Zbulohen të tjera fakte dhe dokumente, të cilat e bëjnë më të qartë skemën e abuzimit me 400 milionë USD nga qeveria “Berisha” dhe kompania çeke ‘CEZ’, me anë të njohjes së borxhit të keq dhe lëvizjeve të çmimit të energjisë sipas vektorit të interesave, gjithnjë në dëm të shqiptarëve.
Në skenë shfaqet sërish sekseri Nuel Kalaj, i cili ka ndërmjetësuar privatizimin e OSSH nga CEZ, duke tërhequr më pas 7 milionë euro në Tiranë, me çanta, pa paguar taksa dhe duke i larguar nga Shqipëria.
Shqiptarja.com publikon një dokument, i cili konfirmon se Nuel Kalaj, sot në kërkim nga policia për ta sjellë me forcë për të dëshmuar në komisionin hetimor, ka rolin e tij edhe në njohjen e rritjes së nivelit të borxhit të keq CEZ-it nga qeveria “Berisha”, duke i shkaktuar shtetit shqiptar qindra milionë euro dëm.
Konkretisht, ish-drejtori i kompanisë CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, në 17 nëntor të vitit 2011, i raporton Nuel Kalajt lidhur me përpjekjet për të bindur qeverinë “Berisha” për t’i njohur CEZ-it rritjen e nivelit të borxhit të keq, në kundërshtim me dy vendime qeverie, të cilat rregullonin procesin e privatizimit të OSSH, duke mos lejuar rillogaritjen e borxhit të keq në dëm të buxhetit të shtetit.
E-maili i Josef Hejsek
Përmbajtja e e-mailit të Josef Hejsek konfirmon se Kalaj informohet për çdo lëvizje mes palëve, për favorizimin e CEZ. Dokumenti konfirmon gjithashtu se sa herë negociatat vështirësohen, çekët vënë në lëvizje Kalajn.“I dashur Nuel! Këtë pasdite, ne jemi këshilluar që sot kemi datën e duhur për të depozituar njoftimin tonë të faktit për rreziqet e pjesshme të garancisë që reflektojnë vendimin e ERE për studimin e borxhit të keq nga Deloitte. Ne depozituam disa njoftime fakti në janar të 2010 për sa i përket studimit të nivelit të humbjeve. Kur në ramë dakord në qershor për humbjet, njoftimi i faktit u anulua. Tani ne jemi në të njëjtën situatë, studimi i borxhit të keq nuk u aprovua dhe sot ne kemi ditën e fundit për ta bërë atë. Ne do të veprojmë në të njëjtën mënyrë – kur studimi i borxhit të keq të miratohet siç u dorëzua nga Deloitte, CEZ do të depozitojë njoftim përsëri. Unë doja të të informoja për këtë situatë. Jemi në dialog aktiv me Bankën Botërore, por ata kanë opinione të ngjashme”, thuhet në e-mailin e Josef Hejsek.
Ndërhyrja
Pas ankesës së çekëve, sekseri Nuel Kalaj duket se ka lëvizur mekanizimin e pushtetit të atëhershëm. Katër muaj më vonë, me datë 30 Mars 2012, me letrën nr. 281/2, ish-kreu i ERE, Sokol Ramadani i kërkon ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, favorizimin e CEZ me anë të borxhit të keq. Nga ana e tij, me shkresën Nr. 4512 / 3, datë 5. 04. 2012, Ridvan Bode mbështet Entin Rregullator të Energjisë për t’i njohur rritjen e borxhit të keq CEZ, në kundërshtim me dy vendime qeverie. “Ministria e Financave, në cilësinë e garantorit mbështet skemën e propozuar nga ana juaj për tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në letrën e Bodes. Në datën 15.06.2012, ERE merr vendimin për favorizimin e CEZ, duke njohur rritjen e nivelit të borxhit të keq nga 14 për qind, në 16.85 për qind. Në shtator të 2011, ERE kishte njohur rritjen e nivelit të borxhit të keq CEZ nga 4 për qind në 14 për qind, por CEZ nuk ishte i kënaqur. “Nivelet e borxhit të keq sipas studimit për vitet 2008 , 2009 , 2010, janë respektivisht 14,86%, 16,85 % dhe 19.73%”, thuhet në vendimin e ERE.
Nuel Kalaj
Ish-drejtori i kompanisë CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, në 17 nëntor të vitit 2011, i raporton Nuel Kalajt lidhur me përpjekjet për të bindur qeverinë “Berisha” për t’i njohur CEZ-it rritjen e nivelit të borxhit të keq.
Lëvizja
Pas ankesës së çekëve, Nuel Kalaj duket se ka lëvizur mekanizimin e pushtetit të atëhershëm. Katër muaj më vonë, ish-kreu i ERE, Sokol Ramadani i kërkon Ridvan Bodes, favorizimin e CEZ me anë të borxhit të keq.
Kolonë
Letra e Josef Hejsek për Nuel Kalajn
“I dashur Nuel,
Këtë pasdite, ne jemi këshilluar që sot kemi datën e duhur për të depozituar njoftimin tonë të faktit për rreziqet e pjesshme të garancisë që reflektojnë vendimin e ERE për studimin e borxhit të keq nga Deloitte. Ne depozituam disa njoftime fakti në janar të 2010 për sa i përket studimit të nivelit të humbjeve. Kur në ramë dakord në qershor për humbjet, njoftimi i faktit u anulua. Tani ne jemi në të njëjtën situatë, studimi i borxhit të keq nuk u aprovua dhe sot ne kemi ditën e fundit për ta bërë atë. Ne do të veprojmë në të njëjtën mënyrë – kur studimi i borxhit të keq të miratohet siç u dorëzua nga Deloitte, CEZ do të depozitojë njoftim përsëri. Unë doja të të informoja për këtë situatë. Jemi në dialog aktiv me Bankën Botërore, por ata kanë opinione të ngjashme”.

Letra e Ridvan Bodes për ish-kreun e ERE
“Me letrën tuaj nr. 281/2, datë 30 Mars 2012, ju na informoni për disa probleme që kanë lidhje me situatën e vështirë me të cilën po përballet sektori elektroenergjetik dhe që konsistojnë në gjendjen e vështirë financiare të kompanisë CEZ, e cila sipas CEZ ishte rezultat i disa vendimmarrjeve të ERE të bëra në kundërshtim me marrëveshjen e mbështetjes qeveritare, kuadrin rregullator dhe deklaratën rregullatore. Nisur nga kjo situatë ju propozoni: 1. Njohjen e borxhit të keq prej 16.85 %. 2. Mbajtjen e tarifave për konsumatorët të pandryshueshme. 3. Mbajtjen në nivelin 2.2 lekë / këh të tarifës së KESH. Për sa më sipër, bazuar në kuadrin ligjor respektiv, rekomandimet dhe korrespondencat e fundit me Bankën Botërore, minimizimin e riskut të ekspozimit të vendit ndaj proceseve gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare si dhe për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike, Ministria e Financave, në cilësinë e garantorit mbështet skemën e propozuar nga ana juaj për tejkalimin e kësaj situate”.
Vendimi i ERE-s që plotëson kërkesën e CEZ
Çështja e Borxhit të Keq për të cilën është marrë vendimi nr. 99, datë 30 Shtator 2011, është çështje e garantuar sipas ligjit nr. 10126, date 11.05.2009, “Për ratifikimin e “Marrëveshjes se garancisë ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për garantimin e projektit te privatizimit te OSSH sh.a-se”, çështje për të cilin CEZ Shpërndarje ka paraqitur Njoftimin e Pretendimit dhe Njoftimin e ngjarjes pranë Ministrisë se Financave dhe Bankës Botërore. Qeveria në shkresat e nr. Prot 4512/3, date 5.04.2012, dhe nr. Prot 4512/7 datë 12.06.2012, të Ministrisë së Financave në cilësinë e Garantorit ka mbështetur propozimin e Bankës Botërore për rikonsiderimin e Borxhit të Keq dhe niveleve përkatëse të tij sipas studimit, duke përjashtuar efektin e mospagesave të subjekteve shtetërore në nivelin e borxhit të keq, me argumentin se kjo do të minimizonte riskun e ekspozimit të vendit ndaj proceseve gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.
Për gjithë sa me sipër cituar Bordi i Komisionerëve të ERE-s:
Vendosi
1. Miratimin e Studimit të Borxhit të Keq të përgatitur nga eksperti financiar i pavarur Deloitte. Nivelet e Borxhit të Keq sipas Studimit për vitet 2008 , 2009 , 2010, janë respektivisht 14,86%, 16,85 % dhe 19.73% .
2. Llogaritja e Borxhit të Keq kryhet sipas pikës 5.2 të Deklaratës Rregullatore.
3. Drejtoria Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë CEZ Shpërndarje sh. a për vendimin e Bordit të Komisionerëve.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO