Ekskluzive/ Sondazhi 'Piepoli',
si do lëvizin votuesit mes partive
Sondazhi/Ja mandatet që fitojnë partitë në 7 qarqe

Ekskluzive/ Sondazhi 'Piepoli',<br />si do lëvizin votuesit mes partive<br />Sondazhi/Ja mandatet që fitojnë partitë në 7 qarqe
Katër vite pas zgjedhjeve të 2013, një përqindje e konsiderueshme e votuesve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe PBDNJ, ndryshojnë preferencën politike.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në datën 13 Qershor 2017, 25.9 për qind e votuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, 25.5 për qind e votuesve të PBDNJ dhe 8.7 për qind e votuesve të PD, do të votonin Partinë Socialiste.

Ky është rezultati i sondazhit të dytë për zgjedhjet parlamentare, realizuar nga instituti prestigjioz italian 'Piepoli' dhe i prezantuar në Report TV.

Përpos numrit të mandateve në 7 qarqe, përqindjes së votave, mandateve në rang kombëtar dhe partive më të besueshme nga shqiptarët, instituti 'Piepoli', nga pyetja e 1 mijë personave, ka prodhuar edhe një tjetër të dhënë të rëndësishme. Bëhet fjalë për lëvizjen e votuesve të partive kryesore që marrin pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit, në raport me zgjedhjet e 2013. Sipas të dhënave të sondazhit, 90.3 për qind të votuesve i qëndrojnë besnik Partisë Socialiste, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në 13 qershorit.

Pjesa tjetër, sipas të dhënave, voton Partinë Demokratike, LSI, LIBRA-n dhe PBDNJ. Po si ka arritur instituti 'Piepoli' në këtë përfundim? Personat janë pyetur në datën 13 Qershor se për cilën parti do të votonin. Pasi kanë dhënë preferencën, ata janë pyetur se për cilën parti kanë votuar në zgjedhjet e 2013. Në bazë të kësaj ankete është përllogaritur edhe lëvizja e votave nga njëra parti tek tjera.

Elektorati i PD dhe LSI  
Sipas sondazhit të dytë të institutit 'Piepoli', Partisë Demokratike i qëndron besnik 80.6 për qind e elektoratit. Ndërkaq, 8.7 për qind e votuesve të PD këtë radhë do të votojnë Partinë Socialiste, 5.4 për qind LSI, 1.4 PDIU, 0.5 PBDNJ dhe 2.2 për qind LLIBRA-n. Po sipas të dhënave, Lëvizjen Socialiste për Integrim, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në 13 qershor, do ta votonin vetëm 58.1 e votuesve të saj. 25.9 për qind e votuesve të LSI votojnë Partinë Socialiste, 7.5 për qind Partinë Demokratike, 0.7 Partinë Republikane, 2.7 PDIU, 0.3 për qind FRD dhe 4.9 për qind LIBRA-n.

Pra, rezulton se LIBRA merr më shumë vota nga LSI dhe PD se sa nga Partia Socialiste. Ndërkaq, 37.6 për qind e elektoratit të Partisë Republikane voton Partinë Demokratike, ndërsa vetëm 62.4 për qind i mbetet besnik. Po sipas sondazhit, PDIU, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 13 Qershorit, ka elektoratin më besnik. Rezulton se PDIU do ta votonin 100 për qind votuesit e saj. Po ashtu, edhe Fryma e Re Demokratike, me kryetar Bamir Topin, mbështetet 100 për qind nga votuesit e saj.

PBDNJ drejt shkrirjes
Sipas të dhënave të sondazhit të institutit 'Piepoli', 25.5 për qind e elektoratit të Partisë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në 13 Qershor, do të votonin Partinë Socialiste. Ndërkaq, 8.4 për qind e votuesve të PDBNJ, votojnë për PDIU. Gjithashtu rezulton se 10.1 për qind e votuesve të partisë së Vangjel Dules votojnë për LIBRA-n e Ben Blushit. Vetëm 56 për qind e elektoratit rezulton se i mbetet besnik PBDNJ.
 
Rezultati
Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në datën 13 Qershor 2017, 25.9 për qind e votuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, 25.5 për qind e votuesve të PBDNJ dhe 8.7 për qind e votuesve të PD, do të votonin Partinë Socialiste.
 
Elektorati i PS
Sipas të dhënave të sondazhit, 90.3 për qind të votuesve i qëndrojnë besnik Partisë Socialiste, në zgjedhjet do të zhvilloheshin në 13 qershorit. Pjesa tjetër, sipas të dhënave, voton Partinë Demokratike, LSI, LIBRA-n, PBDNJ.
 
Të dhënat në rang kombëtar
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në datën 13 Qershor, rezulton se Partia Socialiste fiton zgjedhjet. Sipas të dhënave sondazhit të dytë në Report TV, realizuar nga instituti prestigjioz italian ‘Piepoli’, Partia Socialiste triumfon me 69 deri në73 mandate deputeti, Parti Demokratike ruan kuotat, 41 deri në 45, LSI merr 13 deri 17, 1 mandat më shumë se viti 2013, PDIU merr 3 deri 5, LIBRA 1 deri 3 dhe SFIDA 1 mandat. Pra, sipas të dhënave të sondazhit, Partia Socialiste mund të formojë e vetme qeverinë, por mund të detyrohet të bëjë një koalicion paszgjedhor me njërën nga partitë e vogla.
 
Harta gjinore, ja bashkitë ku rezultatin elektoral e vendosin femrat 
Shpërndarja gjinore e pjesëmarrjes në votime zakonisht kalon pa u vënë re, por në këto zgjedhje, sidomos në ato të vitit 2015, kryeministri Rama ju drejtohej në çdo takim elektoral femrave dhe prej tyre kërkonte votën. Pse kjo zgjedhje dhe vëmendje e veçantë për zonjat dhe vajzat? Shiptarja.com ka bërë një hulumtim të pjesëmarrjes gjinore sipas bashkive të vendit, sipas të dhënave të vitit 2015, në zgjedhjet lokale, referuar databases të portalit tedhenat.al. Ajo që vihet re, është kjo shpërndarje gjinore e pjesëmarrjes në votime:
 
1. Mbizotërojnë votueset femra
Has 65.8 % pjesëmarrja e femrave, ose 8 % më e lartë se e meshkujve
Klos 62.8 % pjesëmarrja e femrave, ose 3 % më e lartë se e meshkujve
Dibër 52.7 % pjesëmarrja e femrave, ose 3 % më e lartë se e meshkujve
Librazhd 52.7 % pjesëmarrja e femrave, ose 2 % më e lartë se e meshkujve
Belsh 46.3 % pjesëmarrja e femrave, ose 1 % më e lartë se e meshkujve
Përrenjas 44.5 % pjesëmarrja e femrave, ose 2 % më e lartë se e meshkujve
Cërrik 31.9 % pjesëmarrja e femrave, ose 1 % më e lartë se e meshkujve
 
2. Pjesëmarrje e balancuar mes femrave dhe meshkujve
Bashkia Kamës, femrat dhe meshkujt thuajse pjesëmarrje të barabartë me rreth 41 %
Bashkia Divjakë rreth 52 % secila gjini
Bashkia Mat 57 % secila gjini 
Malësia e Madhe e barabartë pjesëmarrja me 16 %
 
3. Mbizotërojnë votuesit meshkuj
Konispoli 12 % më shumë meshkuj
Elbasani 11  % më shumë meshkuj
Skrapari 11 % më shumë meshkuj
Delvina 10 % më shumë meshkuj
Krujë 9 % më shumë meshkuj
Vorë 9 % më shumë meshkuj
Fushë-Arrëz 9 % më shumë meshkuj

1
 
Sondazhi/Mandatet per 7 Qarqet me te medha ne vend
Nëse do të votohej sot më 13 Qershor, cili do të ishte rezultati?

Report TV solli të martën sondazhin e dytë të realizuar nga instituti italian, 'Piepoli', mbi numrin e mandateve që partitë do të marrin në 7 qarqet më të mëdha në vend. Në të dhënat e institutit italian, vihet re se PS ka një trend rritje, PD ruan kuotat në shumicën e qarqeve, Shkodra, ‘zhduk’ të vegjlit, mbijeton vetëm LSI, kurse në Korçë rritet LSI dhe pëson rënie PD.

1-Qarku i Fierit, PS 9-13 mandate, LSI 0-2, PD 3-5 mandate
Në qarkun e Fierit krahasuar me vitin 2013, bie në sy një rritje me numër mandatesh për deputetë tek PS dhe një rënie tek LSI e PDIU, por fiton terren PD. Spikatin LIBRA e FRD qe mund te rrembejne 0 ose 2 mandate.

2-Qarku i Vlores
PS në qarkun e Vlores sipas Piepoli, krahasuar me vitin 2013 fiton 8 deri në 10 deputetë ndërsa bie në sy LSI që mund të marrë 0 deri në 2 mandate, PD nga 3 qe mori ne vitin 2013, mund te marre 2-4 mandate. LIBRA e PDIU mund te fitojne gjithashtu nga 1 deputet.

3-Qarku i Durrësit
PS 7-9 mandate, kurse PD varion nga 3-5 mandate. LSI mund të marrë në këtë qark nga 1 deri në tre deputetë. 

4-Qarku i Elbasanit
PS në qarkun e Elbasanit merr 7-9 mandate, LSI, 1 deri në 3, PD 3 deri në 4 mandate.

5-Qarku i Korçës/PD peson renie, rritet LSI
PS mund të marrë 2 mandate më shumë se në vitin 2013, LSI suprizon me 2 mandate më shumë se viti 2013, PD pëson rënie me 1 mandate.

6-Qarku i Shkodres
PD ruan kuotat qe ka mbajtur ne vitin 2013, PS nje rritje te ndjeshme me mundesi 2 mandate me shume, por vihet re nje humbje masive e partive te vogla, te cilat rezuktojne me numer mandatesh, zero.

7-Qarku i Tiranes
PS 15-19 deputetë, PD 9-13 deputetë. LSI 2-4 mandate deputetësh. FRD, LIBRA dhe SFIDA arrijnë të marrin nga një mandat deputeti. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm