Ekskluzive/ Ndahen rrugët me Bashën, anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re! Drejt fundit Statuti

Sezoni i ri politik do t’i japë jetë një lëvizje të re politike, produkt i lindur si rezultat i betejës gati 3 vjeçare dhe skizmës brenda forcës më të madhe në opozitë, Partisë Demokratike. Pasi Gjykata e Apelit vendosi në qershor t’i japë vulën e Partisë Demokratike, grupit të Sali Berishës, Lulzim Basha çoi vendimin në Gjykatën e Lartë dhe para se të ndërmarrë një iniciativë të re politike, vendosi të marrë më shumë kohë me rekursin.

Por jo i gjithë grupi i tij e ndoqi në këtë rrugë. Anti-Berishistët më të zëshëm, më në krye Enkelejd Alibeajn kanë vendosur të çojnë para idenë e krijimit të partisë së re.

Report Tv ka mësuar se gjatë verës, teksa thuajse e gjithë politika pushonte, janë drejt përfundimit të mbledhjes së firmave të nevojshme, 3000 të tilla që duhen për krijimin e një partie të re, ndërsa ekspertët ligjorë po punojnë për detajet e fundit të Kushtetutës së një partie politike, statutit.

Në dokument, të cilin Report Tv e ka lexuar, detajohen parimet mbi të cilin “anti-berishistët” të shkëputur me kohë prej Sali Berishës e së fundmi edhe nga Lulzim Basha, hodhën hapat për krijimin e partisë së re.

Partia, sipas statutit, parashikohet të funksionojë mbi një ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Njëjtë si shteti, edhe ndërtimi i partisë është bazuar mbi “ndarjen e pushtetit politik, atij administrativ dhe atij gjyqësor, të cilët ndihmojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, duke balancuar të gjithë funksionimin e brendshëm të saj.”

Risi është edhe krijimi i një entiteti garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë. Ky entitet do të ketë kompetencat e thirrjes dhe ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë sa herë që do të vihen re deformime të parimeve mbi të cilat është krijuar dhe ndërtuar partia.

Edhe kryetari, njëjtë si në PD do të zgjidhet përmes votës së anëtarësisë.

“Në hartimin e statutit kemi pasur qëllimin të parashikojmë demokracinë e drejtpërdrejtë (atë që rrjedh drejt e nga anëtari i më i thjeshtë i partisë) si elementi kryesor mbi të cilin bazohet ndërtimi dhe funksionimi i partisë” i tha një burim Report Tv, i cili teksa citon statutin evidentoi faktin se grupimi synon të përcjellë idenë e një partie, jo të kryetarit. 

“Demokracia e drejtpërdrejtë e ushtruar në mënyrë të shpeshtë, e shoqëruar edhe me ndarjen e pushteteve brenda organizimit politik sjell në jetë një subjekt me demokraci të brendshme funksionale dhe largimin nga kulti i individit”, sqarohet në Statut.

Report Tv ka mësuar se shpejt, do të vendoset edhe emri dhe pritet që kjo alternativë e re të prezantohet publikisht. Do të mbetet për t’u parë nëse do të jenë zërat kundër Berishës ata që do t’i bashkohen si anëtarë kësaj partie të re dhe nëse do t’i besohet Enkelejd Alibeajt, si një prej kritikëve më të mëdhenj të Berishës drejtimi i forcës më të re politike brenda së djathtës.

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 24/08/2024 09:04

    Keta qe kerkojne te formojne parti te reja nuk rrijne dot pa parti , pa qene kryetar apo e kane gjetur si rruge per te jetuar ( vjedhur )

    Përgjigju
  • Bim: 24/08/2024 06:56

    Ne Shqiperi PD dhe PS kan punuar aq mire sa eshte e veshtire per çdo parti tjeter te marre vota. Jemi vendi perfekt

    Përgjigju
  • Iris: 24/08/2024 02:20

    /VIKING/,e si e mbaka //Ram shqiptari// partine sipas jush,e mban me autokraci te brendeshme e me larje duarsh sa here sejmenet e tij kapen me gishtat ne mjalte?! Sa per Alibeajn,ai u infektua nga virusi qe i prek rendom shqipot qe i hyjne politikes.Qendroi per disa muaj ne maje te plehut,gjate mungeses se Bashes dhe i pelqeu pamja prej andej,i pelqeu te qenet /kryetar/,ku urdheronte dhe nuk urdherohej dhe te gjithe te mirat qe vijne me te,ashtu sic u pelqeu me pare ky pozicion historikisht dhe Zogut,Enverit,Nanos,Berishes,Rames,Metes,Bashes qe na u ngulen e disa u shkulen vetem me force,ose nga vdekja,kurse me keta te tjeret kemi akoma pune per t'i shkulur si barera te keqia ne kopesht.Dhe Alibeaj nuk ka per te patur shume ndryshim nga kryetaret e tjere dhe asgje te re mos prisni,pervecse /kryetarllekut te perjetshem/.

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 23/08/2024 20:08

    O Enkeled Alibeaj tani bjeri zavallit se smer mē pjes nē politik o hipolit. Do bohesh si Jozefina Zhelefina qē hapi partin e vet e pēr 2 muaj e haroi e servile te sSala shkoi. Sa tē jetoi Sali Bajga ti sbon hajēr o Alibeja.

    Përgjigju
  • Viking: 23/08/2024 18:00

    Vetem Ram shqiptari din me kriju e mbajtë nën sqetull partinë! Enkelejdi, duhet me e pyet se si mbahet Partia! E ndoshta te behet aléat!

    Përgjigju
  • Vali: 23/08/2024 15:43

    E kan provu burra me te mire para ktyre me kriju partiçka diversioniste por kan deshtu keq fare.ca jan kthy ne shpi me koken ulur, ca te tjere se dime nga behen.

    Përgjigju
    • Likj: 23/08/2024 21:48

      Hera pas herë lepirje

    • XXX: 23/08/2024 16:47

      Ti ri aty jepi bythen Sales sa here ta kerkon

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim