EKSKLUZIVE/ Publikohet ditari
dhe fotot e grevës së urisë së 1991
Suplementi “Rilindasi”, e përjavshmja kulturore e Shqiptarja.com sjell ditarin dhe fotot ekskluzive të ish të përndjekurve dhe të burgosurve politkë që morën pjesë në grevën e urisë të 1991. Fotot dhe ditari janë siguruar nga Pjetër Logoreci.
TIRANE- Suplementi “Rilindasi”, e përjavshmja kulturore e Shqiptarja.com këtë të dielë solli ditarin dhe fotot ekskluzive të ish të përndjekurve dhe të burgosurve politkë që morën pjesë në grevën e urisë së 1991.
Fotot dhe ditari janë siguruar nga Pjetër Logoreci, një veprimtar aktiv i çështjes kombëtare dhe iniciatori e protagonisti kryesor në zbulimin, eks-humimin dhe varrosjen e eshtrave të atdhetarit Dom Nikillë Koçorri në atdhe pas 94 vitesh dhe dalja në dritë e tyre vjen pak para ditës jubilare të saj, 21 shtator 1991.
Përveç publikimit të fotove të grevës së urisë që nisi më 21 shtator në ambientet e sportklub Tiranës në Rrugën e Kavajës në qendër të kryeqytetit, janë publikuar dhe lista me 90 të burgosur politikë që u futën në këtë grevë si dhe faksimile të dokumentit ku grevistët parashtruan 5 kërkesat e tyre.
Zoti Logoreci rreshton disa kujtime në respekt të kolegëve që vëndosen të vetëflijohen, për të bërë present respektimin e të drejtave njerëzore dhe për të diskretituar ideologjinë vrasëse të komunizmit.
“Ja kushtoj këtë shkrim kolegut të paharruem të ndjerit
Pano Taci, i cili ishte pjesmarrës aktiv i kësaj greve, me të cilin pata shumë biseda e shkëmbime mendimesh që më vlejten ma vonë. Pas 10 ditë greve, parlamenti miratoi njëzëri një ligj gjysmak, për të cilin të përndjekunit kanë edhe sot shumë pakënaqësi dhe ndjehen të pa përfaqësuem. "- shkruan Logoreci i cili e mbyll shkrimin e tij me titull “Pranvera e Demokracisë” me shpresën që “greva kombetare e ish te perndjekurve politik, në vazhdën e lëvizjeve antikomuniste, do të zanë vend në mes të ngjarjeve të randësishme që janë të ekspozueme në muzeun kombëtar në seksionin e luftës kundër komunizmit.”
Lexo shkrimin(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
Tiranë/ Vrasja e 81-vjeçarit pranë banesës në Zall-Bastar, shoqërohet një person në polici
15 Janar, 15:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Dinamo luan 'tenis', Egnatia 'poker' krutanëve! Në çerekfinale edhe Skënderbeu
15 Janar, 15:20
-
Trump, plane për krijimin e një agjencie për mbledhjen e tarifave
15 Janar, 15:18
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Frrok Çupi: Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!
15 Janar, 15:09
-
Ndalohet futbollisti i Sevillas, akuzohet për baste sportive! Rrezikon tre vite burg
15 Janar, 15:08
-
Armëpushim në Rripin e Gazës/ Hamasi do lirojë 33 pengje izraelite
15 Janar, 15:05
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për masën 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
Michelle Obama ‘thyen’ traditën, ish-zonja e parë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president i SHBA-së
15 Janar, 14:58
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
15 Janar, 14:25