Ekskluzive/ Skandali, FSHF
mashtroi me kandidatin e KE

Ekskluzive/ Skandali, FSHF<br />mashtroi me kandidatin e KE<br /><br>
Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit janë mbyllur me një tjetër skandal, ku parregullsitë që shoqëruan gjithë fushatën, iu shtua një tjetër në momentet e fundit, duke e shndërruar gjithë procesin në farsë. Report Tv ka zbuluar mekanizmin mashtrues që është bërë me 4 emrat e fundit në Komitetin Ekzekutiv.

Pas raundit të dytë të votimit për 4 anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi 5 të parët dolën nga raundi i parë, fitues u shpallën Bardhyl Minxhozi, Edvin Libohova, Enkeleid Alibeaj dhe Edmond Spahiu, me emrin e fundit që është ndërruar me kandidatin Kristian Gjidodaj, që ka kërkuar rinumërim të votave, duke pretenduar se kishte më shumë vota se Edmond Spahiu. Mashtrimi është bërë nga sekretariati i FSHF dhe këtë e konfirmon edhe Kryetari i Komisionit të Votimit, Kastriot Gurra, që flet ekskluzivisht për Report Tv.

Vetë kandidati Gjidodaj ka thënë se është bërë rinumërimi dhe fitues ka dalë ai, me 17 vota, ndërsa Edmond Spahiu rezultonte me 14 vota. Kështu, nga komisioni i numërimit është sqaruar deri të hënën do të bëhet një procesverbal, që do të zyrtarizojë Gjidodajn si anëtar të ri të Komitetit Ekzekutiv.

 

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi