Ekskluzive/ Me flamurin kuqezi në Parlamentin serb, flet për Report TV Shaip Kamberi: Kurrë nuk është e lehtë që në Serbi të bësh diçka

Gazetarja: Gëzuar Festat e 28 Nëntorit të gjithë Shqiptarëve. Dhe për ti uruar sa më mirë të gjithë shqiptarët ne kemi zhvilluar një bisedë me Shaip Kamberin, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Z.Kamberi, faleminderit që pranuat këtë ftesë për të folur për Report TV.

Shaip Kamberi: Faleminderit për Ftesën tuaj dhe shfrytëzoj rastin t’u uroj të gjithë shqiptarëve festën e Flamurit.

Gazetarja: Z. Kamberi nuk mund ta mohoj se të gjithë shqiptarët përjetuan një ndjenjë kënaqësie dhe krenarie, pas gjestit tuaj në parlamentin serb. Të shikosh atë flamur në Parlamentin serb është me të vërtetë një ndjenjë e jashtëzakonshme. Cfarë ju nxiti të ndërmerrni këtë veprim pikërisht tani në vigjilje të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Çlirimit?

Në parlament ishte e pranishme qeveria e Serbisë, e cila çdo të enjte të fundit të muajit është e pranishme për të dëgjuar pyetjet e deputetëve. Dhe meqë është fundi I mandatit unë kasha vendosur të shtroja temën më të ndjeshme me të cilët përballen shqiptarët këtu, përdorimin e lirë zyrtar të simbolit kombëtar. Prej vitesh ne jemi munduar të ndryshojmë ligjin I cili ndalon përdorimin e simboleve kombëtare në vend. Përveç fjalëve unë vendosa se kishte ardhur koha të tregoja këtë gjë me gjeste. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të privuar nga një nga elementët më të rëndësishëm të identitetit kombëtar dhe ne kemi një ligj që e pengon atë. Prandaj edhe kërkesa ime është që të ndryshohet ai ligj, në përputhje me një frymë barazie që mbizotëron në shtetet e tjera të rajonit, sikurse në Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi.

Gazetarja: A mendoni se në një kohë të afërt edhe në Komunat shqiptare në Serbi, do të mund të përdoren shpejt simbolet kombëtare njëjtë siç e theksuat ju?  

Kurrë nuk është lehtë që në Serbi të bësh diçka. Ne jemi në këtë shtet në një proces të dialogimit prej 20 vitesh, që nga momenti i përfundimit të luftës. Serbia gjen mundësi për të zgjatur procesin. Nuk besoj se do të ndërrojë kahun, për vetë shkakun se shumë ministra shpallin qëndrime anti-shqiptare. Unë besoj se në rrugën e integrimit. Unë nuk shoh rrugë tjetër të përmirësimit të kushteve tona përveç dialogut Kosovë-Serbi dhe integrimit Evropian. Unë besoj se Serbia është një proces bisedimesh me Republikën e Kosovës.  Unë pres që autoritetet kosovare që të shtrojnë ato kërkesa që rëndojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, në radhë të parë atë të përdorimit të simboleve kombëtare. Sepse Kosova i garanton me ligj përdorimin simboleve kombëtare komuniteti serb dhe pakicave të tjera. Përdorimin e simbolit kombëtare dhe përfaqësimit në strukturat përfaqësuese, që komunitetet e tjera në Serbi nuk i kanë.

Gazetarja: Z. Kamberi a mund të na tregoni sesi po festohet 28 Nantori në Komunat shqiptare në Serbi? Për vetë faktin se edhe në Shqipëri dhe në trojet e tjera shqiptare po festohet ndryshe për shkak të pandemisë.

Kamberi: Pikërisht ne kemi dy faktorë të cilët pengojnë një festim më të madh të festës së flamurit. Së pari është fakti i mohimit me ligj i përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare. Po r është edhe çështja e pandemisë e cila ndalon grumbullimin e më shumë se 5 personave. Gjatë ditës ne do të vendosim kurora në varrezat e dëshmorëve dhe brenda objekteve politike do të bëjmë organizime të vogla. Por për shkak të pandemisë ne duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Gazetarja: Unë do të doja të kthehesha edhe njëherë tek gjesti juaj në parlamentin e Serbisë. Në median në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë kjo gjë është vlerësuar shumë. Por si është perceptuar kjo në median serbe?

Shaip Kamberi, Pavarësisht se cilat janë ato media që shkruajnë, janë mediat proqeveritare në Serbi mbi 90 % që e kanë paraqitur si skandal. Mediat e tjera janë më të matura. Unë sot kam dhënë një intervistë për Danasin, e përditshme opozitare në raport me pushtetin aktual  dhe me pyetjet e tyre ishin shumë pragmatike e në frymën e një qytetarie, jam munduar dhe unë t’ju jap një përgjigje. Mediat afër Presidentit Aleksandër Vuçiç janë ato që e paraqesin si një skandal dhe rrënim të dinjitetit të parlamentit serb.

Gazetarja: Zoti Kamberi, ju me sa kemi parë  në karrierën tuaj politike ka vite që jeni përfshirë në karrierën politike dhe keni qenë edhe më parë pjesë e parlamentit serb , pse e morët këtë vendim pikërisht tani apo ishte kjo dhurata juaj për shqiptarët në këto kohë të vështira?

Shaip Kamberi: Unë kam qenë në një gjysmë mandati deputet në 2014 – 2016, kemi shtruar edhe atëherë tema të tilla, është përmendur dhe më parë tema e Flamurit. Këtë radhe ishte edhe radhitja e rrethanave, e enjtja e fundit kur qeveria ishte prezent  dhe mënyra më e mirë drejtpërdrejt për të shtuar pyetjet që ishte afër me Festën e Flamurit. Unë kam dashur që me iniciativën time që ia kam adresuar Kryeministres dhe Ministres për të Drejtat e njeriut , të inicioj një proces të ndryshimit të ligjit që pengon përdorimin zyrtar të Flamurit  por jo vetëm të flas me fjalë por edhe në mënyrë simbolike  të demonstroj njësojshmërinë që të lejohet të shprehet edhe identiteti ynë sepse jemi pjesë e pandashme e mbarë kombit shqiptar.

Gazetarja: “A ka deputetë të tjerë të pakicave të tjera të cilët e mbështesin iniciativën tuaj për ndryshimin e ligjeve për simbolet kombëtare?

Shaip Kamberi :  Ne jemi grup deputetësh prej 6 vetash, 3 shqiptarë dhe 3  boshnjakë të Sangjakut që do e përkrahim këtë iniciativë.  244 të tjerë janë pjesë e pozitës, e partive  që janë në pushtet dhe është e pritshme që ata s’do ta përkrahim iniciativën,  megjithatë ne do të vazhdojmë të insistojmë në ndryshimin e ligjeve të cilat i konsiderojmë diskriminuese, dhe me kohën do të  bindet edhe Serbia që nuk mund ta mbaj gjatë një ligj diskriminues nëse pretendon që të jetë pjesë e familjes evropiane.

Gazetarja: Zoti Kamberi, ju falënderoj për këtë intervistë edhe shpresoj që shumë shpejt dhe në territoret shqiptare në Serbi do të shohim edhe simbolet kombëtare shqiptare , në të gjitha rrugët e këtyre qyteteve dhe ju të mund të festoni bashkë me ne njësoj si të gjithë shqiptarët në të gjithë trojet e tjera dhe të  arrini të miratoni këtë iniciativë tuajën .

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 28/11/2020 14:52

    prandaj nuk ecim se bejme vetem xheste idiote qe mr shume jane provokime sesa vepra te dobishme ,ceshtja eshte si ti rregullohet sa me mire o erditshmeria shqiptareve ne serbi dhe jo te ngreme drone e te nxjerrim flamuj kot me kot ....nuk shoh ndonje krenari te madhe qe flamuri shqiptar del ne parlamentin serb,persa kohe shqiptaret kane probleme te perditshmerise etj ....jane xheste prej idiotesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja