Ekskluzive/ Zbardhet dosja e 'luftës' në Vlorë me 78 plumba, si reagoi Çipuri me pistoletën amerikane

Ekskluzive/ Zbardhet dosja e 'luftës' në Vlorë me 78 plumba, si reagoi Çipuri me pistoletën amerikane

Vrasja e dy personave në Vlorë Arjan Hasanaj, Resti Rexho dhe plagosja me dy plumba e Armando Sulejmanit ose siç njihet ndryshe me nofkën “Çipuri”, është kryer nga tre individë tëmire armatosur dhe ende të paidentifikuar nga policia e Vlorës. Në 17 shkurt 2019 në orën 12:30 lagjia e “Ujit të Ftohtë”në Vlorëështë përfshirë në“luftë”, pasi të shtëna të shumta armësh janë dëgjuar në rrugën “Dhimitër Konomi”, aty ku po udhëtonin me një mjet tip “Passat” tre personat Arjan Hasanaj, Resti Rexho dhe Armando Sulejmani.

Sot “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë ku atentatorët i janë vënë nga pas dhe sapo kanë marë kthesën drejt ish-kampit të puntorëve në Vlorë, “Passati” ku udhëtonin tre personat e dëmtuar, është gjendur mes breshërive të shumta automatike që vinin nga tre armë të ndryshme zjarri. Për 5 apo 7 minuta kjo zonë ka qënë në luftë, për shkak se nga Benzi, që vinin të shtënat janë lëshuar mbi “Passatin”, ku udhëtonin viktimatArjan Hasanaj, Resti Rexho dhe i plagosuri Armando Sulejmani, plot 78 plumba. Pjesa më e madhe e plumbave vinin nga prapa “Passatit” por edhe nga anash. Ndërkohë për t’ju shmangur zjarrit të pamëshirshëm që vinte nga Benzi, drejtuesi i mjetit tip “Passat” Arjan Hasanaj edhe pse në trup mbante shumë plumba, ka mundur ta fusë makinën në oborrin e shtëpisë të shtetasit K.B.

Ndërsa autorët janë larguar në drejtim të lagjes “Çentrale”, aty ku në 1997 zona kontrollohej nga grupi i “Xhelitajve”. Shumë plumba në trup kanë marë dy viktimat e pafajshme, ndërkohë që objektivi i këtij atentati Armando Sulejmani ka marrë vetëm dy plumba dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ditën e djeshme Sulejmani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim heqjen e plumbave. Sulejmani ruhet me masa të forta sigurie në spitalin e Vlorës, ndërkohë po dje i është komunikuar në ambjentet e spitalit të Vlorës dhe masa e “arrestit në burg” për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”.

Atentati, 78 gëzhoja Çipuri reagoi me pistoletën Amerikane

Plot 78 plumba janë dershur gjatë kësaj beteje në rrugët e Vlorës. Një shifër e tillë konfirmohet në procesverbalet e policisë ku gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor ka mundur të sekuestrojë sasinë e gëzhojave prej 78 copë, të cilat janë gjendur në një distancë shtrirje prej 100 metër rrugë. Ndërkohë në vendgjarje janë sekuestruar dhe 18 plumba të cilët nuk janë qëlluar nga asnjë armë. Personat ende të paidentifikuar kanë qëlluar në lëvizje e sipër, ndërkohë zjarrit të tyre i është kundër përgjigjur me një pistoletë Armando Sulejmani, i cili besohet se ka qëlluar drejt atentatorëve plot 6 herë.

“Shqiptarja.com” mëson se Sulejmani ish-ushtari i bandës së “Gaxhait” në Vlorën e viteve 1997, në momentin e atentatit kishte me vete një pistoletë prodhim amkerikan me mulli të tipit “Magnum SË 357 SMITH WESON”. Gjatë momentit të sekuestrimit të kësaj arme rreth 50 metra larg automjetit “Passat”, ekspertët e policisë kriminale kanë konstatuar se në mullirin e saj, ishin gjashtë gëzhoja, në foletë përkatëse. Të gjitha këto prova materiale janë dërguar për ekspertim balistik dhe daktiloskopik në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë, ku anëtarët e grupit hetimor shpresojnë në gjentjen e ndonjë gjurme gishti, e vlefshme për krahasim. Gjitashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe automjeti tip “Passat” ku udhëtonin dy viktimat dhe i plagosuri “Çipuri”, i cili për shkak të plumbave kishte marrë dëmtime të shumta. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe tre telefona me mbishkrimin BQ dhe një telefon tjetër që i përkasin të dëmtuarve.

Kontrolle në kompleksin “Oslo”, pyetja e dëshmitarëve

Një seri vrasjesh, kanë nxehur gjakrat e bandave rivale të 1997, të cilat tashmë janë aktivizur fuqishëm duke kryer krime shumë të sofistikuara dhe policisë së Vlorës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbledhëkufomat dhe gozhojat në rrugë.Këto grupe kriminale janë fuqizuar ndjeshëm për shkak edhe të potencialit finaciar që gëzojnë, duke arritur të nxjerin nga burgu kontigjentë të rrezikshëm kriminalë, të cilët vihen në shërbim të bandave dhe kryejnë vrasje pa mëshirë. Për të hedhur dritë mbi masakrën e dyfishtë të 17 shkurtit 2019 ku mbetën të vrarë,Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho dhe u synua të vritej Armando Sulejmani, prokuroria e Vlorës ka urdhëruar kontrolle në banesat e dy personave jo pak të njohur në botën e krimit në Vlorë, të cilët sipas policisë së Vlorës mendohet se kanë konflikte me “Çipurin”.

Shtëpia e Nadir Ferko në Vlorë i njohur ndryshme si “Dirushi” është kontrolluar imtësisht, por hetimi nuk ka sjellë asnjë rezultat. Ai ndodhej në banesë në momentin ku ndodhi ngjarja. Një tjetër banesë që është kontrolluar imtësisht është dhe ajo e shtetasit Ervis Matodashi, në komleksin “Oslo” në Vlorë, i cili ndodhej në shtëpi, ku ka ndodhur ngjarja. Gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm ndërkohë të dy janë shoqëruar dhe pyetur gjatë në policinë e Vlorës për këtë ngjarje. Në vazhdën e hetimeve janë sekuestruar pamjet filmike në kompleksin “Oslo” dhe filmime të disa rrugëve ku janë larguar autorët me makinë.

Zbulohet pronesia e automjetit, i vjedhur dhe i denoncuar në polici në 2016-ën

Hetimi i kasaj ngjarje rëndë ka sjellë verifikimin me imtësi të çdo prove materiale të sekuestruar. Që në orët e para pas atentatit të rëndë, policia e Vlorës mundi të zbulojë mënyrën e kryerjes së këtij krimi, por jo të gjejë autorët që qëlluan mbi dy viktimat dhe Armando Sulejmanin. Automjeti tip “Benz-Mercedes” që është gjendur i djegur në rrugën “Çahire” në vendin e quajtur “Liqeni 2” rezulton të jetë vjedhur në Tiranë. Burime pranë policisë së Tiranës thanë se pronari e kishte denoncuar vjedhjen e makinës në policinë e kryeqytetit, e cila nga ana e saj në datën 20 dhjetor 2016, ka bërë shpalljen në kërkim të mjetit tip Benz-Mercedez, i cili tre vite pasi është vjedhur, u përdor në një atentat kundër Armando Sulejmanit. ”Shqiptarja.com” mëson se për të shmangur çdo dyshim, autorët e atentatit kanë arritur të maskojnë benzin e vjedhur me targa të vjedhura, targa këto që i përkisnin një automjeti tip “Hynday” në Fier dhe që përdoret si makinë mësimore e nje autoshkolle. Në 4 dhjetor 2018 këto targa janë shpallur si të vjedhura nga policia e Fierit, pasi pronari i autoshkollës ka bërë kallëzimin penale. Menjehere pas identifikimit te pronesise se automjetit, ka reaguar edhe pronari i saj. Ai ka mohuar kategorikisht te kete lidhje me ngjarjen kriminale. Madje, thote se vazhdimisht ka instistuar ne polici per gjetjen e automjetit te tij, por ende nuk kishte marre nje pergjigje nga autoritetet. 

Dy viktimat “shoshë” nga plumbat

Ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën ditën e diel, solli dy viktima të pafajshme, ndërkohë objektivi i këtij atentati Armando Sulejmani mbeti i plagosur lehtë me dy plumba. Kyështë atentati i dytë brenda dy viteve që Sulejmani i shpëton në Vlorë. Sulejmani ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”, ka marë vetëm dy plumba, një në dorë një në këmbë. Kjo pasi dyshohet se dy viktimat Arjan Hasani dhe kunati i Sulejmanit,Orest Rexho,kanë shërbyer si mburojë për të.Kjo pasi nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se Resti  Rexho,ka marrë në trup 19 plumba, ndërsa 14 plumba automatiku ka marrë në trup viktima tjetër Arjan Hasani.Për shkak të rripit të makinës, ky i fundit ka mbetur pa lëvizuar fare, ndërkohë Orest Rexho, ka mundur të dalë nga makina dhe të ndërrojë jetë vetëm disa metra më larg.Sipasburimeve,Sulejmani prej kohësh qëndronte i fshehur dhe bënte një jetë mes Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Ai lëvizte gjithmonë i armatosur dhe shpesh herë përdorte kunatin e tij Resti Rexho, si taksist duke e transportuar nga njëra bazë në tjetrën.Rexho për policinë kriminale në Vlorë njihet si person qëështë marë me shitjen e drogës, por jo i implikuar në vrasje. Ndërsa Hasanaj nuk ka qënë ndonjëherë i implikuar në veprimtari kriminale.

Kush është “Çipuri”, ushtari i Gaxhait që u kthye tmerri i Vlorës

Armando Sulejmani ose siç njihet ndryshme me nofkën “Çipuri” së bashku me Sokol Sinomatin që njihet me nofkën “Buzderi”, kanë qënë pjesë e bandës në Gazmend Brakës allias “Gaxhai” në Vlorë. Nëmars të vitit 1997 si pasojë e disa zhvillimeve shoqërore e politike në qytetin e Vlorës janë hapur depot e ushtrisë dhe armët u morën nga civilët. Kështu, kur rendi dhe siguria publike nuk ekzistonin më, në qytet filluan të krijohen grupimet e para të personave të armatosur. Si pasojë edhe e hapjes së burgjeve në Shqipëri persona me precedent penal u lanë të lirë dhe filluan që të organizoheshin në grupe të vogla kriminale që më pas nga fundi i muajit Mars 1997 në Vlorë u grupuan në banda të armatosura dhe filluan të kenë ndikimin e tyre kryesisht në “mbrojtjen” e lagjeve apo të zonave ku ata kryesisht banonin, duke krijuar kështu zonat e influencës se tyre.Në qytetin e Vlorës në atë kohë, filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Më konkretisht grupi i “Xhelitajve” në lagjen “Çentrale”,grupi i Zanit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”.

Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”,Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami)si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.Por kohët evoluan dhe disa nga këta emra mbetën burgjeve disa të tjerë mundën të dalin prej tyre, dhe të marrin situatën nën kontroll. “Çipuri” është gjykuar dhe tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ku prokurori Eugen Beçi në atë periudhë ka kërkuar burg përjetë për Armando Sulejmaninm kërkesë e cila është miratuar nga dy shkallët e gjyqësorit Por në shkurt 2014 gjyqtarët e gjykatës së Lartë, me relator Edmond Islamaj,vendosën që Sulejmani dhe Sinomati të mos dënohet me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënohet përfundimisht me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, duke u dënur përfundimisht me 16 vite burgim.Ky vendim solli lirimin e tyre nga qelia,edhe pse ishin të akuzuar dhe dënuar për një tjetër vrasje të kryer në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vdekur mbeti Elton Tato.Sokol Sinomati ose “Buzderi” sipas policisë së Vlorës jeton në Belgjikë ku meret me aktivitet të paligjshëm, ndërsa në Shqipëri qëndron shoku i tij Armando Sulejmani, i cili kohët e fundit është dyshuar për disa atentate me vrasje në Durrës dhe Vlorë, por policia dhe prokuroria asnjëherë skanë patur fatin ta “mbërthejnë” me prova.

Vrasja e Elton Tato e dënimi me 2 vite burg

Sistemi i Drejtësisë me vendimet e marra hapur të paligjshme ka favorizuar ndjeshëm eksponentët kriminale në Vlorë,duke sjellë riaktivizimin e aktiviteteve kriminale, me pasoja deri në vdekje. Dy personat Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati janë favorizuar ndjeshëm nga sistemi i drejtësisë, gjatë gjykimit në vrasjen e shtetasit Elton Tato në Vlorë.Çështja ndaj “Çipurit” dhe “Buzderit”është zvaritur pa fund duke u rigjykuar disa herë.Për këtë vrasje Armando Sulejmani është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” ndërsa Sinomati me 20 vite burgim. Sipas dosjes së prokurorisë vrasja e Elton Tato është kryer në26 qershor 2002, rreth orës 15:00, në afërsi të ish-lokal “Zyrih”-ut,në lagjen “Skelë” të qytetit të Vlorës,ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Tato.Ditën e ngjarjes është realizuar edhe këqyrja e një kanali të shkarkimit të ujërave të zeza që kalon përmes lagjes “Pavarësia” dhe derdhet në vendin e quajtur “Aulona” ku është gjetur dhe marrë me cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik kallashnikov me qytë të prerë.Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati për shkak të një konflikti të mëparshëm me Elton Tato dhe Robert Boraku, u ka lindur mendimi kriminal për vrasjen e tyre.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pus mezin: 21/02/2019 22:04

    Po shpetim muka ka me njerez kushurinj nipce apo u shuajten te gjith??

    Përgjigju
    • Spain: 04/03/2023 01:11

      I

  • Vlorë ndriti fati të zbriti muti nga fshati: 21/02/2019 20:42

    Ooo Sa jan shtuar kuriozët këtu.. Po lërini o njerëz se i dinë vet hallet e tyre ata me kë i kanë. MË vjen keq vetëm për ata që e hanë kot.

    Përgjigju
  • Ancona c: 21/02/2019 17:49

    Po atij Init kush ia vuri bomben ne makine?

    Përgjigju
    • bjk: 21/02/2019 23:24

      jo o soji ata jan shok ca po thua

    • soji: 21/02/2019 22:01

      Nuk meret vesh sali berisha thot njer si mbas ati dixhitalit qe ja vuri coke qorri dmth ervis matodashaj

  • fieri: 21/02/2019 15:16

    Po ai qe goditi xhaxhain e ben qimes njifet nai cik?? Ne vlore

    Përgjigju
    • enri: 22/02/2019 01:38

      o fieri po e njofin tgjith renaton o vlla .. asnje nuk e d pervec disa camve te vet. ne fier tgjith kan respekt per ben qimen .. renato ka qen killer i shikut ....

    • koko: 21/02/2019 16:25

      kush e goditi ?

  • Kurioz: 21/02/2019 14:34

    Keta te vlores mos kan lidhje me ate vrasjen ne Fier ne 2016 ??????

    Përgjigju
  • tili i nesies: 21/02/2019 14:18

    centralja ska qen asnjher as e xhelitajvs as e ndonj tjteri... ka patur plot cuna bobe qe punonin dhe as i ngacmonte njeei dhe as ngacmonin

    Përgjigju
  • Sikur te dija do thoja: 21/02/2019 13:37

    A.sulejmani (Cipuri) qelloj F.Llanaj ne 2017.A.Xhaferraj kishte ardh nga Belgjika ku rin S.Sinomati(qe u denua 2 vjet per vrasje) per te pare levizjet e E. Harizajt(mes vrasjeve te se cilit eshte dhe ajo e gjykatesit S.Konomi) dhe per te organizuar ta hiqte qafe. E.Harizaj zhduku A.Xhaferrajn se e dinte kush kishte qelluar mbi Llanajn, e pikasi qe e ndiqnin thote i penduari ne Fier.Çipuri vret Harizajn ne Durres. Çipuri plagos Mehmetaj ne Vlore. N.Ferko dhe E.Metodashaj qellojn mbi Çipurin. Kjo nuk eshte loje siç thote dikush dhe kta nuk jan heronj (qe gjaku s u shuhet apo qe bëmat do tua kendojne ne kenge). Kta jan kriminel te cilet sistemi i drejtesise i la te lire kundrejt pageses se rradhes. Pasojat jane ato qe shofim (Vora, Shkodra apo Elbasani) jane bere Palermo e qemotit. Te gjith kta jan liruar pasi jan arestuar/denuar per vrasje, dhe pse me karakter te theksuar kriminal/anti shoqeror. Nuk jan vlonjatet kriminel,shkodranet dhe elbasanllijte jan njerez me kulture me te cilet ke qef te pish nje kafe e te besh muhabet. Eshte deshtimi i shtetit ne fushen e drejtesise dhe te policise sikurse ishte deshtimi shtetit ne fushen e ushtrise dhe rendit ne 1997 qe hapi depot dhe plage te pasherushme per ne shqiptaret. Ktu nuk fiton askush. Shpresoj shteti te mos dergoj Renean si ne Shkoder me karroatrec(u moren me sekuestrim makinash)

    Përgjigju
    • Cipi: 21/02/2019 21:58

      Nuk ma mer mendja qe cipuri te ket vrar faqedjegurin se besoj mund ta ken vrar na brenda po jo cipuri edhe mbase po ka njerez se kshu esht trim dihet dhe çamet jan trima kur u bie halli

  • endri: 21/02/2019 12:40

    gjaku edison harizaj nuk do shuhet. per at vrasje te pabes qe i bon. e nxorren ne prit

    Përgjigju
    • Vlora vlora: 22/02/2019 19:57

      Edisoni e kerkoj vet vdekjen nuk e nxori njeri ne prit dhe as e hengri njeri ne bese kishte 10 dit qe bridhte tiranes e durrsit pa makine te blinduar....e mori vet veten ne qafe

    • endri: 21/02/2019 14:30

      o festa menyren si e vran edisonin tregon qe e pren ne bes te tijet se ndryshe skishin shans ta vrisnin .. madje nje shok nga vlora kur po rrija me te me thoshte qe un nuk e besoj qe e kan vrare edisonin sepse ishte e pamundur

    • mili: 21/02/2019 14:15

      o festa ke shok ka vrar o aman

    • Festa: 21/02/2019 13:33

      Dua ti pergjigjem keti komentuesit qe thot gjaku edison harizajt nuk laet kur se è hengren pa bes. Po ky qe shkruan kete koment e ka me te degjuar emrin e edisonit se nuk è nje fare Ku kishte me te pabes nga edison faqedjeguri qe vrau shokun e tij kshu qe mos flisnim kot pa e njojtur

    • Kurioz dermenas: 21/02/2019 13:07

      Kush e ka vra faqedjegurin? Ca ka pas rivale në Vlorë ai? A ka njerëz harizaj që ti marrin hakun apo nk ka më njeri nga mbrapa?

  • Koli: 21/02/2019 09:36

    E kush fiton

    Përgjigju
    • Edi: 21/02/2019 13:10

      Po ku ka te fituar kjo pune,vlora nuk ka patur ndonjehere te pare. Ose ne varr ose ne burg,shteti mbledh viktimat. Ama kush ka ndenjur jashte vlore ka shpetuar,me tur shehu,sokol rame,vlora do haj koka dite pas dite..

    • mico: 21/02/2019 10:29

      hahah t gjith do marin t kuq

  • soji: 21/02/2019 08:37

    Sa po ka filluar loja

    Përgjigju
    • lloji: 21/02/2019 12:11

      Loja ka vite qe ka filluar

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës