Ekskluzive/ Zbulohet mozaiku i një pishine të lashtë nën rrënojat e ish-gjimnazit Gjergj Kastrioti! (FOTO-VIDEO)

DURRES Nëntoka e Durrësit nuk resht së surprizuari dhe vetë arkeologët të cilët së fundmi kanë zbuluar mozaikun e radhës i cili mendohet të jetë i shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Nën themelet e ish-gjimnazit Gjergj Kastrioti, fshihet një minierë e tërë arkeologjike e cila kudo që gërmohet nxjerr monedha, amfora, struktura luksoze dhe së fundmi në pak metra, mozaikun e dytë.

Pavarësisht se çfarë është zbuluar vetëm në këto 10 ditë gërmime, Perzhita shpjegon për "Report TV" se kemi të bëjmë vetëm me katin e dytë të një vile luksoze multifunksionale disa shekullore.

Javët në vijim pritet që punimet të shtrihen në pika të tjera të sipërfaqes prej 1200 metra matrorë, duke thelluar kërkimet edhe më tej, për të zbuluar të plotë mazaikun e zbuluar disa muaj më parë në këtë sipërfaqe dhe për të nxjerrë amforat dhe strukturat e tjera të mbuluara ndër shekuj.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 09/05/2024 17:23

    ruajeni te paprekur,,turistet keto duan te shohin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë