Ekskluzive/ Ndocaj pa drita, 3 
vite pa paguar...1,9 milionë lekë!

Ekskluzive/ Ndocaj pa drita, 3 <br />vite pa paguar...1,9 milionë lekë!
TIRANË - Prej ditës së hënë deputeti i parlamentit shqiptar, Eduart Ndocaj nuk ka drita në shtëpinë e tij në Lezhë. OSHEE në këtë qytet, i ka prerë energjinë elektrike deputetit “kaubojs”, në datën 8 shkurt. Gjithçka ka ardhur pas një borxhi të madh të akumuluar nga familja Ndocaj, dhe mospagesës edhe në kohën kur ai u kthye në Shqipëri për të ushtruar mandatin e deputetit. Shqiptarja.com disponon dokumentin e plotë të të dhënave në sistemin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku rezulton, se deputeti ka 14 kontrata për furnizim energjie me OSHEE-në, dhe në 13 prej tyre, ai ka konsumuar energji, të cilën nuk e ka paguar, duke shtuar kështu në faturën e tij personale edhe kamatëvonesat.

Aktualisht fatura e tij totale ndaj OSHEE-së, për 14 objektet në pronësi të tij, arrin në vlerëson e 19 milionë lekëve të vjetra. Në terma fikse, fatura është 1 915 846.04 lekë të rinj. Deputeti që ekspozon makina luksoze dhe bamirësi të shpeshta, duket se ka anashkaluar një detyrim shtetëror, shtuar këtu edhe aksionin qeveritar për pagesën e faturave të energjisë. Këtë aksion Ndocaj nuk e ka parë si një mundësi për të shlyer detyrimet, por kjo i ka kushtuar me ndërprerjen e energjisë.


Banesa familjare
Ditën e hënë të kësaj jave, OSHEE-ja e Lezhës ka shkuar në shtëpinë ku banon Eduart Ndocaj së bashku me prindërit e tij, tashmë që është rikthyer nga Italia pasi fitoi mandatin e deputetit. Meqë faturat nuk ishin shlyer dhe konsumatori Ndocaj nuk kishte shfrytëzuar skemën e operatorit të shpërndarjes për lidhjen e një kontrate për shlyerje me këste, punonjësit kanë prerë energjinë elektrike. Shqiptarja.com u interesua pranë zyrave qendrore të OSHEE-së, për të mësuar nëse dritat ishin rilidhur nga familja Ndocaj, por burime të besueshme jo zyrtare, konfirmuan se energjia nuk ishte rilidhur. Siç pasqyron dhe në rrjetin e tij social, Ndocaj ndodhet që prej fundjavës së shkuar në Itali, gjë që me sa duket, nuk i ka dhënë mundësinë të shlyejë faturën pranë zyrave të OSHEE-së.

Apartamentet e Plazhit
Veç shtëpisë së tij të banimit, Ndocaj zotëron dhe më shumë se 10 objekte të tjera, apartamente dhe dyqane në zonën e Shëngjinit, të cilat i jep me qira për pushuesit. Të njëjta burime saktësojnë për Shqiptarja.com se prej faturave të papaguara, edhe këtyre objekteve, energjia ju është ndërprerë që në fund të verës dhe ende nuk ju është rilidhur. Siç mund ta shihni edhe nga fotot e dokumentit, bëhet fjalë për të paktën 8 objektet e para, që kanë numra kontrate të njëpasnjëshme me OSHEE-në, çka tregon se ndodhen në të njëjtin bllok pallatesh, dhe konsumator rezulton deputeti Eduart Ndocaj.

Burime pranë OSHEE-së konfirmojnë se nuk është nënshkruar asnjë kontratë për pagesën me këste të energjisë, çka e tregon dhe informacioni i printuar nga sistemi, ku ai rezulton debitor.  Edhe vlera e kamatëvonesave është e madhe, çka tregon se koha e fillimit të “borxhit” ndaj OSHEE-së është e gjatë, dhe borxhi i deputetit, shtohet përditë. Marrja e mandatit të deputetit nga Ndocaj, nuk e ka penguar OSHEE-në të ndërpresë energjinë në objektet e tij.   
 
Pasuria/ Çifti Ndocaj 710 mijë euro kredi, 20 apartamente, vila e troje, por s’deklaron biznesin
Në deklaratën e pasurisë së tij, Eduart Ndocaj ka deklaruar tri apartamentet në Itali, me vlerë 950 mijë euro. Kësaj shume i shtohet edhe një tjetër shifër e majme plot 100 mijë euro, e cila rezulton të jetë dhe vlera e një shtëpie private në emër të Eduart Ndocajt në fshatin Shëndëlli të qytetit bregdetar të Sarandës. Ndërkohë që apartamentet e tjera, përveç kësaj shtëpie private, të cilat janë në bashkëpronësi të deputetit Ndocaj me bashkëshorten, rezultojnë të jenë marrë prej tyre falë investimeve bankare.

Pjesa tjetër e apartamenteve (14 në Shëngjin dhe një në Lezhë) që ka çifti Ndocaj në bashkëpronësi sipas deklaratës së pasurisë në ILDKPKI kapin vlerën e 34 580 220 lekëve. Ndërsa dy apartamentet e tjera dhe një bodrum që janë porositur nga çifti Ndocaj në Tiranë kapin vlerën e 496 160 eurove. Çifti Ndocaj rezulton se ka edhe tri dyqane në qytetin e Lezhës, dy prej tyre në emër të Valentina Ndocajt, ku të tre së bashku kapin vlerën e 12 640 000 lekëve. Sipas deklaratës së tij, deputeti Ndocaj disponon 1200 m² truall në Shëngjin, si dhe 16000 m² tokë e trashëguar e përfituar nga reforma e ligjit 7501.

Sipas deklaratës zyrtare të depozituar në ILDKPKI, rezulton se shuma e pashlyer e kredive që kanë marrë çifti Ndocaj kap vlerën e 710 000 eurove. Kështu, të dy së bashku numërojnë tri kredi të marra së bashku. Për një kredi të marrë që në vitin 2002 me vlerën 185 000 euro, për të cilën janë ende në proces gjyqësor, rezulton se kanë për të shlyer edhe 130 000 euro detyrim financiar. Ndërkohë që për një tjetër kredi të marrë që në vitin 2007 me vlerën e 325 000 eurove rezulton se deputeti ka edhe 280 000 euro detyrim financiar të pashlyer, ndërsa nga kredia e fundit me vlerën e 435 000 eurove, çifti Ndocaj ka edhe 300 000 euro detyrim financiar për të shlyer.

Pas  publikimit te ketij shkrimi reagon Eduard Ndocaj

ndocaj 1

ndocaj 2

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv