Pas përfundimit të zgjedhjeve për kreun e Federatës së Futbollit, Report Tv mëson se Gjykata e Tiranës ka regjistruar gjatë periudhës 19 Janar deri më 2 shkurt 2018, 5 nga 8 shoqatat rajonale të futbollit, me të drejtë vote në Asamblenë e FSHF, por të cilësuara fantazmë, pasi nuk figuronin të regjistruara në asnjë prej institucioneve kompetente.
Këto shoqata aplikuan pranë Gjykatës së tiranës për të përfituar statusin e një OJF (organizate jofitimprurëse). Report Tv ka siguruar ekskluzivisht materialet nga Gjykata e Tiranës, ku rezulton se më 19 Janar 2018 është regjistruar shoqata e parë dhe ajo është shoqata rajonale e futbollit Sulejman Mema.
Po më 19 Janar 2018 pak javë para zgjedhjeve për kreun e FSHF-s është regjistruar shoqata rajonale e futbollit Fier, Hiqmet Cela. Ndërkohë edhe pak ditë para zgjedhjeve thuajse një javë para dhe pesë ditë para ka patur regjistrim shoqatësh dhe përkatësisht me 1 shkurt 2018 është pranuar shoqata rajonale e futbollit Durrës, Mikel Furxhi.
Më 2 shkurt 2018 janë regjistruar shoqatat rajonale e futbollit Elbasan, Ilirjan Hyshmeri si dhe shoqata rajonale Lezhë, Ridvan Kulli. Gjatë këtij procesi disa shoqatave përfshi ato rajonale Korcë, Shkodër, u janë kthyer dosjet e aplikimit për plotësim aktesh dhe dokumentacioni. Ndërsa e vetmja shoqatë që ska mundur të regjistrohet me një vendim gjykatë rezulton shoqata rajonale e futbollit gjirokastër për të cilën më datë 24 janar 2018 është vendosur mos pranimi i kërkesës.
Regjistrimi i këtyre shoqatave aktualisht është pjesë e hetimit edhe nga prokuroria e tiranës pas kallëzimit të presidentit të futboll kluv Flamurtarit Sinan Idrizi. Ndërsa akuza se shoqatat e paregjistruara u bënë pjesë e votimit për kreun e FSHF-s në mënyrë të paligshme e bëri dhe kandidati që humbi garën për FSHF Bashkim Fino. Këto shoqata veçse ishin të paregjistruara në Gjykatë, në ditët e fundit ndryshuan edhe emrat e përfaqësuesve që do të votonin për Presidentin e ri të FSHF-së.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO