Ekskluzive/ Zbulohen 90 linqe në mbështetje të Xhihadit në Shqipëri, bllokohen nga Anti-Terrori

TIRANË- Faqe me përmbajtje terroriste, site apo platforma të tjera komunikimi janë vënë në shënjestër të operacionit që Europol nisi këto ditë në Ballkanin Perendimor. 

Report TV mëson ekskluzivisht se u bllokuan 90 linqe shqiptare që prej kohësh ishin në monitorimin e njësisë anti terror pasi nëpërmjet lajmeve, videove apo mësimeve nxisnin dhunë.

I gjithë materiali i prodhuar dyshohet se vinte nga organizata terroriste e Al Kaedës e ashtuquajtur shteti islamik dhe që më pas transkriptohej në gjuhën e vendit ku publikohej.

Krahas Shqipërisë, operacioni përfshiu vende si Bosnja  Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Deri tani janë bllokuar 346 portale dhe 27 platformave elektronike që mbështesin xhihadin. 

Ende nuk ka emra të faqeve dhe siteve të bllokuara, por Europol pritet të bëjë publike rezultatet e operacionit në ditët në vijim. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perlati: 08/10/2020 19:50

    Bukur! Sikur te vinin ca gjoba te parkimi i dyfishte te premteve Rruga e Kavajes, do ishte akoma me mire.

    Përgjigju
  • Nardi: 08/10/2020 17:16

    Me siguri nje nga keto faqe interneti dhe kanal ne youtube konkretisht eshte "the osmanlit" nje kanal plehre dhe funderrine ku informohen INTELEKTUALET shqipfoles te Shqiperise Maqedonise dhe Kosoves dhe percjellin vrer dhe percarje fetare ndaj Shqipetareve te vertete. Rruget i kane te hapura keta njerez me probleme serioze mendore, te shkojne aty ku i duan, pra ne turko-arabi, nuk do ankohet njeri perse u larguan, na bejne vetem nder.

    Përgjigju
    • Agjenti: 08/10/2020 20:24

      O Loni ekziston qe cke me te.

    • Loni: 08/10/2020 18:36

      Egziston antiterrori!? Hahahahah pune e paqme me virtualitet...urime!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj