shqipërinë i hartuar nga Andreas Schieder, raportuesi i PE-së për Shqipërinë. Në draft raport vlerësohet progresin i bërë drejt integrimit.
Eurodeputetët përshëndetën përparimin e Shqipërisë në Integrimit Evropian, të evidentuar në hapjen e grup-kapitujve dhe ambicies për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027, duke vënë theksin veçanërisht në progresin e drejtësisë e duke evidentuar se SPAK po godet korrupsionin në nivele të larta.
Komente


Dikush t'ja thote Jorida Tabakut se po çirret e shkreta.
PërgjigjuNuk e tha as Jorida dhe as Saliu por e tha Polonia që ka presidencën e Bashkimit Evropian