Dy ditë më parë, biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është sulmuar me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, tritol të lëshuar nga droni. Report Tv mëson ekskluzivisht se objektiv i sulmit ishte kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në lagjen numër 14 në Durrës, në të cilën aksioner është edhe Lefter Koka, aktualisht deputet, i zgjedhur edhe në zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e PS-së, ndërkohë që më parë është zgjedhur në 2 legjislatura si deputet i LSI-së. 

Autorët kanë përdorur një dron të mbushur me ekskplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni mbi tarracën e godinës 3-katëshe të biznesit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ndodhi në tarracën e godinës, pranë hyrjes kryesore, ku u gjetën edhe copëza të përhapura, që rezultoi se ishin pjesë të dronit që ka shërbyer për mbajtjen e lëndës eksplozive.

Për ngjarjen, Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar, Gentian Meta, i cili është pronari i lokalit Il CapitaNo te Kepi i Rodonit. Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Kanë qenë banorët e lagjes ata të cilët kanë ndaluar autorin e dyshuar, pasi e panë atë duke ecur me një qese në dorë dhe kapuç të zi. Ata e ndoqën autorin  me makinë, pasi ai tentoi të ikte me vrap, ndërsa e kapën në një ndërtesë të braktisur. Sipas banorëve, në qese ai kishte telekomandën e dronit, një telefon të thyer dhe një palë doreza gri. Ata më pas njoftuan policisë që shoqëruan në komisariat Gentian Meta.   

Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës, ndërsa bashkë me të dyshuarin, në pranga u vu  edhe menaxheri i lokalit të tij, një 34-vjeçar me inicialet B.Z. Por 34 vjeçari nga Gjykata e Durrësit u la i lirë për shkak se rezultoi se arma ishte e Gentian Metaj dhe jo e tij.   

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian Meta 44 vjec ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, ndërsa ish ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri.

Mekanizmi i shpërthimit ka vënë në lëvizje strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa rezulton se për herë të parë është dokumentuar një skenar i tillë.

Për ngjarjen, u vu në hetim edhe vëllai i autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në shtëpinë e tij në Shijak, iu gjet një sasi vere me logon e” një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës”. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

Arma e sekuestruar menaxherit të lokalit

 

Kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti”

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Sulmi në kantinën e Lefter Kokës, si u kap nga banorët i dyshuari, pronari i lokalit të Kepit të Rodonit

Sipas dokumenteve të siguruar nga ReportTv ka qenë banorët e lagjes pranë gjykatës së apelit Durrës që kanë pikasur një dron që fluturonte në zonë.

Mbremjen e dates 7 qeshori rreth ora 22.00 ne nje rruge qe te con prane Kantines se Pijeve, banore kanë pikasur një djalë me kapele, doreza dhe një qese dernohe q epo fluturonte nje dron. Në momentin që ata e kanë ndjekur për afro 150 metra e kanë ndaluar në një shtëpi të braktisur për t'ia dorëzuar më pas policisë. Ata i kanë sekuestruar qesen ku ndodhej një pult i dyshuar droni një kapele me shënimin Sport dhe një qese me dorezat e dorës.

I pyetur nga banorët se përse ndodhej aty dhe a ishte ai me dronin, Metaj ka mohuar të ketë lidhje me dronin dhe është larguar me vrap për ti shpëtuar banorëve, të cilën e pikasën pak para shpërthimit në lagjen e tyre pranë Kantinës.

Ata kanë mësuar se i ndaluari quhej Gentjan Metaj, dhe brenda qeses së tij kanë gjetur dhe një telefon të thyer.

Metës është pronari i lokalit Il CapitaNo pranë Kepit i Rodonit por atje nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Një armë zjarri pistoletë me 7 fishek është i gjetur në mjetin e tij Fiat Panda.