Ekskluzive/ Projeksioni: Koalicionet
që mund të sillnin fitoren e PD

Ekskluzive/ Projeksioni: Koalicionet<br />që mund të sillnin fitoren e PD
TIRANE - Partia Socialiste duhet të falënderojë Lëvizjen Socialiste për Integrim për ardhjen e saj në pushtet, ndërsa Edi Rama të falënderojë Ilir Metën për mundësinë që i dha për t’u bërë kryeministër. Nëse një vendim i Ilir Metës dhe LSI për të qëndruar me PD në koalicion do të bëhej realitet, atëherë 24 qershori do t’i buzëqeshte të djathtës, e cila së bashku me LSI do të shkonte në 72 mandate, ndërsa PS dhe aleatët në 68.

Madje edhe në total, në numër votuesish, gjithmonë nëse LSI me gati 180 mijë vota do të zgjidhte Berishën, koalicioni i supozuar do të kalonte koalicionin e PS me rreth 40 mijë vota. Duke parë këtë mundësi që deri në 1 prill dukej reale, vendimi i Edi Ramës për të afruar në koalicion Ilir Metën, përtej gjithçkaje kishte ndodhur mes tyre dhe duke marrë përsipër të përballej me moralistët, duket i drejtë.
 
HIPOTEZA 1/LSI NË KOALICION ME PD DHE TË DJATHTËN

Hipoteza 1  LSI koalicion me PD

Nëse do të ishte bërë i mundur koalicioni mes Frymës së Re Demokratike, LSI dhe PDIU, apo “Poli i Tretë”, siç edhe u përfol, atëherë konfiguracioni do të ishte i tillë që ky Pol do të kishte në dorë bërjen e qeverisë së re me 18 deputetët që do të mund të siguronte, nga të cilët 13 LSI, 1 FRD, 4 PDIU. Ndërsa koalicioni i majtë me PS në krye do të kishte 68 mandate dhe sipas Kushtetutës do të ishte ky koalicion që do të thirrej i pari nga kryeministri për të bërë qeverinë, por gjithçka do të mbetej në dorë “Polit të Tretë”, i cili mund të zgjidhte edhe të qeveriste me Berishën.  
 
HIPOTEZA 2 “POLIT I TRETË”/FRD – LSI - PDIU

Hipoteza 2 Poli i Tretë PDIU, FRD, LSI

Sigurisht ka pasur edhe negociata për një tjetër “Pol të tretë”, atij mes LSI, FRD dhe PBDNJ. Edhe në këtë rast, gjithçka do të mbetej në dorë të këtij poli për formimin e qeverisë së ardhshme, ku LSI do të ishte me 14 deputetë, PDIU me 4 dhe PBDNJ me 1.

HIPOTEZA 3 “POLI I TRETË”/FRD – LSI – PBDNJ

Hipoteza 3 Poli i Tretë PBDNJ, FRD, LSI

Nëse LSI do të konkurronte e vetme në këto zgjedhje, atëherë Ilir Meta do të ishte sërish “King Maker” i zgjedhjeve, njësoj si në vitin 2009. Por këtë rradhë ai mund të ishte shumë pranë koalicionit të majtë, pasi ai do të merrte 69 mandate, ndërsa i djathti vetëm 59. Por me mandatet që do të merrte i vetëm LSI mund të çonte në 71 deputetë të djathtën, një shifër e dobët për të mbajtur të sigurtë maxhorancën, por gjithsesi e mjaftueshme për të bërë qeverinë...

HIPOTEZA 4/LSI E VETME NË ZGJEDHJE

Hipoteza 4 LSI e vetme në zgjedhje

Në rast të një koalicioni mes PD dhe FRD të Bamir Topit nuk do të ndryshonte asgjë përballë koaalicionit PS-LSI, gjithçka mund të luhej në vetëm dy mandate, por nuk mund të flitej për përmbysje rezultati.

HIPOTEZA 5/FRD KOALICION ME PD

Hipoteza 5 PD koalicion me FRD

Në këtë rast, Meta dhe Topi do të ishin vendimtarë sërish për zgjedhjet, ku natyrisht mandatet e shumta të Metës do t’i jepnin këtij të drejtën për të vënë një farë “vetoje” me cilin koalicion do të bashkoheshin për të bërë qeverisjen. Një qeverisje me PD do të ishte mjaft e dobët, me vetëm 71 deputetë, ndërsa maxhoranca në koalicionin e mundshëm me PS do të shkonte në 83 deputetë.

HIPOTEZA6/LSI KOALICION ME FRD

Hipoteza 6 LSI kolacion me FRD

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë