Ekskluzive/ Prangoset 'Lypeni' në Tiranë, Lajden Kadilli kanosi me armë djalin e deputetit, Spartak Braho! I akuzuar edhe për 3 tentativa vrasje

Një operacion i kryer nga skuadra operacionale të policisë Durrës dhe ajo e Tiranës, ka mundur të arrestojë në kryeqytet, Lajden Kadellin, njeriu që rezulton të jetë përfshirë në 11 ngjarje kriminale, por çuditërisht nuk ka bërë asnjë ditë burgim. I konsideruar nga uniformat blu me nofkën “Lypeni”, pasi është shpallur shumë herë në kërkim dhe nuk është arritur të kapet, Kadelli, mësohet të jetë arrestuar vetëm mesnatën e djeshme (29 shtator), në ambjentet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.

Policia në rrugë operative kishte pikasur se jetonte në këtë zonë, dhe mbrëmjen e djeshme një grup agjentësh, kanë vendosur të ndërhyjnë me qëllim arrestimin e tij. Por Lajden Kadilli, ka “nuhatur” lëvizjet e shpeshta të agjentëve dhe menjëherë është shkëputur, duke ju larguar me vrap.

Në ikje e sipër, Lajden Kadilli, ka hedhur në rrugë një armë zjari pistoletë, por pa kaluar shumë minuta, ai është rrethuar dhe më pas arrestuar nga një patrullë e policisë “Shqiponja”.

Lajden Kadilli, është një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës dhe rezulton të jetë shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit, pasi ka kanosur me armë djalin e deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës.

Kreshnik Braho, në momentin kur është sulmuar me armë ka qenë në shoqërinë e dy fëmijëve të mitur që ndodheshin në makinë me babain e tyre, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim. Ngjarja është regjistruar në muajin gusht 2019. Që prej kësaj date e deri pasditen e djeshme, Lajden Kadilli, figuronte si person me kartelë të “Kuqe” në regjistrat e policisë kriminale.

Një muaj pas kësaj ngjarje dhe shpalljes në kërkim, Lajden Kadilli, në 11 shtator 2019 sërish shpallet në kërkim, por këtë herë me vendim të gjykatës së Tiranës. Vendimi për shpalljen në kërkim të Kadillit është marrë nga gjyqtari, Altin Abdiu, pasi prokuroria e Tiranës e akuzon 27-veçarin për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të Gentian Rrahmanit dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

Kjo dosje është administruar nga prokurori i Tiranës Robert Kote, ndërsa pritet që në ditët në vijim Kadilli të dalë para gjykatës dhe të njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”. Siç mëson “Shqiptarja.com” Kadilli ka qëndruar për më shumë se pesë vite me radhë në kërkim, ndërkohë çështjet penale kundër tij nëpër gjykata, janë zgjidhur me dënime të buta, duke e vënë në shërbim prove. Por ai asnjëherë nuk është arrestuar nga policia.

Lajden Kadilli në komisariat pas arrestimit dhe pistoleta që iu sekuestrua

E kaluara kriminale e Kadillit dhe historiku i shpalljes në kërkim

“Shqiptarja.com” gjatë kësaj kohe ka mundur të zbulojë të kaluarën kriminale të 27-vjeçarit Kadilli, i cili u bë akoma dhe më i famshëm vetëm pas kanosjes me armë, që i bëri djalit të deputetit Spartak Braho, në Durrës. Më konkretisht, në datën 18 korrik 2013 Lajden Kadilli është shpallur në kërkim, pasi pikërisht në këtë datë rreth orës 20:00, ne vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në Durrës, ka tentuar të vrasë me autoveturën me targa AA 272 CB, punonjësin e policisë Arben Luçi.

Pas ngjarjes është larguar për tu fshehur, pasi prokuroria dhe policia e këtij qyteti, ka nisur procedim penal për akuzën e “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Për këtë ngjarje Kadilli ka dalë nga kërkimi në datën 20 gusht 2013.

Ndërkohë gjashtë muaj më vonë Kadilli, më konkretisht në datën 8 janar 2014, shpallet sërish në kërkim. Kjo pasi prokuroria e Apelit Durrës ka dërguar urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për akuzën e “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”, “Kundërshtim te punonjësve të policisë së rendit publik”.

Ky urdhër është anuluar dy muaj me vonë, pikërisht në datën 18 mars 2014, dhe Kadilli ka dalë nga kërkimi. Ndërkohë sërish Lajden Kadilli, është shpallur në kërkim, pasi në datën 4 dhjetor 2014, në rrugën nacionale të lagjes nr.4, Durrës, dyshohet të ketë goditur me makinën me targa “AA 165 KF”, mjetin motoçikletë të efektivit të policisë rrugore në detyrë Çlirim Çopa, duke dëmtuar mjetin e policisë dhe më pas është larguar.

Për këtë ngjarje, është akuzuar për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” dhe është shpallur në kërkim në 4 dhjetor 2014 ndërsa në 21 maj 2015 kërkimi është anuluar për Kadillin. Gjithashtu në 15 dhjetor 2014, prokuroria e Durrësit ka lëshuar fletë-arresti për Kadillin për akuzën e “Kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, për të cilën është vendosur masa e “arrestit në burg” por në 21 maj 2015 Kadilli sërish ka dalë nga kërkimi, dhe vendimi i gjykatës për arrestimin e tij nuk është ekzekutuar.

Ndërkohë dy ditë pasi ka dalë nga kërkimi i policisë, një tjetër informacion që ndodhet në kartotekën kriminale të Policisë së Shtetit, e përfshin Lajden Kadillin, si person të shpallur në kërkim,pasi në datën 19 maj 2015, në vëndin e quajtur “Unaza e Re”, Forcat e posaçme Shqiponja, në bashkëpunim me seksionin e kërkimit, kanë qënë në shërbim për kapjen e personit në kërkim, Lajden Kadilli.

Ky person nuk i ka ndaluar thirrjeve të punonjësve të policisë, por ka tentuar t'i shtypë ata me automjetin e tij, duke i aksidentuar punonjësit e policisë. Për këtë ngjarje ai është akuzuar për “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta e mbetur në tentativë”, dhe është shpallur në kërkim në datën 20 maj 2015. '

Ndërkohë në 22 maj të po këtij viti, ky kërkim është anuluar dhe nuk dihet se si ka përfunduar fati i kësaj çështje penale. Pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, sërisht Lajden Kadilli, është shpallur në kërkim me kartele ngjyrë “Rozë”, pasi në datën 19 qershor 2016 ora 10:20, në Golem të Kavajës pranë hotel “AS”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë Albi Çelçima dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndaj tij ka filluar dosje penale për akuzën e “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Kadilli është shpallur në kërkim në datën 19 qershor 2016 dhe ka dalë nga kërkimi policor pas tre viteve, pikërisht në datën 18 qershor 2019. Gjatë kësaj periudhe ky djalosh nuk është ndaluar asnjëherë të vetme nga policia e Durrësit apo Kavajës, ndërkohë që është përfshirë në një tentativë vrasje në 2018 në Tiranë.

Për plagosjen e Albi Çelçimës në Golem të Kavajës Kadilli është dënuar në muajin qershor 2019 nga gjykata e Kavajës me 4 vjet burgim, duke ja konvertuar këtë dënim me 5 vjet qëndrim i lirë në periudhë kushti. Por gjatë periudhës që ishte në shërbim prove, ai është konfliktuar për parkimin me djalin e deputetit Spartak Braho, Kreshnik Braho, duke e kanosur këtë të fundit me armë dhe thyer xhamin e makinës, me qytën e pistoletës.

Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të oficerit të policisë Kreshnik Braho. Për këtë ngjarje Kadilli është shpallur në kërkim. Ndërkohë një kërkim i dytë është dhënë në 11 shtator 2019 nga gjykata e Tiranës. Kujtojmë, që në të gjitha rastet që ndodhen në kartotekën kriminale të policisë së Shtetit, që Kadilli është shpallur në kërkim, ai nuk është arrestuar nga policia. Pra nuk ka një vendim gjykate apo urdhër prokurori që përgjatë 6 viteve që të jetë ekzekutuar nga policia e Shtetit. Fatmirësisht ky djalosh, ditën e djeshme është mundur të arrestohet nga policia, ku me vehte i është gjetur dhe një armë zjari.

Rastet e shpalljes në kërkim nga viti 2013-2019

Rasti i parë

Data e statusit: 18.07.2013 aktiv

20.08.2013 Anuluar kërkimi

Rasti i dytë

Data e statusit: 08.01.2014 aktiv

18.03.2014 Anuluar kërkimi

Rasti i tretë

Data e statusit: 04.12.2014 aktiv

21.05.2015 Anuluar kërkimi

Rasti i katërt

Data e statusit: 15.12.2014 aktiv

21.05.2015 Anuluar kërkimi

Rasti i pestë

Data e statusit: 20.05.2015 aktiv

22.05.2015 Anuluar kërkimi

Rasti i gjashtë

Data e statusit: 19.06.2016 aktiv

18.06.2019 Anuluar kërkimi

Rasti i shtatë

Data e statusit: 01.07.2016 aktiv

18.06.2019 Anuluar kërkimi

Rasti i tetë

Data e statusit:17.11.2017 aktiv

11.10.2018 Anuluar kërkimi

Rasti i nëntë

Data e statusit: 20.04.2019 aktiv

21.05.2019 Anuluar kërkimi

Rasti i dhjetë

Data e statusit:16.08.2019 aktiv

Ekzekutuar 30.09.2020 Tiranë

Rasti i njëmbëdhjetë

Data e statusit 11.09.2019 aktiv

Ekzekutuar 30.09.2020 Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:37
Momenti i shoqërimit të Lajden Kadillit në komisariat, i përfshirë në 11 ngjarje kriminale (VIDEO)

Ky është momenti i shoqërimit të Lajden Kadillit, "Lypeni" i Tiranës në komisariat. Ai është i përfshirë në 11 ngjarje kriminale ndër vite por nuk është arritur të arrestohet.

Vetëm mbrëmjen e djeshme, Kadilli u vu në prangat e policisë më ambientet e kompleksit "Delijorgji".

Në ikje e sipër, Lajden Kadilli, ka hedhur në rrugë një armë zjari pistoletë, por pa kaluar shumë minuta, ai është rrethuar dhe më pas arrestuar nga një patrullë e policisë “Shqiponja”.

Lajden Kadilli, është një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës dhe rezulton të jetë shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit, pasi ka kanosur me armë djalin e deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës.

Pistoleta e sekuestruar

Njoftimi i plotë i policisë për arrestimin: 

I shpallur në kërkim për krime ndaj personit, qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, tentoi t’i shmangej pikës së kontrollit, kapet pas 10 minuta ndjekjeje nga forca e posaçme "Shigjetat". Vihet në pranga 27-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, forca e posaçme "Shigjetat" ka konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta. Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin L. K., 27 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak.Shtetasi L. K. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg'', për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Armëmbajtje pa leje". Gjithashtu ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim urdhër-ndalimin në mungesë, për veprat penale "Kanosja", "Shkatërrim i pronës", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik" dhe "Armëmbajtje pa leje". Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K. dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joli: 01/10/2020 22:44

    Shtypjani koken morrit....

    Përgjigju
  • Katani: 01/10/2020 08:30

    Ore Po kta Gjykates e PROKURORE qe e lirojne jane pro krimineleve apo jane kriminele dhe vete. Ça turpi.....Vra kupolen e gjykatesve me mire

    Përgjigju
  • Iris: 01/10/2020 00:37

    Alamet kingu,tamam si veze Fabrizhe e paska koken!C'ju desh keti qyqari te ngaterohej me femije politikanesh?!Tani s'ka gjykate e apel te korruptuar qe ta shpetoje,se edhe ata kane limitet e veta.

    Përgjigju
  • Shtet ligjor: 30/09/2020 21:58

    Ky eshte nje las car deshtak asgje ska cuar deri ne fund,kur je cun mamaje as kriminel nuk behesh dot se ske kellqe. Kur calon sistemi i drejtesi livadhisin keta deshtake

    Përgjigju
    • gjhhhhhh: 01/10/2020 12:24

      me thuj emer mbiemer se gjith komentet nuk doli njeri tthot jam ky ?

  • Tosi: 30/09/2020 16:35

    A fytyre e poshter po tani si do ja bosh. Do ikesh me me vrap kur te dale policia para, po pistoleten do e mbash ne brez. Bej gati sapunin se ke pune perpara tani pergaditu per nja 2o vjet brenda mor funderrine e Durresit. Mallkuar qofte nena qe ka lindur nje perbindesh si ty.

    Përgjigju
  • Tirona: 30/09/2020 15:44

    Shiko si rri para policis si i dhjer ..haha

    Përgjigju
  • Vicidoli: 30/09/2020 15:25

    Edvi Rama po arreston njerez te pa fajshem te cohemi te shporrim Edvin mafine...burri e mban nje arme per nder e kanun

    Përgjigju
  • Mandi: 30/09/2020 14:51

    po ky halabaku rrugaç nuk duhej kap po duhej ekzekutu. Po si re ta akuzosh disa here per vrasje ne tentative te efektiveve te policise dhe tlevizi lirisht?? Ore ky duhet te ishte bo shembull, po me shume shembull duhet te ishin bo ato plenat qe kane ndryshu masat e sigurise si gjykatsi ashtu dhe prokurori. Kto tipat duhet me rone me hunlesha qe ti lejne çyryk se te jete per sistemin e drejtsise ky rron 100 vjet. Hajt ishalla po kalbesh nburg ene po e gjen hunleshin aty mrena,

    Përgjigju
    • ghgjhhh: 01/10/2020 12:22

      do dali njeri me emer mbiemer ?

  • O plak: 30/09/2020 14:40

    Fati ktij i keq qe u ngatrru me djalin e Spartakut po ska lidhje ky me ca flitet. Gjynah se familjen e ka te mire

    Përgjigju
    • Plakeess: 01/10/2020 20:09

      Po ik o legen ku i njef ti qe thua te degjeneruar. Mos bo tipin mas tastiere

    • Plakes: 30/09/2020 17:12

      Eee familje e mir vetem qe eshte cik e degjeneruar po vet cik eshte haha

  • Boss ene Trim: 30/09/2020 12:56

    Po prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar Kur do ti boj radha qe me mbylljet e dosjeve dhe pushimin e tyre ven ne rrezik jetet tona ?? Pranej ngrejn zonin neper zyra keta prokuror rracderra se lirojn nai levrek si keta e kujtojn se do i zgjidhi hall me popullin ????? A klasa me e degjenerume e shoqeris shqipetare , a mos boft spastrim USA pa ju jeni per fishekzjarre ne byth .

    Përgjigju
    • Katani: 01/10/2020 08:32

      E pra tu fuste nje plumb ne familje dhe te korruptuarve si do e denonin

  • Tralala: 30/09/2020 11:09

    Duhet te ket ndonj keqkuptim se nuk ka qen ndonjeher gangester ky .. ky tipi e kam par vet te mblidhte bishta cigaresh neper rrug dhe Kontrollonte kazanet e plerave cne ky gangester ...gazetat mos ti fryn kaq shum gjerat ..edhe policia kur e arrestuan ket tipin nga frika beri shurren ne brek ..

    Përgjigju
  • Arseni: 30/09/2020 10:57

    Lypeni i leshit ky fytyre katundari. Futeni 25 vite brenda kete qen e bir qeni dhe te shohim pastaj baben e vet si do perfundoj. RENEA vret plakun 70 vjec dhe kete kriminel psikopat e le te gjalle rrugeve. Kadill kete rradhe e hengre pataten, nuk ke me as Agron Gjanen dhe as Donika Prelen per te te nxjerre.

    Përgjigju
  • riku: 30/09/2020 10:50

    bejne te gjith sikur spo e kuptojn ca po ndodh, edhe ky si gjith te tjeret ka shpetuar prej lekeve dhe njohjeve te te atit.

    Përgjigju
  • Mirditor: 30/09/2020 10:46

    Te puna në ndërtim, dhe pastaj e kupton jeten si është realiteti. Njerz koti parazita

    Përgjigju
  • Njeri: 30/09/2020 10:39

    Me siguri,po te hetosh,do i dale noi prind a kusheri i pare gjykates a drejtor policie etj,se shum lirshem paska bredhur rrugeve... Para ca vitesh,e vrane nje djal gjykateseje ne durres,sepse ngacmonte para e prapa dhe se prekte njeri,derisa mori plumbin...

    Përgjigju
  • robi: 30/09/2020 09:57

    sa ka si ky horri rugeve te Durrsit, hekrat plehres, mjere qytetaret se cfare kane perballe ne rruge dhe nuk i njohin, shkeleni me kembe perbindeshin qe i paska ikur dhe policise

    Përgjigju
  • Mjer ne ku jetojme: 30/09/2020 09:56

    Gjith keto precedente e nuk a kapnit fot ket langaraq ?? Po a keni turp a mban njeri pergjegjesi ? Po ato gjykates qe i kan dhrn keto denime qesharake a majn pergjegjesi ??

    Përgjigju
  • Taulant: 30/09/2020 08:48

    Drejtesia duhet ta mbylle per shume kohe brenda sic e meriton.

    Përgjigju
  • $$$$$$: 30/09/2020 07:45

    Po pae nuk i futen nje plumb bydhes ketij lapanjosi ..po e arrestuan kot ket pleren.

    Përgjigju
    • $$$$$$$: 30/09/2020 14:32

      Une po e kapa e bej te me bej pipa pam pam,se nuk harxhoj plumbat me njerez super ordiner

    • €€€€€€€: 30/09/2020 08:35

      ande futja ja fut dot ti pa buks pa leks

    • tese: 30/09/2020 08:22

      Jo ky ska faj, duhen arrestuar ato qe e kan falur

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur