TIRANE- Koordinatori i PS-së për Rajonin e Jugut, Koço Kokëdhima ka marrë përsipër të hartojë një dokument strategjik të detajuar për strukturimin e PS-së në nivel vendor. “Shqiptarja.com” ka zbuluar dokumentin që deputeti i Vlorës, i cili në 44 faqe u servir strukturave të PS-së rregulla të reja për punët e partisë. Në këtë mënyrë, Koço Kokëdhima fuqizon veten duke marrë përgjegjësi që shkojnë përtej kompetencave të një deputeti apo koordinatori.
Pak ditë pas debatit në strukturat e PS-së, ku u hodh poshtë kërkesa e tij për shtyrjen e Kongresit, Kokëdhima ka hartuar këtë dokument që del mbi vendimet e Asamblesë së PS-së, organi më i lartë vendimmarrës pas Kongresit. Dokumenti mban datën 21 tetor 2015, tre ditë pasi u rrëzua kërkesa e tij për shtyrjen e Kongresit. Me titullin “Propozim për reformimin e strukturave të PS në nivel vendor në funksion të zgjedhjeve parlamentare 2017” Koço Kokëdhima u drejtohet kolegëve të tij deputetë, me këtë platformë të cilën pretendon ta ndjekin të gjithë, duke e quajtur “Dokument për debat”.

/Shqiptarja.com