Ekskluzive/ Lirohet pronari i clubit të njohur në ish-bllok: Nuk e sjell unë kokainën nga Kolumbia, kamerierit nuk i kontrolloj dot edhe bre***

Ekskluzive/ Lirohet pronari i clubit të njohur në ish-bllok: Nuk e sjell unë kokainën nga Kolumbia, kamerierit nuk i kontrolloj dot edhe bre***

Orial Peçi, pronar i 'de Charme'

TIRANE - Lirohet pronari i clubit 'de Charme' në zonën e ish-bllokut i arrestuar më 31 gusht me akuzën nga hetimet paraprake, se e kishte përshtatur lokalin në ambient për përdorimin e kokainës duke shfrytëzuar kamerierët dhe banakierët për lidhjet me klientët. Orial Peçi 38 vjeç u lirua sot së bashku me menaxherin e lokalit Arbër Alkurtaj22 vjeç të cilët morën masën "detyrim paraqitje". I vetmi që mbetet në burg është kamerieri Albi Llangozi, i cili gjatë kontrollit të befasishëm në club, u kap me kokainë.

Në një reagim për Shqiptarja.com, Orial Peçi hedh poshtë akuzat se ka pasur dijeni për ndonjë skemë të shitjes së kokainës dhe thotë se nëse ndonjë nga punëtorët e tij e ka bërë, atëherë është përgjegjësi e tyre. "Secili prej punëtorëve ka përgjegjësi ligjore në kurrizin e vet dhe se shesin apo prodhojnë lëndë narkotike i përgjigjen ligjit vetë", shprehet pronari i 'de Charme'.

Peçi thotë se ky kontroll ishte i dyti në biznesin e tij dhe se nëse do të bëheshin aksione edhe në clube të tjera nate në bllok dhe më gjerë në Tiranë, do të gjendej drogë, pasi siç thotë ai, 'de Charme' nuk është i vetmi vend ku ka klientë që janë përdorues droge.

"Po të më kishin gjetur mua diçka të paligjshme jua siguroj që nuk do isha jashtë. Kam të ardhura të konsiderueshme nga 3 bizneset, jam kryefamiljar, kam një fëmijë dhe dy prindër në pension dhe asnjë objektiv nuk më shtyn të shes apo prodhoj lëndë narkotike. "de Charme" fluksin e ka rreth orës 3-4 të mëngjesit, ka shumë klient që vinë nga lokalet e tjera dhe kalojnë orët e tjera të mëngjesit tek ne. Drogën nuk e prodhoj unë në Tiranë as nuk e sjell nga Kolumbia, as nuk jua fus unë në hundë njerëzve dhe spacatorët nuk i lej unë të qarkullojnë nëpër Tiranë. Policia e Shtetit ka të gjitha mjetet për t'i kapur sic bëri dhe me kamerierin që shiste në lokalin tim por jo të më njollosë mua biografinë time e të më dëmtojë punën se gjen dikë që shet në një ambient të errët me 300 klientë. Për mua është mungesë profesionalizmi ose qëllim për dëmtimin e biznesit tim. Unë kam për detyrë të kontrolloj stafin tim si i shërben klientit dhe jo t'i kontrolloj a kanë fshehur drogë tek bre*** , apo në mes të errësirës shet copa në lokal. Nuk jam lokali i vetëm ku ka edhe klientë përdorues të drogës për fatin e keq orari i një night clubi është delikat dhe unë jam munduar ta kontrolloj maksimalisht. Por jua garantoj që në të gjitha lokalet e natës në bllok e në Tiranë, në New Yourk, a në Paris po t'ju bëhet kontroll si tek Decharmi të njëjtat detaje do ketë, mos të them dhe më të mëdha", thotë Orial Peçi në reagimin për Shqiptarja.com.

38-vjeçari rrëfen më shumë detaje mbi natën kur uniformat blu ndërhynë në kontrollin e befasishëm, me vendim të gjykatës pasi më herët policia dhe prokuroria kishin dokumentuar aktivitetin kriminal, siç u shpreh Policia e Shtetit në njoftim zyrtar.

 "Sa i përket kontrollit, nuk kisha më shumë se 5 minuta që kisha hyr në lokal kurse menaxheri nuk ka qenë prezent fare në objekt kur policia ka ushtruar kontroll. Menaxheri është thirrur nga unë mbas 1 ore për të qenë prezent meqë ai ishte administrator i lokalit Decharme. Policia na mori të gjithëve si staf për pyetje dhe për ta bërë sa më te bujshme na dhanë dhe neve masë arresti, mua dhe administratorin e biznesit tim kur në gjykatë ranë poshtë nga gjyqtari duke mos pasur asnjë të vetme prove që na kishte ngarkuar policia "prodhim, shitje narkotikësh edhe përshtatje ambienti për të konsumuar lëndë narkotike", thotë shprehet pronari i 'de Charme'.

Ai hedh akuza se e gjitha mund të ketë ndodhur nga persona që duan ta sulmojnë për t'i prishur imazhin për shkak të konkurrencës.

"Kam që 16 vjeç që kam filluar tregtinë e deri më sot zotëroj 3 biznese të cilat i kam ngritur me djersën e ballit e do i mbroj me gjak nga çdokush qe do mi cenoj. Kam 22 vite që përballem me shumë stuhi të së keqes e klaneve korruptive të Shqipërisë me konkurrencën e smirën e shumë personave, po jua siguroj që në këto 22 vjet çdo pjesë të bizneseve që zotëroj i kam ngritur me ndershmëri e djersë nuk mi shkel dot asnjëlloj fshatari momental që i jepet një post drejtues ose ndonjë konkurrenti të pazot që mundohen me ryshfete të me godasin imazhin e punën të ngritur prej vitesh", thotë Peçi.

Pronari i clubit të natës në zonën e ish-bllokut thotë se të arrestuarit dhe shoqëruarit e tjerë, nuk i njihte, pasi ishin klientë në lokalë dhe shton se edhe klientë që u kapën me thikë dhe fishekë, u lanë të lirë që më 31 gusht.

"Njëri prej tyre përdorues me një cop kokaine në xhep dhe tjetri kishte një thikë me xhep kurse ata që kishin 9 plumba i liruan ditën e parë nga komisariati dhe nuk ishin fare në gjyq", thotë Peçi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 06/09/2019 10:44

    Shume padrejtsi ne shqiperi kur nje person punon me djersen e ballit dhe policia e korruptuar te prish imazhin per te mbuluar poshtersite e dikujt tjeterqe ne koken e tij la veq urrejtje per njerezit e ndershem turp..

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 05/09/2019 09:38

    Si duket eshte e qarte se “dikush” tenton ta “fus” edhe kete pronar dhe keto lokale “ne protekcionin” e tij - qe do te thote ose ne lokale te tij te shitet “ malli” i atij qe furnizon ose kontrollon produktin, ose qe pronari te “marr” hise me te vogel nga ky “aktivitet”. Tjeter nuk ka ne kete mes. Te gjithe e dim qe ne secilin prej “lokaleve” te ngjajshme ka “furnizime” te tilla ne “menyn” e ofruar - perveq narkotikeve ka edhe prostituta etj etj.

    Përgjigju
    • Trial: 05/09/2019 15:26

      SHUME EVERTET PO KTE PUNE E DI ME MIRRE O.BISTRI SHEFI I KOMISARIATIT 2 DHE GRUPI KRIMINAL NGA BASHKIA E MEMALIAJT ME TE CILIN PUNON E QE E FAVORIZON PER NGRITJE NE DETYR...

  • andi: 05/09/2019 08:41

    kamarieret jane mostra. un kam vete lokal dhe e di qe kur dalin nga shtepia nisen me te vjedh kryesisht, ose me bo bisnes ne bisnesin tend, si ne rastin e Orialit. eshte e pa shmangshme.

    Përgjigju
    • Xhulio: 06/09/2019 21:53

      Ndoshta je ma moster ti qe ke kte mendim per kamarier ... Kamarier eshte 80 % e pune ne lokal pastai varet si e respekton ti kamarier

    • Don: 06/09/2019 17:32

      po ta paguash kamarierin 150 mije leke te vjetra dhe ta trajtosh harbutshe, normale do te te vjedhi , jo vetem juve por te gjithe pseudopronareve

  • anna: 05/09/2019 07:27

    E shikoni o kamariere e te tjere si ju keta jo vetem jua lene fajin te gjithe juve ,por po jua dha truri ju fusin dhe plumbin .

    Përgjigju
  • Loti: 05/09/2019 02:03

    Ne Shqiperi si ne gjith boten Pronari s pergjigjet per kamarjerin. Maximum lokalit i vihet gjobe, mund dhe te mbyllet per ca kohe. E pashpjegushme pse pronari u fut brenda kaq dite kur fajin e ka pranuar kamarjeri. Po manaxheri? Policise i ka hy vetja ne qef.

    Përgjigju
    • Xhulio: 06/09/2019 21:57

      Si ne Shqiperi edhe ne bote Pronari e din cfare aktiviteti po zhvillohet ne ambjetin e vet ...Nqs eshte pa faj e paradalon vet ... Jo nderhyrja e policise

  • Emigranti: 04/09/2019 22:43

    Si gjithmone e ha peshku vogel Nuk behet me Shqiperia.. E kemi fiksuar ne jashte saj dhe ata qe jetojne ne ate kazan aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj