Ekskluzive/Skandal në zgjedhjet e
FSHF, si u manipulua KE-ja

Ekskluzive/Skandal në zgjedhjet e<br />FSHF, si u manipulua KE-ja<br /><br>
Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit,  për Komitetin Ekzekutiv që është qeveria e futbollit në Shqipëri janë manipuluar. Report Tv ekskluzivisht ka zbuluar skandalin për zgjedhjen e Komitetit Ekzekutiv, mbajtur më 7 Shkurt , se u manipuluan rezultatet që në raundin e parë.

Report Tv disponon videon e plotë të procesit të votimit, numërimit dhe shpalljes së fituesve në të dy raundet.

Siç duket me zë dhe figurë, shihet qartë që në raundin e parë fitues është edhe Zoti Ekrem Spahiu, që merr në total 32 vota.

Edhe kandidati tjetër për Komitetin Ekzekutiv Vasil Bici, sipas komisionit të votimit, mori 32 vota.

Megjithëse Ekrem Spahiu kishte numër të barabartë votash, pra 32, po aq sa Vasil Bici, nuk u shpall fitues në raundin e parë.

Sipas rregullores, të lexuar edhe nga vetë anëtari i komisionit të votimit, fitues në raundin e parë shpallej ai që fitonte 50 përqind plus 1 votë të votave të vlefshme. Gjithsej, votuan 64 delegatë, 1 votë ishte e pavlefshme dhe me 32 vota matematika lejonte të shpallej fitues.

Të mbajtur në mënyrë të përpiktë nga Report Tv, të gjitha votat e lexuara nga kryetari i Komisionit të votimit, rezulton që Ekrem Spahiu ka marrë 32 vota dhe nuk rezulton fitues.

Vetë zoti Ekrem Spahiu duket qartë që afrohet afër komisionit të votimit dhe kërkon numërimin e saktë. Spahiu merr përgjigjen: “Bëj një ankesë me shkrim”. Ndonëse ankesa u bë, votat për raundin e parë nuk u rinumëruan dhe u bë raund i dytë i votimit në mënyrë të parregullt.

Rezultatet e raundit të parë i jep sekretariati i FSHF-së, por rreth komisionit të votimit dhe pranë sekretariatit janë të pranishëm drejtues të federatës, çka e bën akoma më të kompromentuar rezultatin. Të mbajtur në mënyrë të saktë nga Report Tv të gjitha votat për anëtarët e komitetit Ekzekutiv, ka mospërputhje edhe për disa të tjerë, mes tyre, edhe ata që fituan.

Kështu, Adbyl Kuriu mori 39 vota, por në fakt u shpall fitues me 40 vota. Arben Dervishaj mori 43 vota, por fitoi me 42 vota. Dhe Vasil Bici mori në fakt 33 vota, por fitues u shpall me 32 vota.

E theksojmë, Report Tv, duke disponuar videon e plotë të gjithë procesit dhe përsëritjen disa herë të numërimit të votave, rezulton se Komiteti Ekzekutiv është jo legjitim që në raundin e parë.

Report Tv ekskluzivisht gjatë ditëve në vijim  do të tregojë  të tjera prova manipulimi edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për Komitetin Ekzekutitv të FSHF-së.

ke

Votat e kandidatëve ne raundin e parë për zgjedhjen e Komitetit Ekzekutiv

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?